• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Një Viktor Orban i dytë po pret te dera e BE”, Die Welt sulmon Vuçiçin: Shtyp kritikët! Me Rusinë ka lidhje të ngushta

by A R
13/12/2022 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media gjermane “Die Welt” ka shkruar për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke e krahasuar atë me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Gazeta nuk ka nguruar të quajë Vuçiçin ‘Viktor Orban i dytë’, ndërsa është ndalur edhe tek qëndrimet e presidentit serb lidhur me Rusinë, duke shkruar se është më afër me Moskën njësoj sikurse Hungaria e Orbanit.

“Pse Brukseli është kaq i butë”, thuhet në artikullin e gazetës gjermane. Më tej në shkrim thuhet se njeriu që ka të gjitha predispozitat për t’u bërë një Viktor Orban i dytë, Vuçiç është duke pritur tek dera e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

“Njësoj sikurse kryeministri i Hungarisë, Vuçiç shtyp ata që e kritikojnë, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe përdor levat politike kundër Brukselit njëjtë sikurse Orban”, shkruan media gjermane.

Për shtypjen e medias në Serbi ka folur edhe gazetari serb i televizionit N1 Dushan Mlladenjoviç. Ai thotë se ata shahen çdo ditë si tradhtarë dhe agjentë të CIA-s.

“Çdo ditë na shajnë si tradhtarë, mercenarë të huaj dhe agjentë të CIA-s, edhe nga anëtarët e partisë në pushtet në parlament.”, ka thënë Mlladenjoviç.

Ai ka treguar se si është përndjekur dy herë edhe kur ka qenë jashtë me fëmijën e tij. Megjithatë gazetari serb thotë se pavarësisht që Qeveria serbe nuk i pëlqen zërat kritika, gazetarët do të bëjnë punën e tyre dhe jo të kujdesen për imazhin e qeverisë serbe.

Edhe-ish diplomatja Sonja Biserko sheh “tendencat joliberale të ngjashme si në Hungari” edhe në Serbi.

Ajo ka folur edhe për qëndrimin e Brukselit karshi një Serbie të tillë. Sipas saj Brukseli dëshiron të fitojë mbi Serbinë, derisa thekson se Serbia është duke e përdorur potencialin e saj shantazhues meqë “është e vetëdijshme për rëndësinë e saj gjeopolitike në rajon’.

/a.r

Next Post
Protesta e PD në Samitin e BE, Gjekmarkaj:E kuptoj qëllimin për të marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve, por është gjetur dita e gabuar

Kronikë portretesh dhe heroizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In