SPAK (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka bërë sot bilancin që prej krijimit më 19 dhjetor 2019. Në një njoftim zyrtar SPAK thotë se ka arritur të përmbushë detyrat e caktuara, ndërsa garanton publikun se do vazhdojë të kryejë me vendosmëri punën. Në treguesit e performancës, SPAK thotë se ka kryer me qindra hetime dhe verifikime, e po ashtu një pjesë e mirë e dosjeve janë parë si të drejta nga Gjykatat që kanë vendosur dënime për subjektet e hetimit.
NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:
Sot është një vjetori i krijimit të Prokurorisë së Posacme. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka filluar ushtrojë funksionet e saj nga data 19 Dhjetor 2019. Fillimisht me 8 prokurorë dhe pastaj gjatë vitit 2020 janë emëruar dhe 5 prokurorë të tjerë. Periudha kohore nga fillimi i aktivitetit dhe deri tani ka qënë tepër e ngarkuar për prokurorët e SPAK, në realizimin e funksioneve të tyre, ushtrimin e ndjekjes penale në hetim dhe gjykim për veprat penale në kompetencë të saj, të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, por dhe në ushtrimin e detyrave të tjera të parashikuara në aktet ligjore në fuqi.
Prokurorët e SPAK garantojnë publikun se do vazhdojnë të kryejnë me vendosmëri funksionet e tyre, duke synuar që të eleminojmë fenonomenin e pandëshkueshmërisë ndaj kujtdo që shkel ligjet dhe kryen vepra penale që janë në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në mënyrë të përmbledhur treguesit e punës së Prokurorisë së Posaçme për këtë periudhë një vjecare janë si më poshtë :
- Të dhëna për hetimet e kryera
Procedime penale të regjistruara për periudhën 19.12.2019 – 31.12.2019
Janë regjistruar gjithsej 225 proçedime penale me 271 persona në hetim, nga te cilat :
204 procedime me 233 persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroria për Krime të Rënda
21 procedime me 38 persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, si dhe procedime të kthyera për hetim nga Gjykata e Posaçme.
Nga 225 procedime penale të regjistruara për vitin 2019, me 271 persona në hetim rezulton që :
120 procedime penale me 174 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar.
82 procedime penale me 28 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.
23 procedime penale me 69 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me veprat e tjera.
Procedime penalë të regjistruara për periudhën 01.01.2020 – 19.12.2020.
Janë regjistruar gjithsej 343 proçedime penale me 433 persona në hetim, nga te cilat :
42 procedime penale me 81 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
158 procedime penale me 181 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
143 procedime penale me 171 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me vepra të tjera.
Në periudhën një vjecare 19.12.2019 – 19.12.2020
Janë hetuar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim nga të cilët :
162 procedime penale me 255 persona në hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
240 procedime penale me 209 persona në hetim për veprat penale që lidhen me korrupsionin
166 procedime penale me 240 persona në hetim për veprat penale të tjera.
Një tregues pozitiv është vlerësimi si prioritet dhe kryerja e hetimeve dhe për veprën “pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Kjo jo vetëm në rastet e hetimeve për krim të organizuar, por dhe në rastet e hetimeve për korrupsion.
Për nenin 287 të Kodit Penal janë kryer hetime në 19 procedime penale, kundër 35 personave nën hetim.
- Të dhëna për procedimet penale të dërguar për gjykim
Në periudhën 19.12.2019 – 19.12.2020
Janë dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 59 kërkesa për gjykim, kundër 219 të pandehurve. Nga këto :
16 kërkesa për gjykim kundër 117 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
39 kërkesa për gjykim kundër 63 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
4 kërkesa për gjykim kundër 39 të pandehurve janë për vepra penale të tjera.
Në këtë periudhë janë dërguar për gjykim 10 të pandehur të akuzuar për pastrim produktesh të veprës penale (neni 287 i Kodit Penal), të cilët kanë qënë të akuzuar gjithashtu dhe për vepra penale të tjera në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.
- Të dhëna për procedimet penale të dërguar për pushim në Gjykatë
Janë dërguar në gjykatë 24 kërkesa për pushim hetimesh, me 39 persona nën hetim. Nga këto :
2 kërkesa për pushim me 5 persona nën hetim janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
19 kërkesa për pushim me 23 persona nën hetim janë për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
3 kërkesa për pushim me 11 persona nën hetim janë për vepra të tjera.
- Të dhëna në lidhje me pjesmarrjen në gjykim
Prokuroria e Posacme ushtron kompetencat e saj dhe mbron akuzën në gjykim në shkallë të parë, në apel dhe Gjykatën e Lartë. Në periudhën një vjecare, prokurorët e SPAK kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore të zhvilluara për gjykime të ndryshme, nga të cilat janë dhënë 57 vendime themeli gjykate.
36 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
21 vendime të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Hetime pasurore të kryera në zbatim të ligjit animafia
Në periudhën 19.12.2019 – 19.12.2020 janë hetuar 310 raste hetime pasurore. Nga të cilat:
153 hetime pasurore në periudhën 19.12.2019 – 31.12.2019.
157 hetime pasurore në periudhën 01.01.2020 – 19.12.2020.
Gjatë këtij viti janë dërguar në gjykatë 11 kërkesa për sekuestro dhe është kërkuar për 4 raste në gjykim konfiskimi i pasurisë së sekuestruar.
- Të dhëna në lidhje me OFL për periudhën 01.02.2020 – 19.12.2020
Janë regjistruar gjithsej 226 materiale të paraqitura për vlerësim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Prokurorët kanë vlerësimet e materilaeve dhe kanë dhënë zgjidhje si më poshtë :
Kërkesa për sekuestro në gjykatë 113
Kërkesa për konfiskim 55
Heqje sekuestroje 42
Kthime për plotësim 50
Kërkesa për vendosje mase parandaluese individuale 7
Në proces vlerësimi nga prokurorët 14
- Bashkëpunimi ndërkombëtar në hetime për vepra penale në kompetencë të Prokurorisë së Posacme.
Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta.
Gjatë vitit 2020 nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë trajtuar 64 kërkesa për ndihme të ndërsjelltë juridike nga autorietet gjyqësore të huaja, të paraqitura në bazë të konventave të Këshillit të Europes dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombetare ku Republika e Shqipërisë është pjesë.
Nga numri total i kërkesave, 28 prej tyre, ose 43,7 %, janë kërkesa që kanë të bëjnë me hetime në fushën e “Trafikimit të narkotikëve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit asaj të “Grupit të struktuarar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga Kodi Penal Shqiptar në nenet 283/a, 283, 333/a të tij.
Katër kërkesa ose 6.2% e tyre kanë të bëjnë me hetime për veprat penale të kryera nga persona pjesëmarrës në organizata, terroriste, “Pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”, “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar si vepra penale dhe nga legjislacioni penal shqiptar në nenet 234/a, 265/a, 265/b të Kodit Penal.
Kërkesat në lidhje me veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur”, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “trafikimit të të miturve”, “Ndihmes për kalim të paligjshëm të kufirit”, të kryera në formën e bashkëpunimit asaj të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 110/a, 114, 128. 298, 333/a të Kodit Penal, zënë 10.9 % të kërkesave ose 7 prej tyre.
Kërkesat në lidhje me veprat penale të “Vjedhjes”, “Vjedhjes me armë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Mashtrimit”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në formën e bashkëpunimit asaj të “Grupit të struktuarar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga Kodi Penal Shqiptar në nenet 134, 140, 109/b, 143, 28, 333/a të tij, zënë 21,8 % të numrit total ose 14 prej tyre.
Së fundit, grupi i fundit janë kërkesat që kanë të bëjnë me hetime në fushën e veprave penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë“, Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 244, 319, 319/ç të Kodit Penal, të cilat zënë 4,6 % ose 3 prej numrit total.
Ndarja sipas shteteve do të ishte, Italia me numrin më të madh të kërkesave, 20,3 % ose 13 kërkesa, Belgjika me 17,2 % ose 11 kërkesa, Franca me 14 % ose 9 kërkesa, Hollanda me 10 % ose 7 kërkesa, Gjermania me 6,25 % ose 4 kërkesa, Spanja, Turqia, Mali i Zi me nga 2 kërkesa ose 3,1 %, të totalit, dhe te tjerat janë Polonia, Greqia, Austria, Rumania, USA, Danimarka, Norvegjia, Kroacia.
Nga totali i kërkesave 24 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa pjesa tjetër është në fazë ekzekutimi, ku për të gjitha rastet është marrë lejimi nga Mininistria e Drejtësisë dhe gjykata për ekzekutimin e këtyre letërporosive.
Krahas kërkesave për ndihme juridike që lidhen me hetime të autoriteteve të huaja, lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme janë të nevojshme kryerja e veprimeve hetimore apo verifikimeve jashtë Shqipërisë. Për kryerjen e këtyre veprimeve janë përpiluar kërkesa për ndihmë të ndërsjelltë juridike drejtuar autoriteteve gjyqësore të huaja, Përsa i përket këtyre kërkesave për vitin 2020 janë bërë nga Prokuroria e Posaçme 39 kërkesa drejtuar autoriteteve të huaja.
Nga këto kërkesa, 20 prej tyre, ose 51.2 %, janë kërkesa që kanë të bëjnë me hetime në fushën e “Trafikimit të narkotikëve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit asaj të “Grupit të struktuarar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga Kodi Penal Shqiptar në nenet 283/a, 283, 287, 333/a të tij.
Kërkesat në lidhje me veprat penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”, të kryera në formën e bashkëpunimit të “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298, 333/a të Kodit Penal, zënë 15.3 % të kërkesave ose 6 prej tyre.
Kërkesa në lidhje me veprat penale të “Vjedhjes”, në formën e bashkëpunimit të “Grupit të struktuarar kriminal”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar si vepra penale nga Kodi Penal Shqiptar në nenet 134, 287, 28, 333/a të tij, zënë 10.2 % e numrit total ose 4 prej tyre.
Kërkesat në lidhje me hetime në fushën e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e lidhur me subjektet e Prokurorisë së Posaçme, “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë“, “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga nenet 248, 244, 258, 319, 319/ç, 258, 260 të Kodit Penal, zënë 12,8 % ose 5 prej numrit total.
Në 3 raste, ose 7.6 %, janë kërkesa që kanë të bëjnë me hetime në fushën e “Vrasjes për shkak të gjakmarrjes”, “Vrasja e funksionarëve publike”, “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në formën e bashkëpunimit të “Grupit të struktuarar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga Kodi Penal Shqiptar në nenet 78/a, 79/a, 278, 278/a, 333/a të tij.
Një kërkesë është për hetime për “Banda e armatosur”, parashikuar si vepra penale dhe nga legjislacioni penal shqiptar në nenin 234/b të Kodit Penal.
Ndarja sipas shteteve do të ishte, Gjermania me numrin më të madh të kërkesave, 6 prej totalit, Greqia dhe Kosova nga 5 kërkesa, Mbretëria e Bashkuar me 4 kërkesa, Mali i Zi, Franca, Maqedonia e Veriut, Danimarka, Belgjika me nga 2 kërkesa, dhe te tjerat janë Hungaria, Turqia, Italia, Portugalia, USA, Spanja, Hollanda, Irlanda, Norvegjia,.
Nga totali prej 39 kërkesa janë ekzekutuar deri tani nga augtoritet e huaja 14 kërkesa, ndërsa pjesa tjetër është në fazë ekzektutimi.
Skuadrat e Përbashkëta Hetimore
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke ndjekur hetime me 6 (gjashtë) skuadra të përbashkëta hetimore. Të gjitha këto skuadra janë krijuar me autoritetet italiane të drejtësisë, nën drejtimin e EUROJUST.
Veprat penale për të cilat kryejnë hetime dy Skuadra e Përbashkët Hetimore e krijuar janë për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a të Kodit Penal Shqiptar ndërsa katër të tjerat për hetime për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Trafikimit të narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, 283/a, 333/a, 334 të Kodit Penal Shqiptar .
Prokuroria e Posacme gjatë periudhës një vjeçare të ushtrimit të funksioneve ka plotësuar praktikat per 24 kërkesa për ekstradime të shtetasve, nga të cilat 7 kërkesa nga Shqipëria drejtuar shteteve të huaja dhe 17 nga autoritetet e huaja drejtuar vendit tonë.
Marrëveshje Bashkëpunimi
Një tjetër aspekt i punës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është realizimi dhe forcimi i bashkëpunimit me autoritetet e huaja homologe. Në këtë drejtim janë realizuar dhe nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me prokuroritë e shteteve të Bashkimit Europian dhe vendeve fqinje. Konkretisht:
Në datë 07.02.2020, është nënshkruar, Memorandumi i Mirëkuptimit me Drejtorinë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorizimit të Republikës Italiane.
Në datë 27.11.2020 është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK).