• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Një “Vietnam” i dytë: Pse dështoi Amerika në Afganistan?

by Java News
14/08/2021 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund, pas njëzet vite luftë në Afganistan, presidenti Joe Biden vendosi të ngrejë flamujt e bardhë të dorëzimit dhe të tërheqë të gjitha forcat, nga Afganistani, para përvjetorit të njëzetë të sulmeve të 11 shtatorit duke pranuar zyrtarisht humbjen.

Ky vendim nuk është më pak i rëndësishëm sesa humbja e Amerikës në Vietnam. Lufta në Afganistan, e cila ishte lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara dhe që u kushtoi taksapaguesve Amerikanë më shumë se dy trilionë dollarë, na kujton tërheqjen e amerikanëve nga Vietnami i Jugut dhe hyrjen e forcave Vietkonge në kryeqytetin Saigon. Duke njoftuar tërheqjen e trupave, Biden tha se ishte presidenti i katërt amerikan që jeton këtë luftë dhe nuk do t’ia trashëgoj atë presidentit të pestë.

Ai mori këtë vendim edhe pse ishte i sigurt se nga tërheqja SHBA-NATO do të krijohet një vakum që do të mbushet nga një luftë e përgjakshme civile, pasi qeveria e Presidentit Ashraf Ghani po përpiqet të luftojë për të mbijetuar në pushtet, me mbështetjen e 300,000 afganëve dhe ushtarëve të trajnuar dhe të armatosur nga NATO gjatë 20 viteve të fundit. Një luftë që nuk do të zgjasë shumë, dhe forcat Talibane, të cilat kontrollojnë gati 70% të territorit afgan, do të hyjnë në kryeqytetin, Kabul, siç hynë për herë të parë në vjeshtën e vitit 1996, duke ngritur flamujt e tyre mbi pallatin presidencial.

Por zhvillimet e fundit në Afganistan nuk janë surprizë për askënd në SHBA.

Në vitin 2008, komandantin e trupave britanike në Afganistan, Mark Carleton-Smith, ishte i pari që paralajmëroi se lufta në Afganistan nuk mund të fitohet dot ushtarakisht. Ai ishte ushtaraku i parë i lartë i koalicionit që e tha publikisht këtë gjë, dhe deklarata e tij bëri bujë në media.

Trembëdhjetë vjet më vonë, pas ish-presidentit Donald Trump, Biden, duket se ka arritur në të njëjtin përfundim me ushtarakun britanik, duke i dhënë fund asaj që ai e quajti “Luftë e përhershme”.

Ajo që po shohim tani në Afganistan nuk është asgjë veçse një ngjarje e paralajmëruar: Talibanët kishin dhënë prova si një armik kokëfortë, dhe që kontrollonte de fakto gati gjysmë ne territorit të vendit. Në fillim ndërhyrja ushtarake në Afganistan u duk një histori suksesi. Shtetet e Bashkuara hynë në Afganistan në tetorin e vitit 2001 me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, dhe të nxitur nga zemërimi mbarëbotëror për sulmet terroriste të 11 shtatorit.

SHBA dërgoi bombarduesit B-52, raketat e drejtuara me lazer dhe Beretat e Gjelbra, të cilat bashkëpunuan me milicitë lokale për të rrëzuar talibanët brenda 60 ditësh, me humbjen e vetëm 4 ushtarëve amerikanë (3 si rezultat i incidenteve brenda vetë ushtrisë amerikane) dhe një agjenti të CIA-s.

Operacioni u duk si shembull dhe kushtoi në total 3.8 miliardë dollarë. Presidenti George W.Bush e përshkroi atë si një nga “sukseset” më të mëdha të të gjitha kohërave. Talibanët u rrëzuan nga pushteti, Osama Bin Laden u arratis në Pakistan, dhe administrata Bush nuk dinte të thoshte se çfarë tjetër synonte të arrinte në Afganistan.

Bush u mburr në janarin e viti 2002 duke thënë se “sot gratë e Afganistanit janë të lira, pas viteve si robina në shtëpitë e tyre”, kur talibanët i pengonin vajzat të shkonin në shkollë dhe gratë të shkonin në punë, si dhe të përdornin buzëkuq apo të qeshnin me të madhe. Por Uashingtoni nuk kishte oreks për rindërtimin e Afganistanit.

Ekspertët thonë se Shtetet e Bashkuara bënë disa gabime të rënda midis viteve 2001-2006, të cilat hodhën bazën për dështimin. Pas Bush, presidentët e tjerë nuk donin të investonin në ushtrinë afgane, dhe deri në fundin e vitit 2003, ishin trajnuar vetëm 6.000 ushtarë afganë

Ata shprehen se ka patur “shumë arsye” që Shtetet e Bashkuara nuk arritën të krijonin një ushtri afgane të efektshme dhe kohezive, një pjesë e problemit ishte “vetëbesimi i tepruar se ne mund ta shndërronin një vend të shkatërruar, siç ishte [Afganistani] në vitin 2001 në një miniaturë të Egjiptit”.

Një faktor tjetër, shtoi ai, ishte “fshehja e së vërtetës”.

Zyrtarë të lartë të ushtrisë “e dinin sa e dobët ishte ushtria afgane”, thotë Inspektori i Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, John Sopko, duke shtuar se ata e mbajtën këtë problem të fshehtë.

“Sa herë ndeshnim në një problem me ushtrinë afgane, ne ndryshonim objektivat”, tha ai. “Ushtria amerikane ndryshonte objektivat, që ta kishte më të lehtë të tregonte se po arrinte sukses. Dhe më në fund, kur edhe këtë nuk mund ta bënin, e klasifikuan si sekret mënyrën e vlerësimit”.

Zoti Sopko paralajmëroi se pjesë e problemit që projekti i Afganistanit nuk përfundoi me sukses, ishte refuzimi i Uashingtonit që për 20 vjet nuk planifikoi për suksesin afat-gjatë.

“Ne e kemi thënë disa herë, se afatet për projekjet tona kanë qënë jo-realiste”, tha ai, duke iu referuar vlerësimeve të zyrës së tij gjatë 12 vjetëve të fundit.

“Gjeneralë me katër yje, ushtarakë me katër yje, ambasadorë me katër yje, e detyruan USAID (Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar) të tregonte sukses për projekte afatshkurtëra, që ata vetë e dinin se nuk do të kishin sukses”, tha zoti Sopko. “Afatet e shkurtëra, që nuk janë të bazuara në realitetin në terren, me përjashtim të terrenit politik të ciklit buxhetor, apo të ideve, që gëzojnë popullaritet për momentin, na çuan në dështim. Për fat të keq, ky problem nuk është i izoluar vetëm për Afganistanin”, shtoi ai, “egziston edhe në vende të tjera ku jemi angazhuar.”

Duke komentuar përparimin e talebanëve drejt Kabulit, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar, Gjenerali Mark Milley, tha se forcat afgane janë të stërvitura dhe të armatosura mirë, megjithëse grupi taleban ka “avantazhin strategjik të momentit”.

Si i rezistuan talibanët pushtimit amerikan

Talibanët u larguan përtej kufirit në Pakistan, ku u rigrupuan, grumbulluan fonde, rekrutuan të rinj nga medresetë, dhe u stërvitën me ndihmën e shërbimit sekret të Pakistanit (ISI). Shumë nga oficerët të ISI kishin punuar për dekada me udhëheqësit talibanë, dhe ndanin të njëjtat ide.

Pavarësisht kësaj, administrata e Bush jo vetëm që bëri një sy qorr, por i dha Pakistanit 12 miliardë dollarë, më shumë se gjysma e të cilave ishte si një rimbursim për operacionet ushtarake, pasi zyrtarët amerikanë besonin se Islamabadi po e ndihmonte në luftën kundër Al Kaidës.

Nga ana tjetër talibanët kishin edhe diçka më shumë në favor të tyre, atë që historian Carter Malkasian e quan “lidhja e talibanëve me atë që do të thotë të jesh një afgan”. Zemra e Afganistanit, është atrafi ose fshati, me shtëpitë e tij me mure prej balte, me gra të fshehura nëpër shtëpi dhe fëmijë këmbëzbathur, një mbretëri ku “përveç telefonave celularë, makinave dhe armëve automatike, shekulli XXI është i padukshëm”.

Në këtë hapësirë ​​hynë ushtarët amerikanë me syze dielli. Të huajt e fundit që kishin parë fshatarët ishin sovjetikët që e pushtuan vendin e tyre në vitet 1980. Talibanët ishin në gjendje që ta përdorin atë kujtim si një motivues të fuqishëm në një vend që krenohej me mposhtjen e superfuqive, dhe që nuk ishte kolonizuar asnjëherë.

Malkasian beson se talibanët përfituan edhe nga qëndrimi i tyre si një forcë në mbrojtje të Islamit dhe kundër të jobesimtarëve. Por të dhënat e mia të mbledhura në Afganistan, sugjerojnë një dinamikë disi më të paqartë. Mullahët nëpër fshatra zemëroheshin nga prania e të huajve, por ata i merrnin pagat e tyre nga një qeveri e varur nga të huajt.

Afganët e zakonshëm me të cilët bisedoja shpesh,thoshin se feja ishte më pak e rëndësishme për ta sesa krenaria në historinë e tyre të mposhtjes së superfuqive. Fakti që talibanët paguanin fermerë të papunë, e thelloi akoma më tej avantazhin e grupit.

Për më tepër, siç e përshkruan në detaje Malkasian, talibanët i shfrytëzuan rivalitetet fisnore, të cilat nuk i kuptonin dot forcat perëndimore. Këto të fundit ishin të panjohura me terrenin, si gjeografik ashtu edhe kulturor. Udhëheqja amerikane ishte e shpërqendruar nga Lufta në Irak, dhe kur lufta civile po dilte jashtë kontrollit; Afganistani nuk kishte as një ushtri të aftë për të vendosur rregull.

Talibanët e zgjeruan ndikimin e tyre me mbështetjen e Iranit dhe Rusisë. Po pse Uashingtoni vendosi të tërhiqet pikërisht tani? Tërheqja nga Afganistani ishte një nga premtimet elektorale të Donald Trump. Në vjeshtën e vitit 2018, Trump u tha se gjeneralëve të tij se strategjia e tyre kishte qenë “një dështim total” dhe ai donte të largohej.

Për herë të parë, bisedimet me talebanët morën një spirale emergjence reale. Në shkurtin e vitit 2020, Uashingtoni nënshkroi një marrëveshje duke premtuar tërheqje deri më 1 maj 2021. Qeveria afgane u përjashtua plotësisht nga këto negociata. Kur Biden mori detyrën në janar, Kabuli shpresonte që presidenti i ri jo vetëm të vononte tërheqjen, por edhe të linte një forcë të përhershme në vend.

Në fund, tërheqja u shty me vetëm 4 muaj. Duke njoftuar tërheqjen në shtator, Biden argumentoi se Shtetet e Bashkuara duhet të “përqendroheshin në arsyen se pse shkuan në Afganistani, për t’u siguruar që ky vend të mos përdorej më si një bazë nga e cila të sulmohet sërish atdheu ynë”. “Ne e përmbushëm këtë objektiv”.

Burimet: “The Atlantic”, “Foreing Policy”, “Washington Times”-SI

Next Post
Kur ‘revolucionari’ i Kosovës i bashkohet PD-LSI-së

Aleanca anti-amerikane e Kurtit me Berishën dhe Metën, “vetëvrasje” për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In