• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vit me Covid-19, sa dimë?

by Ardit Rada
21/12/2020 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Susan Dabbous, euronews

Një vit më parë, Bashkimi Europian e dinte që koronavirusi po qarkullonte në Kinë, por e nënvlerësoi pasi besonte se rreziku që vinte nga virusi ishte i ulët.

Por në pak muaj, në fillim të vitit 2020, virusi u përhap në Europë dhe goditi veriun e Italisë, një nga vendet më të prekura. Mijëra shtrime në spital çdo ditë, qindra viktima: sistemi shëndetësor i Lombardisë kaloi në kolaps dhe shumë mjekë u infektuan.

Italianët u zhgënjyen nga mungesa e solidaritetit europian. Sipas presidentes së  Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, shumë prej nesh nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte me Italinë në fillim.

Në fillim të pranverës së kaluar, virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë Europën: njëri pas tjetrit, vendet mbyllën kufijtë e tyre.

“Në këtë kohë krize, kombet europiane kanë reaguar instinktivisht dhe e kanë mbrojtur veten nga kërcënimet e jashtme,” tha Matina Stevis-Gridneff, korrespodente e Brukselit për New York Times.

Por korrikun e kaluar, u vendos zgjedhja më revolucionare në historinë europiane, njëzet e shtatë vendet e BE-së miratuan Fondin e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 750 miliardë eurosh.

Vala e dytë në vjeshtë goditi Europën Qendrore dhe Lindore më shumë se e para. Mesatarisht, brenda BE-së, në vjeshtë, një qytetar europian vdiste çdo 17 sekonda.

Por fatmirësisht vaksinat e shumëpritura treguan efektivitet duke ringjallur shpresën te njerëzit. Komisioni ka blerë qindra miliona doza për të siguruar që të gjithë qytetarët europianë të vaksinohen.

2020 ishte një vit unik për mirë ose për keq, rreth  1.5 milion vdiqën në të gjithë botën, dhe në Europë u vendos një forcë e solidaritetit midis vendeve anëtare, të cilat deri më tani kanë treguar se po qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër koronavirusit, fundi i së cilës nuk dihet se kur do të jetë./a.p

Next Post
Si u zbulua vrasja e efektivit të FNSH? Kamerat fiksuan targën e mjetit. Dëshmia e pronarit fundosi autorët

Si u zbulua vrasja e efektivit të FNSH? Kamerat fiksuan targën e mjetit. Dëshmia e pronarit fundosi autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In