• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Një vizitë e veçantë në Kryepiskopatën e Hirshme’

by A R
19/02/2024 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Prof. Dr. Anastasi priti ditën e Shtunë  datën 18 Shkurt 2024 në ambientet e Kryepiskopatës së Hirshme në Tiranë, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame Shkëlqesinë e tij, z. Muhamed Bin Abdulkerim el-Isa dhe delegacionin që e shoqëronin.

Z. Abdulkerim el-Isa është një ndër personalitetet më të rëndësishme të botës që njihet për kontributin e tij të drejtëpërdrejtë në dialogun ndërfetar mes popujve të botës.

Liga është një organizatë ndërkombëtare, me një angazhim të fortë në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm në botën myslimane. Ajo promovon një vizion të hapur dhe të moderuar të islamit, duke theksuar tolerancën, dialogun dhe respektin ndaj diversitetit fetar dhe kulturor.

Delegacionin e shoqëronte edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Hirësia e Tij z. Bujar Spahiu.

Një vizitë e veçantë në Kryepiskopatën e Hirshme

Gjatë takimit në një atmosferë vëllazërore në zyrën e Kryepiskopit Anastas ku të pranishëm ishin edhe Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Amantias Hirësi Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit Hirësi Asti, shkëmbyen biseda të përzemërta dhe pikëpamje për disa çështje në arenën ndërkombëtare, veçanërisht çështjet që lidhen me vlerat e përbashkëta dhe ndërtimin e urave midis qytetërimeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame vlerësoi gjithashtu kontributin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në promovimin dhe kultivimin e harmonisë, dhe tolerancës fetare në vend duke e shndërruar Shqipërinë në një model të shkëlqyer në botë, të bashkëjetesës harmonike midis feve të ndryshme.

Një vizitë e veçantë në Kryepiskopatën e Hirshme

Kryepiskopi Anastas fillimisht vlerësoi bashkëpunimin vëllazëror me kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Hirësinë e Tij z. Bujar Spahiu si edhe me drejtuesit e tjerë  fetarë në vend dhe më pas theksoi se: “Në kohët e sotme shoqëria ka shumë njuhuri dhe shumë ide por ka një mungesë të dashurisë dhe respektit për të vërtetën. Edhe ne së bashku duhet që të themi se realiteti real në këtë univers është Perëndia dhe jo diçka tjetër. Unë besoj se kjo është një vlerë e përbashkët për ne në kohët e sotme dhe duhet ta theksojmë këtë.

Në botën Orthodhokse ekziston një marrëdhënie e vazhdueshme me vëllezërit tanë myslimanë dhe duhet të punojmë që të mos mbetemi thjesht në një miqësi sipërfaqësore por në një marrëdhënie të sinqertë dashurie dhe bashkëpunimi real. Sa më shumë i afrohemi Zotit aq më shumë afrohemi edhe me njëri – tjetrin dhe anasjelltas, sa më shumë afrohemi me njëri – tjetrin aq më shumë afrohemi me Perëndinë”.

Një vizitë e veçantë në Kryepiskopatën e Hirshme

Në fund të takimit u shkëmbyen edhe dhurata.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës islame Shkëlqesia e Tij, z. Muhamed Bin Abdulkerim el-Isa dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan edhe katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

/a.r

Next Post

Gjest urrejtje ndaj Shqipërisë, pse nuk bashkohet me Albinin, kundër perëndimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

November 7, 2026
Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

November 7, 2026
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In