• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një vit qeverisje, vetëm 4000 persona të punësuar

by Java News
09/12/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne sigurojmë që investimet në bujqësi brenda katër viteve të arrijnë në vlerë të 1 miliard e 200 milionëve dhe të punësojmë rreth 120 mijë në vit”, ka thënë Kryeministri Mustafa në qershor të vitit të kaluar.

Pavarësisht premtimeve elektorale të udhëheqësve të partive në pushtet për krijimin e mijëra vendeve të reja të punës, përqindja e papunësisë në Kosovë vazhdon të mbetet e njëjtë. Të dhënat e fundit të Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se shkalla e papunësisë në vend është mbi 35 për qind. Ndërsa numri i të punësuarve me ndërmjetësim sipas ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për periudhën janar-fillim dhjetori të këtij viti, është 3 mijë e 716 punonjës.

Me premtimet që jepte atëbotë kandidati për kryeministër i LDK-së Isa Mustafa, siguronte se LDK në qeverisje do të zbatojë të gjitha premtimet e saj për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës..

“Të gjitha ato që ne ua kemi premtuar qytetarëve tanë, edhe para premtimit të fushatës, edhe gjatë fushatës, janë premtime të cilat ne do t’i realizojmë. Do të ar rijmë që të punësohen njerëzit, do të punësohen të gjithë ata që hyjnë në tregun e punës gjatë një viti dhe të tjerët, do t’i përkrahim bizneset, do ta ulim varfërinë, do ta rrisim zhvillimin ekonomik”, ka thënë në qershor të 2014-tës, kreu i LDK-së, kryeministri aktual, Isa Mustafa.

Madje , Mustafa kishte premtuar deri në 120 mijë vende pune në sektorin e bujqësisë. “Ne sigurojmë që investimet në bujqësi brenda katër viteve të arrijnë në vlerë të 1 miliard e 200 milionëve dhe të punësojmë rreth 120 mijë në vit”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë që rezultatet tregojnë se në vitin e parë nuk është arritur kjo shifër.

Defrim Rifaj, drejtor i departamentit të Punës dhe Punësimit, në MPMS, tha se me ndërmjetësim të zyrës së punësimit që është në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale janë punësuar 3 mijë e 716 punonjës, ku nga kjo shifër kanë përfituar 1 mijë e 299 femra.

“Për këtë periudhë janë punësuar 3 mijë e 716 janë punësuar. Ka vende të lira të punës që janë të identifikuara 12 mijë e 474 në nivel të Kosovës. Ka problematika të ndryshme në këto biznese. Ka disa që hezitojnë të punojnë. Kemi prej tyre të pa kualifikuar ku në qendrat tona të punësimit i ofrojmë edhe aftësim profesional. Gjitha janë falas. Por thonë se unë nuk e punoj atë punë, e refuzojnë, realisht e refuzojnë punën ose është shfrytëzues i skemës sociale apo ndonjë skeme tjetër”, tha Rifaj. /Telegrafi/

Next Post

Antalia e shkretë, mungojnë rusët dhe miliona dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
Ish-komandanti i NATO-s kujton krimet e Millosheviçit në Kosovë, ja mesazhi i fortë pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Ish-komandanti i NATO-s kujton krimet e Millosheviçit në Kosovë, ja mesazhi i fortë pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

September 16, 2026
“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Presidenti i Federatës Gjermane “i shpall luftë” Infantinos: Është e rëndësishme që sistemi i tij të marrë fund

Presidenti i Federatës Gjermane “i shpall luftë” Infantinos: Është e rëndësishme që sistemi i tij të marrë fund

September 16, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

September 16, 2026
Droni rus i zbuluar në Detin Baltik, pranë brigjeve të Polonisë, mbante një kokë rakete dhe një detonator

Droni rus i zbuluar në Detin Baltik, pranë brigjeve të Polonisë, mbante një kokë rakete dhe një detonator

September 16, 2026
Avioni privat i miliarderit turk doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, arrestohen dy pilotët, ishin të dehur!

Avioni privat i miliarderit turk doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, arrestohen dy pilotët, ishin të dehur!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com