• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vjetori i sulmit mbi “Capitol Hill” ose dyert e mbyllura të selisë së PD-së!

by A R
06/01/2022 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Besi Bekteshi

Në një parakalim për të provuar dyert e selisë së tyre, Noka dhe një nga ish komunistët e fundit në përfaqësim kuvendor sigurisht mbas Berishës ose zoti Shehu nuk mundën të futen brenda sepse ato ishin të mbyllura! Padyshim që ata janë deputetë të PD-së dhe dyert sëpaku për to duhet të ishin hapur…por..?! Por sigurisht ju duhet dera e mbyllur për të bërë propogandën e “Shtëpisë së Lirisë” që sipas tyre është ish ndërtesa e ushtrisë së diktaturës! Doli Bardhi më vonë dhe tha se “po bëhen punime” dhe lajm i mirë është se vjen një grup që nuk shoqërohej me dhunues dyersh! Pra bënë dhe propagandën dhe ikën grupi i Berishës. Ikën, duke premtuar se me datën 8 janar do të kthehet në shtëpi lirie – SHQUP-i.

Përpara një viti në fakt, një pjesë e “konservatorëve” lumpen proletariat, por dhe folklorikë amerikanë, sulmuan dhe hynë me dhunë në “Capitol Hill” ose kongresin amerikan. Nuk kishte ndodhur kurrë por gati gati Amerika po “imitonte Sali Berishën” që sulmonte kuvendin për arsye sipas tij të demokracisë! Në atë ditë të 6 janarit përpara një viti ( Flamur Noka të provonte dyert e mbyllura të selisë së PD-së mbas një viti) në Washington DC përkrahësit e Trump thyenin dyert e Capitol Hill! Realisht sulmi ishte barbar dhe si policia dhe ruajtësit e ndërtesës u kapën në befasi, sepse nuk jua merrte mendja një barbarizëm të tillë të ngjashëm me një vend të vogël diku larg në Europë që quhet “SaliBeristan”! Sigurisht që nuk quhet kështu, por sa herë është djegur Kryeministria apo sulmuar dhe përdhosur Kuvendi, Shqipëria është një “SaliBeristan”!

Gjatë sulmit të barbarëve periferikë, “country” dhe me veshur me figura kafshësh u përdhos Kongresi Amerikan, sepse aty u lejuan si me pakujdesi dhe pa dashje të hynin dhunuesit. Në një artikull të CNN nga Daniel dale dhe marshall Cohen thuhet se: Kryengritja e Kapitolit u bazua në një gënjeshtër për zgjedhjet e vitit 2020. Dhe për një vit të tërë, vetë kryengritja është gënjyer. Sulmi i dhunshëm i mbështetësve të Donald Trump në Kapitol ka qenë objekt i një fushate pandershmërie që filloi në mes të mjegullës së 6 janarit dhe u përshkallëzua edhe kur faktet u bënë më të qarta. Trump, disa figura mediatike të krahut të djathtë dhe disa anëtarë republikanë të Kongresit kanë bërë një përpjekje të vazhdueshme për të rishkruar historinë e asaj dite vdekjeprurëse. Ata kanë pretenduar në mënyrë të rreme se të gjithë protestuesit ishin të paarmatosur. Ata kanë pretenduar në mënyrë të rreme se njerëzit në Kapitol thjesht mbajtën një “protestë” kundër një zgjedhjeje që ata pretenduan rrejshëm se ishin mashtruese.

Ata kanë pretenduar në mënyrë të rreme, se rebelët u mirëpritën në Kapitol nga oficerët e policisë. Ata kanë pretenduar në mënyrë të rreme se trazirat janë orkestruar nga grupet e krahut të majtë ose FBI. Dhe ata kanë pretenduar se në mënyrë të rreme rebelët e padhunshëm po burgosen si “të burgosur politikë”. Këtu më janë një seri faktesh i pesë prej gënjeshtrave më të qëndrueshme rreth 6 janarit. E pastaj artikulli vazhdon me faktet e rrejshme të “konservatorëve” që orkestruan sulmin në imitim të “SaliBeristanit” dhe pse nuk e dinin se ku bie në hartë ky vend! Të gjitha pamë paqen që sollën “konservatorët tip Saliberistan” në Washington DC! Po kur faktet e mos pases kujders deri në Kryeqytetin e USA bënë një figurë të tillë të shëmtuar si dreqin mund të dilet me konkluzione “lirie” në një kryeqytet që ka parë skena të tilla prej tridhjet vitesh në mënyrë të pa përfunduar!?

Ultimatumet e daljes jashtë ndërtesës për Bsshën kanë pastaj dhe skenat e tilla dhe te ne ka shembuj të shumtë se si dhunohen institucione pa përdorur ligjin dhe me vendime unilaterale masive dhe me “furor di popolo” që demagogët “SaliBeristanit” përdorin kur duan të marrin me dhunë pushtet. Minimumi është që tipa të tillë të gjejnë derën mbyllur! Pastaj sigurisht “detyra” e tyre është ti shqyejnë dyert, të hedhin “Molotova” dhe si ata jashtë dhe ai brenda i njohin këto mënyra proteste dhe veprimi “revolucionar” dhe kryengritës. Shfaqen (show) që po jep PD-ja e Berishës përballë asaj të Bashës, e ka tashmë në “analet” e historisë dhe e gjithë politika botërore! Kemi të bëjmë me Shqipërinë që thotë “jam e djathtë” dhe në fakt ka një majtizëm revolucionar kryegritës në mënyrë tragjike. Në një sens pa pjekurie dhe aspak demokracie. Një sens të humbur lirie në demokraci. Sens mos zbatim ligji dhe shëmtie dhune me sasi njerzish nga pas.

Kjo tashmë është PD-ja që “rriti” Sali Berisha! Ne do të shikojmë “gallatën” e 8 dhjetorit sigurisht por një diçka është e sigurt! Si ata jashtë dyerve dhe ata brenda dyerve, e kanë të vështirë, shumë të vështirë të besohen jo nga Amerika dhe nga perëndimi, por nga populli i tyre. Sidomos ata jashtë dyerve. Por padyshim që kanë kohë për tu tallur me lojrat e tyre të luftës me njëri tjetrin. Tani besoj plotësisht se ka diçka që e di mirë Rama dhe që është viti 2029-të! Me sa duket e kanë sqaruar se vetëm mbas këtyre viteve, ndoshta ka mundësi krijimi i një force politike që nuk lufton me veten në Shqipëri dhe që do të përballë Rilindjen e Ramës dhe pas tyre PS-në!

Next Post
Falsifikonte testet e COVID me “vulën” e një klinike/ Në pranga pronarja e agjencisë së udhëtimit në Durrës

Falsifikonte testet e COVID me “vulën” e një klinike/ Në pranga pronarja e agjencisë së udhëtimit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

November 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

“Java nis me reshje, më pas diell dhe ftohtë”, meteorologia: Ja kur temperaturat do të ulen nën zero

November 2, 2026
Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

November 2, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

November 2, 2026
Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

November 2, 2026
Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

November 2, 2026
Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

November 2, 2026
Reshje shiu dhe dëbore, çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme?

Moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

November 2, 2026
Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In