• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta mesazh Papa Françeskut

by Java News
04/09/2017 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Atit të Shenjtë, Papa Françeskut me rastin e 1-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në mesazh, Meta shpreh falënderimin për lartësimin e simbolit më domethënës shpirtëror të kombit por edhe për vëmendjen që Papa Francesku ka treguar për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Meta thotë se shenjtërimi i Nënë Terezës, emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal dhe lumturimi i 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare i kanë bërë shqiptarët krenarë.

MESAZHI I PLOTË
“Shenjtëria Juaj,
Me rastin e njëvjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë t’ju shpreh mirënjohjen e sinqertë, në emër të popullit shqiptar, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit tonë.

Duke përfituar nga rasti, më lejoni të riktheksoj falënderimet e thella për vëmendjen Tuaj të pandërprerë që u keni kushtuar dhe vazhdoni të tregoni për marrëdhëniet historike e tradicionale si dhe lidhjet e rralla të Selisë së Shenjtë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shpallja e Nënë Terezës nga ana Juaj si Shenjtore gjatë ceremonisë madhështore në Vatikan, emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal dhe lumturimi i 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare shënuan disa nga ngjarjet më mbresëlënëse për besimtarët katolikë dhe mbarë kombin shqiptar gjatë vitit të kaluar, duke ilustruar më së miri vëmendjen dhe lidhjen tuaj të veçantë me vendin e shqiponjave.

Ju siguroj Ati i Shenjtë se këto ngjarje historike, sidomos shenjtërimi i Nënës sonë të përbashkët, Shenjtores Tereza të Kalkutës, i gëzuan pamasë shqiptarët anembanë botës, duke i bërë ata më krenarë se kurrë, si dhe duke farkëtuar akoma edhe më tepër lidhjet institucionale dhe shpirtërore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Duke ju uruar jetë të gjatë dhe shëndet, ju lutem, pranoni Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë! Sinqerisht, Ilir Meta”

 

 

 

Next Post
FOTOT / ‘Unaza e Madhe’ e kryeqytetit është gati! Ja kur do të hapet

FOTOT / 'Unaza e Madhe' e kryeqytetit është gati! Ja kur do të hapet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com