• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vrasës (m)burracak!

by Ardit Rada
11/12/2020 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha u lavdërua dje për vrasjet e 21 janarit, në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, dhe i paskësh ngelur merak se si nuk kishte vrarë dot Edi Ramën më 22 janar.

Këtu duhet të ndalemi pak më gjatë, përse ky njeri shpik vrasjen e mundshme të Edi Ramës.

E ka thënë disa herë këtë legjendën që ai do vriste Edi Ramën me snajper, më 22 Janar, por me siguri e ka, ngaqë e ka zënë gjaku dhe nuk mban mend çfarë ka bërë.

Edi Rama nuk ka bërë miting më 22 janar. Më 22 janar Edi Rama ka varrosur katër viktimat e Sali Berishës nga Gjirokastra në Lezhë, dhe ka qarë bashkë me familjarët e tyre dhe fëmijët që ua la jetimë Sali Berisha.

Atë mbasdite Sali Berisha mblodhi Parlamentin. Që t’ia kujtoj më mire, është dita kur Ilir Meta mbajti atë fjalimin e zjarrtë, ku i quajti të sapo varrosurit nën dhe, “kokëpalarë”.

Pra nuk ka pas ndonjë ngjarje me Edi Ramën më 22 janar, pavarësisht se ai gjen gjithmonë një mënyrë për të treguar ndryshe historinë.

E vërteta është se Sali Berisha ishte i tmerruar nga përsëritja e protestës ndaj dhe vrau si burracak kur ajo mbaroi. Por diferenca mes burracakut dhe mburracakut është e madhe dhe në këtë mes ka katër të vrarë.

Protesta e dytë e opozitës në shenjë homazhi ka qenë më 28 janar, dhe nuk është bërë për të protestuar për Sali Berishën, por për të vendosur lule në Bulevard, aty ku ai vrau.

Ai natyrisht u tmerrua dhe nuk la diplomat Perëndimor pa kapur, që të mos dilnin më në Bulevard, por nuk e pyeti njeri. Madje këtu ai ka keqpërdorur dhe deklaratën e ambasadorit Arvizu.

Ishin pikërisht negociatat me ambasadorin Arvizu, që Edi Rama nuk i përfilli, por bëri homazhet më 28 janar, ajo që detyroi ambasadorin të vlerësonte Berishën si “burrë shteti”, që donte paqe me Ramën, por që Edi Rama nuk i përfilli kërkesat për të mos dalë në rrugë.

Këtë deklaratë, Berisha ja keqpërdori ambasadorit Arvizu dhe vazhdon ta paraqesë si lavdërim nga SHBA, që ai vrau katër vetë. Kjo e futi dhe në konflikt final me ish- ambasadorin amerikan.

Por meqë jemi tek Saliu i versionit mburracak, ajo që ai thotë se kisha gati 5 snajpera për të vrarë liderin e opozitës, është rasti të shërbejë për hetim ndaj tij. Një kryeministër që ka në dispozicion vrasës, është një kryeministër që duhet të kalbet në burg.

Të merret komandanti i Gardës i asaj kohe dhe ministri i Brendshëm dhe të tregojnë se me çfarë tagëri i paskan vënë në dispozicion pesë snajpera për të vrarë kundërshtarin, Sali Berishës.

Nëse ata nuk e pranojnë, atëhere duhet të hetohet si njeri që mbante vrasës me pagesë për të eleminuar opozitën (zakonisht përdorte shokët e Zenit dhe shoferin e gruas).

Por ndonjëherë njeriu duhet dënuar jo vetëm për krimet e tij, por dhe për gënjeshtrat me të cilat do të mbulojë krimin e tij.

Arsyeja përse ai e thotë këtë, është pak më e thellë. Ai e di që nuk ka amnisti që ja fal vrasjet e 21 janarit. Ai mund të shpëtojë nga ky sistem i korruptuar drejtësie, mund të shpëtojë dhe nga manovra politike, apo vonesat nga drejtësia e re, mund të shpëtojë dhe nga vdekja natyrale, por ai do të dënohet si vrasës për atë që ka bërë.

Për ta bërë legjitime vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur, ai shpik këtë vrasjen e dytë të Edi Ramës, për të treguar që ai ka pasur tagër ligjor të vriste kë të donte.

Edi Rama nuk ka negociuar pas 21 janarit jetën me Sali Berishën. Nuk i është dashur ta bëjë këtë. Sali Berisha ishte i vdekuri real pas 21 janarit, ishte kufoma e pavarrosur e politikës së vjetër shqiptare.

Ai u detyrua të shpikë një puç shteti që të negocionte lirinë e tij nga sistemi i trembur i drejtësisë. I ka qëndruar përballë vetëm Ina Rama dhe akoma vazhdon e mallkon dhe sot e kësaj dite, duke e përndjekur bashkë me Ilir Metën.

Njeriu që realisht kishte mbushur brekët më 21 janar e më pas, është Sali Berisha.

Ai krim e ka kërrusur dhe e ka bërë si pikëpyetje tani në moshën ende larg pleqërisë së thellë.

Ai krim e ka bërë të flasë me vete në hapësirën mes vilës së tij dhe vilës së Ilir Metës në Lalëz.

Ai krim e ka bërë të përgjojë orë e çast si mund ti vërë zjarrin këtij vendi, që të shpëtojë ai.

Ai krim e  ka bërë që të kërkojë me çdo kusht vdekje nga protestat, vdekja nga policia, vdekja nga aksidentet, vdekje nga pandemia, vdekje nga tërmetet, me qëllim që të mos negelet vrasësi i vetëm në këtë vend.

Por për fatin e tij të zi është vrasësi i vetëm.

Sali Berisha nuk shkoi dot në shtëpitë e të vrarëve më 21 janar. U dërgoi shoferin e gruas me lekë në dorë dhe pastaj i linçoi me gjyqe, pse nuk e pranuan.

Edi Rama shkoi me përulësi dhe dhimbje, siç duhet të shkonte tek një familje e fisme, që paaftësia dhe marrëzia e një polici, i bëri gjëmën. Por shkoi se nuk kishte lidhje me gjakun e derdhur.

Sali Berisha vrau dhe u mburr me vrasjet, ndaj nuk mund të shkonte.

Sali Berisha jo vetëm që nuk e shkarkoi ministrin e Brendshëm që ishte përgjegjës për vrasjet, por katër muaj më pas e kandidoi për Tiranën dhe vodhi votat që t’i jepte pushtet dhe imunitet. Më pas shkatërroi garën në PD, ta bënte kryetar, që të kishte imunitet.

Sot e ka kandidat për kryeministër me urë në dorë e maskë në fytyrë. Aleksandër Lleshaj pa asnjë pikë faji dhe përgjegjësie ligjore, përveçse përgjegjësisë morale, dha dorëheqje.

Kjo e bën mburrackun Sali, një burracak të përmjerrë, një plak të ndyrë, që për të shpëtuar kokën e vet dhe pasardhësit e tij nga drejtësia, kërkon t’i vërë flakën Shqipërisë.

Kush përpiqet të rrojë përmes shpatës, nga shpata do  vritet thotë një fjalë e urtë. Dhe kjo vlen dhe për flakën Sali. Qoftë dhe atë të ferrit./a.p

Next Post
Nacionalizmi i vonuar dhe retorika e asgjësë

Analisti: Sandër Lleshaj një nga ministrat më të mirë që kemi pasur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

June 9, 2026
Horror në SHBA! Babai vret 2 djemtë e tij binjakë 10-vjeçarë dhe më pas kryen vetëvrasje

Horror në SHBA! Babai vret 2 djemtë e tij binjakë 10-vjeçarë dhe më pas kryen vetëvrasje

June 9, 2026
“Shumica në shesh janë demokratë” Kalaja: PD-ja të mos kompleksohet, të dalë në protestë

“Shumica në shesh janë demokratë” Kalaja: PD-ja të mos kompleksohet, të dalë në protestë

June 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Lugët e florinjta të resorteve luksoze

June 9, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

June 9, 2026
DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

June 9, 2026
Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

June 9, 2026
Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

Sondazhi: Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet mbahen sot, PS forcë e parë me 47.8 përqind, PD nën 23 përqind

June 8, 2026
“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

“45.2 përqind e shqiptarëve protestuan kundër gjithë klasës politike”, ja detajet nga sondazhi

June 8, 2026
Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

Zvërneci/ Sondazhi: Shqiptarët rendisin ndikimet e huaja pas protestave, Irani dhe Greqia në krye

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In