• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vit nga 25 prilli: Radiografia e opozitës pas humbjes së tretë!

by Ylli Pata
26/04/2022 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në diskutimet e pakta që po zhvillohen një vit pas 25 prillit 2021 kur ndodhi edhe fitorja e mandatit të tretë të Edi Ramës, por edhe humbja e tretë për opozitën, komentet kanë qenë sipërfaqësore nga aktorë të rëndësishëm të opozitës.

Kur në fakt, ajo që pritet nga publiku shqiptar, është një diskutim më reflektiv e analitik nga ata njerëz që e konsiderojnë arsyen e logjikën si instrument kryesor për të ecur në politikë, e jo një retorikë që ndalon çdo diskutim dhe ndan palët, duke krijuar atë kakofoni që më pas hyjmë në një rreth vicioz.

Humbja e një opozite për herë të tretë, ashtu si dhe marrja e një mandati të tretë nga një kryeministër, nuk është se është fenomen që s’e kemi parë, pavarësisht se ndodh më rrallë.

Por gjithsesi, në raste të tilla, pas çdo zhvillimi ciklik që janë zgjedhjet, kemi një riformatim apo një zhvillim evolutiv të dialektikës politike, por edhe formatim të ligjërimit opozitar.

Skena e sotme në Komisionin Parlamentar të Edukimit, ku deputetja Ina Zhupa ka ndërprerë  me forcë fjalën e ministres së Kulturës, Elva Margariti, është realisht pantonima që përbën thelbin e rezultanten e gati një dekatë opozite të PD-së që nga viti 2013.

Një mënyrë krejt uniforme e një show me grimasa patetike që ka prodhuar politikanë “aktorë” është megjithatë një efekt kolateral, e jo zemra e problemit që ka shkaktuar një bllokim publik në krijimin e opozite alternative në Shqipëri.

Thelbi i problemit është lidershipi, paaftësia e opozitës për të krijuar një udhëheqësi që do ta drejtonte atë drejt “Tokës së Premtuar”, me një fjalë marrjes së shumicës në zgjedhje dhe qeverisjen e vendit.

E ky narracion ka një fabulë që revizionon edhe historinë biblike e atë botërore të njerëzimit.

Sepse nëse në vitin 2013, opozita shqiptare u duk se shpëtoi nga “Faraoni” dhe u nis drejt “Tokës së Premtuar”, në vend që të gjente “Moisiun”, i cili do të sillte 10 urdhëresat që t’i jepet fund eksodit të gjatë, “populli opozitar” ka takuar  “Faraonin”, i cili u ka dalë përpara në mes të shkretëtirës dhe po kërkon sërish të udhëheqë popullin që e “la” në mënyrë të parevokueshme në qershorin e vitit 2013.

Jemi në kushtet e një mashtrimi të madh, të një modeli antihistorik që kërkon me forcë të mbajë kthetrat në kolltuk, e që realisht po mban peng një institucion themeltar të një demokracie parlamentare siç është opozita.

Rikthimi fizik i Sali Berishës në një luftë jashtë kohës për të marrë drejtimin e opozitës shqiptare, është vetëm një nga aktet e fundit të një drame të gjatë absurde që u luajt me publikun shqiptar për rreth 9 vite e ku kemi hyrë në të dhjetin.

Në qershorin e 2013-s Sali Berisha shpalli largimin përfundimtar nga politika, një largim që do të thotë hapje e rrugës për karrierë e politikë për të gjithë aktorë e faktorë që duan të japin idetë e tyre për krijimin e një opozite alternative.

Pas dorëheqjes, tha se do të rrinte vetëm deputet e nuk do të kishte asnjë funksion politik në opozitë, por drejtoi e orientoi garën mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit për kryetar të PD-së, duke favorizuar të parin me makinacione e manipulime që tashmë dihen.

Deri në vitin 2016 megjithatë, opozita e Bashës me Berishën në prapaskenë, ishte një rrugëtim politik që ka pasur zhvillime të rëndësishme. Dy momentet më të rëndësishme të kësaj opozite ka qenë ligji i dekriminalizimit apo beteja kundër njerëzve me precedente kriminalë në politikën shqiptare, si dhe përplasja e fortë dhe e egër me Ilir Metën, pas konfliktit të tij me Tom Doshin.

Edhe pse këto beteja mund të ishin jo krejt “parimore”, ata ishin në fund të fundit një zhvillim që premtonte lëvizje të forta tektonike në të ardhmen. Edhe pse zgjedhjet vendore të vitit 2015 nuk i dhanë PD-së një rezultat pozitiv për të motivuar veten, krijuan mundësi për një fuqizim të saj, sidomos në lidhje me partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Pikërisht për ligjin e dekriminalizimit, i cili u hartua në bashkëpunim edhe me ekspertë të partnerëve ndërkombëtarë. Edhe pse një ligj drakonian,  ai u pa si një vullnet politik i opozitës për të pastruar politikën shqiptare.

E në këtë rast, SHBA dhe BE, të cilët tashmë është e qartë se janë nismëtarët e një aksioni të tillë, propozuan reformën në drejtësi, si një mekanizëm që do të çonte kah pastrimi i politikës apo “kapja e Peshqve të Mëdhenj” nga drejtësia e re.

E pikërisht këtu ka ngecur dhe është bllokuar opozita shqiptare e pas 2013-s, e ishte pikërisht këtu, kur u pa qartë e më qartë se “Faraoni” nuk ishte larguar, por ishte lideri real politik i Partisë Demokratike.

Ndaj edhe në takimet e para konsultative për çështjen e reformës në drejtësi si ambasadori i SHBA i atëhershëm, Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, i bënin me Berishën pasi ai kishte pushtetin real. Edhe Oerd Bylykbashi(që tani është me foltoren) në Komisionin Parlamentar për Reformën në Drejtësi, lidhjet direkte i mbante me Sali Berishën.

I cili jo vetëm që u kthye fuqishëm, por lidhi një aleancë të fortë me Ilir Metën, ku së bashku nisën linçimin më të tmerrshëm të përfaqësuesve e zyrtarëve të Perëndimit.

Nga Donald Lu, Romana Vlahutin, te Federica Mogherini, Knut Fleckenstein, Bernd Botchard, e deri tek Yuri Kim e Luigi Soreca, pra disa breza zyrtarësh e diplomatësh, disa prej të cilëve kanë lënë politikën e i janë kthyer jetës private, u sulmuan e sulmohen barbarisht duke u hedhur në shpinë ushtrinë e paramilitarëve të rrjetit që i shajnë e i capërlojnë me fjalët më të tmerrshme të shqipes.

Pse? Sepse mbështetën vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve, mbështesin Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, mbështesin SPAK! Po mirë, çu prish si Berishës edhe Metës që të jenë këto institucione? Mund të përdoren për akuza kundër tyre? Po mirë, nëse nuk ju djeg gjë përse mërziten? Nëse s’kanë bërë gjë, e vërteta një ditë do të dalë!

Por jo, nga viti 2016, opozita shqiptare nisi një udhëtim të frikshëm në shkretëtirë duke përdorur edhe bomba molotovi e heshta kundër selisë së qeverisë, jo për të fituar zgjedhjet, por për të rrëzuar Edi Ramën.

Një synim që natyrisht nuk ja arriti, por kostoja më e tmerrshme ishte dërrmimi i një vlere publike siç është opozita politike e një vendi.

E sot, Berisha është gati të marrë PD-në dhe Meta siç thonë mediat pranë tij, po bëhet gati të marrë bashkinë e Tiranës.

Edhe çuditen pastaj njerëzit me peticionin e Ylli Manjanit apo “parashikimet” e Fred Cakos. Është si ajo historia e atyre që vazhdojnë të besojnë sot se “Toka është e sheshtë” dhe atyre që kundërshtojnë u reagojnë egër: “Po lexoni libra o idiotë”….

TemA

Next Post
Gjermania “kalon gardhin”, për herë të parë do dërgojë armë të rënda në Ukrainë dhe trajnojë ushtarë në tokën gjermane

Gjermania "kalon gardhin", për herë të parë do dërgojë armë të rënda në Ukrainë dhe trajnojë ushtarë në tokën gjermane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In