• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një vit më parë iu mbyt nëna në det të hapur, Avdul Rama: Askush s’na njoftoi për stuhi, po zvarriten hetimet

by Java News
07/11/2021 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit më parë Avdul Rama nga Himara humbi nënën e tij në det të hapur ku kishin dalë për të peshkuar me lejen e policisë e cila nuk i njoftoi se parashikohej stuhi. Tani, Avduli hedh akuza jo vetëm ndaj policisë kufitare por edhe ndaj prokurorisë së Vlorës për zvarritje të hetimeve dhe për manipulim të ngjarjes.

Pas më shumë se një viti pasi humbi nënën në det të hapur dhe iu rrezikua jeta e tij, babait dhe punëtorit teksa po peshkonin, Avdul Rama hedh akuza se askush nuk i paralajmëroi për stuhinë, madje ai ishte pajisur edhe me lejen e posaçme nga policia kufitare e Himarës.

“Ngjarja ka ndodhur në 5 gusht të 2020. Kam pasur një anije peshkimi me emrin ‘Arbëri’. Fatkeqësisht nga koha e keqe në det anija u mbyt ku gjeti dhe mbytjen nëna ime Mirela Rama. Atë mëngjes ne kemi qenë të fundit që u nisëm nga porti i Himarës. Koha ka qenë e mirë fillimisht. Në mes të lundrimit moti u përkeqësua shumë. Na goditi stuhia ku në fund anija u përmbys dhe u godit. Ngjarja ka ndodhur përpara gjirit të Gjipesë, para Jalës. Ne kemi qenë 4 persona në det. Unë, mamaja ime, babai dhe punëtori jonë. Ne nuk kemi kërkuar ndihmë sepse ngjarja ka qenë sekondare dhe në pak sekonda anija u përmbys dhe kemi qenë të gjithë në ujë. Shpëtimi ka qenë në mjete private. Unë kam dalë vetë, babin një skaf ndërsa nënën e ka gjetur ushtria. Në radhë të parë doli që kapiteria e Vlorës ka njoftuar që më 5 gusht të mos dalë në det asnjë mjet u vogël apo i mesëm lundrimi të dilte për peshkim apo qëllime turizmi. Policia kufitare nuk na dha informacionin që ne nuk duhet të dilnim në det.  Na pajisi me dokument që ne e quajmë kopirol. Këtu është edhe vërtetimin nga policia kufitare që konfirmon që mjeti Arbëri me 4 persona në bord ka dalë për lundrim dhe kjo gjë është e regjistruar”, tha ai.

Avdul Rama thotë se ka bërë kallëzim ndaj policisë kufitare e cila iu erdhi në ndihmë vetëm pas 5 orësh.

“Në momentin që ne na godet stuhia, për pak çaste stuhia kaloi në Himarë. Vëllai na kontaktoi në telefon dhe telefonat ishin fikur. Në atë moment vëllai telefonon shefin e komisariatit të Himarës dhe  jep alarmin. I thotë nxirr mjetin shpëtues në det se anija është mbytur. Në atë moment mjeti lundrues I policisë kufitare nuk ka dal. Kanë dalë mjetet private. Shefi i policisë kufitare Dhërmi, ish shefi tani sepse ka ikur, ka nxjerrë mjete të tjera private  në operacionin e kërkim shpëtimit, ku vetë gomonja e policisë ka ardhur 5 orë me vonesë. E faktojnë dhe mediat. Në momentin që vjen gomonja e policisë më merr mua nga gjiri i Gjipesë dhe me çon drejt Jalës. Policia Kufitare e kishte mundësinë që ne mos të dilnim në det dhe nuk e bëri dhe në momentin që mori njoftimin që një anije ishte mbytuyr në det nuk reagoi në kohë për operacionin e shpëtimit”, vijon Rama.

Ai akuzon edhe Prokurorinë e Vlorës që sipas tij jo vetëm po mban pezull hetimet, por edhe po manipulon ngjarjen.

“Sot prokurorja Flora Çela mban dosjen mbi tavolinë. Ne kemi kallëzuar policinë kufitare. Kemi  bërë kallëzim dhe tek kontrolli i brendshëm i Vlorës. Nëna ishte hera e disatë që dilte në det. Kas pasur edhe një mjet të vogël lundrues në pronësi. Unë kam qenë jashtë, ndërsa nëna me babanë ka qenë brenda në kabinë. Mjeti ka qenë në gjendje të re dhe me mjete shpëtimi. I blerë në Shëngjin dhe me të gjitha dokumentet. Dosja ka qenë në prokurori. Është thirrur dëshmitari, punoi për të dëshmuar pas 8 muajsh. Ka pasur dhe një tentativë për mbylljen e dosjes. Ne pasi kemi bërë kallëzim me avokatin mbrojtës atëherë na kanë thirrur në pytje. Sot kërkojmë që sa më shpejt prokuroria të mbyllë hetimet. Të gjitha probat janë në tavolinë dhe të ngrihen akuzat siç i takon. Kemi pasur informacion për manipulim provash dhe për mbyllje çështje. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë dhe të gjithë ato ndërmjetës që duan të manipulojnë provat dhe fshehin ngjarjen kjo nuk ka për ndodhur”, përfundon Avdul Rama.

Më 5 gusht 2020 familja Rama nga Himara po peshkonte në gjirin e Gjipesë me anijen 9 metra të gjatë ku i zuri stuhia ndërkohë që policia i kishte dhënë leje të dilnin në det të hapur./m.j

Next Post
Bie nga lartësia, vdes 60-vjeçari në Tiranë. Mister shkaku, nisin hetimet

Bie nga lartësia, vdes 60-vjeçari në Tiranë. Mister shkaku, nisin hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In