Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në mesazhin e saj në 1-vjetorin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, shpreh mbështetjen për “luftën e drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale”.
“Një vit pas sulmit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Shqipëria vijon të mbështesë fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale.
Me Rezolutën e Kuvendit, mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake si vend anëtar i NATO-s, pritjen e të shpërngulurve dhe kontributin si bashkëpenëmbajtëse me ShBA në KS të OKB dhe unifikimin e qëndrimeve me BE, jemi në krye të përpjekjeve të botës së qytetëruar për mbrojtjen e një vendi sovran.
Slava Ukraini!”, shkruan Kryetarja Nikolla.