• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një video që tregon thelbin e krizës

by Shpëtim Luku
21/05/2023 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Disa ditë para zgjedhjeve, në rrjete sociale qarkullonte një video e sponsorizuar nga Nisma Thurje. Video përmbante një debat mes kryetarit të saj, Endri Shabani dhe drejtuesit të Foltores, Sali Berisha.

“Ju duhet të ishit larguar që në vitin 2011”, i thotë Shabani, Berishës. Dhe Berisha, i mësuar të jetë i pandikueshëm nga ndërhyrjet e të tjerëve për të vazhduar të thotë ato që dëshiron të thotë, kësaj here bëri përjashtim nga rregulli i tij.

“Si the, si the, iu kthye ai Endrit.

“Duhet të kishit ikur që në vitin 2011”, përsëriti me vendosmëri Endri.

“Dhe kush të vijë, të vish ti”, iu kundërpërgjigj Berisha.

“Pse jo”, vazhdoi Shabani.

“Provoje e votohu”, tha Berisha.

Pavarësisht se një video e tillë është sponsorizuar nga kryetari i Nismës Thurja për të dëshmuar e faktuar me krenari, tek një numër sa më i madh njerëzish, “përplasjen” në fytyrën e Berishës të një vërtete të madhe, dialogu mes tyre tregon e ilustron më së miri krizën politike që ka mbërthyer opozitën në tërësi. Sali Berisha nuk dëshiron të ikë nga politika.

As ka ikur e as do që të ikë. Provoi një herë t’a maskojë qënien e tij në politikë duke bërë sikur po ikte në 2013, por në realitet nuk ka ikur asnjë ditë prej saj. Ndërsa tani jemi në kushtet kur as nuk përpiqet fare t’a maskojë qëllimin dhe dëshirën e tij për të qenë se të ketë jetë e fuqi në politikë, në krye të opozitës. Kjo sjellje e tij është e kontestueshme në aspektin moral, pasi tashmë është e qartë për çdokënd se me këtë fizionomi që ka opozita shqiptare, ardhja e saj në pushtet është e pamundur.

Qënia në krye të opozitës e Sali Berishës, aq më tepër në koalicion me Ilir Metën e ka mbyllur kapitullin e perspektivës së ardhjes në pushtet. Mirëpo nga ana tjetër, Sali Berisha vazhdon të mbetet një faktor elektoral. Madje një faktor i rëndësishëm elektoral. Dhe përsa kohë ka një status të tillë, ai mund të kritikohet, por nuk mund të detyrohet të heqë dorë vullnetarisht nga politika aktive.

Dhe të gjithë ata që i’a kërkojnë diçka të tillë, pra ata që janë vetë në politikë apo kanë statusin e protagonistit publik nuk bëjnë gjë tjetër veçse marrin trajtën e qaramanit, të atij që pret akte mëshiruese. Të njëjtin gabim bën opozita në prag zgjedhjesh. Ajo kërkon largimin e Edi Ramës në emër të alternimit të pushtetit, ndonëse është e vetëdijshme që nuk e ka shkallën e besimit elektoral në atë nivel sa të marrë pushtetin. Ndaj operon me terma pa asnjë bazë logjike si “tre mandate janë shumë”, “regjimi i Ramës”, “demokracia e cënuar” e të tjera spekulime si këto. Por, siç ka thënë Margaret Thatcher, votat nuk bien nga pema si kumbulla të pjekura, ato duhen fituar.

Dhe këtu dalim tek problemi kryesor që ka Shqipëria në përgjithësi dhe politika shqiptare në veçanti. Paaftësinë për të nxjerrë liderë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Shterpësinë me njerëz konkurues e fitues. Ka shumë njerëz që vërtiten rreth e rrotull në mejdanin politik e publik, por njerëz liderë që të jenë “kërcënues” për këtë establishment të kalçifikuar prej vitesh nuk duken në horizont. Sepse lidershipi nuk është aq shumë teknikë dhe metodë, sa është të hapësh zemrën.

Lidershipi është frymëzim, për veten dhe të tjerët. Lidershipi i suksesshëm është për jetesat njerëzore, jo për proceset. Lidershipi nuk është formulë apo program, por një aktivitet njerëzor që vjen nga zemra dhe merr parasysh zemrën e të tjerëve. Është një qëndrim dhe jo një rutinë.

Mungesa e njerëzve të tillë në qarkullim ka bërë që ne të kemi këtë rreth vicioz, nga i cili vështirë se dalim. Kemi një mazhorancës të pathyeshme aktualisht, kemi një opozitë të pafuqishme për të konkuruar, e po kështu elita nuk përmban në gjirin e saj persona të spikatur karizmatike, që të mund të shërbejnë si katalizatorë të zhvillimeve të rën dësishme me sens pozitiv. Megjithatë të shohim e shpresojmë.

Next Post
“Kam punuar shofer për të rritur fëmijët”, Petrit Malaj rrëfen sakrificat, flet me lotë në sy për njerëzit e shtrenjtë

"Kam punuar shofer për të rritur fëmijët", Petrit Malaj rrëfen sakrificat, flet me lotë në sy për njerëzit e shtrenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In