• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një verë pa pushime, Eneda Tarifa prezanton versionin remiks të Fairytale

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jam natyrë që u shkoj gjërave deri në fund”, thotë Eneda Tarifa, teksa i referohet jo vetëm paraqitjes së disa muajve më parë në “Eurovizion”, por edhe dëshirës që kënga me titull “Fairytale” të fiksohet mirë në kujtesën e shqiptarëve. Ndërsa është në udhëtim së bashku me stafin e spektaklit të humorit “Portokalli” në një turne nëpër të gjithë Shqipërinë, këngëtarja ka gjetur kohën të sjellë edhe një videoklip të ri, të realizuar enkas për versionin remiks të këngës së saj “Përrallë”. Në këtë intervistë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Eneda na rrëfen jo vetëm projektet e saj për verën, planet për një këngë të re dhe pushimet me familjen, por edhe dëshirën për t’u bërë nënë sërish.

Eneda, sapo është lançuar një tjetër variant i këngës “Fairytale”. Vendose ti të sillje versionin remix, apo dëshira e autorëve?

Në fakt ishte një version i gatshëm, sipas protokollit të “Eurovizion”, ku prezanton disa variante të këngës. Ky version na pëlqeu të gjithëve dhe menduam ta publikonim e t’i jepnim rëndësinë e duhur, meqë është edhe sezon veror dhe në një farë kuptimi, të përmblidhnim aty të gjitha emocionet pozitive që kemi kaluar në këtë eksperiencë fantastike.

Jemi në sezonin ku artistët nxjerrin këngë vere, pse solle këtë projekt e jo një këngë të re?

Unë u shkoj gjërave deri në fund dhe dua që kjo këngë të marrë rëndësinë e duhur dhe të imponohet në veshët e personave që e pëlqejnë këngën. Këngë të reja sigurisht që do të bëj, kam një projekt që shumë shpejt do të dalë, por kjo ishte si qershia mbi tortë pas gjithë asaj që ka ndodhur me këtë projekt madhor. Është një përmbledhje e të gjitha ndjesive pozitive dhe ia ripropozuam publikut.

Ke bashkëpunuar me Florian Binajn, aktorin e “Portokallisë”?

Kam bashkëpunuar me Edin, i cili është edhe miku ynë dhe me shumë dashuri e mori përsipër kryesisht montazhin dhe punimin e videoklipit, kurse me Florin kam bashkëpunuar për të mbledhur materialet dhe për të zgjedhur pjesët që mendonim ne se do të ishin më interesante për klipin. Flori më ka ndihmuar shumë.

Mund të na zbulosh ndonjë detaj nga kënga e re?

Për momentin nuk dua të flas për këtë projekt.

Aktualisht je me pushime?

Aktualisht jam në kulmin e punës, ndaj edhe u vonua lançimi i videoklipit, sepse duhet të isha fizikisht në Tiranë dhe nuk kam mundur. Por meqë kisha dy ditë pushim nga turi i “Portokallisë” dhe ishte data 1 gusht, mendova se ishte momenti i duhur për promovimin e saj.

Prej disa javësh tashmë së bashku me stafin e “Portokallisë” po udhëtoni nga qyteti në qytet. Është e lodhshme, apo të jep më shumë kënaqësi?

Është shumë e lodhshme, i paimagjinueshëm intensiteti me të cilin po punojmë. Nëse bënim dy “Portokalli” në javë për të nxjerrë një në javë, tashmë kemi çdo ditë “Portokalli”, kemi edhe rrugë për të bërë, edhe përballje me publikun. Është tjetër sjellje, e drejtpërdrejtë me publikun. Është diçka që i dedikohet vetëm publikut që kemi përballë mesh dhe kjo sigurisht që ka vështirësitë e veta.

Me gjithë këto udhëtime dhe punë, të mungon vajza?

Mundohem që në çdo moment të mundshëm që jam në Tiranë të jem me të. Nuk është se e kam parë pak, kemi qëndruar shpesh bashkë këto kohë. Jam përpjekur ta racionoj kohën dhe të jem me të, edhe kur kthehem në 11 të natës. Ndonjëherë e marr edhe në gjumë që të jetë me mua dhe të zgjohet me mua të nesërmen në mëngjes.

Pushimet i keni planifikuar?

Pushime do të marrim në dhjetëditëshin e fundit të gushtit dhe do t’i kalojmë të tre bashkë.

Në Shqipëri, apo jashtë do t’i kaloni?

Në Shqipëri, duke qenë se kemi shumë gjëra që varen nga prezenca jonë këtu. Nuk mund të shkojmë larg.

Çfarë mendon për koston dhe shërbimin e pushimeve në vendin tonë?

Jam kaq e dëshiruar për pushime, saqë nuk vë re sa lekë është veza dhe se si sillet kamerieri. Realisht për mua këto janë probleme kaq të vogla, saqë më duket se njerëzit nuk kanë me çfarë të merren dhe duan t’ia vështirësojnë jetën vetes. Ne këta jemi, kjo Shqipëri është, merre ose lëre. Kjo është e gjitha. Nuk dua ta mendoj këtë pjesë, sepse e mira nuk ka fund, por unë kam zgjedhur të jetoj në Shqipëri dhe i kam marrë parasysh edhe problemet që ka turizmi shqiptar. Për mua këto gjëra nuk kanë fare rëndësi dhe mendoj se është shumë e vogël të merresh me to.

Një fëmijë të dytë?

Kam ndërmend, por jo shpejt. Do ta vendosim pas pushimeve verore, ndoshta në dimër kur të jetë më ftohtë, por që vatra të jetë më e ngrohtë.

Do dëshiroje djalë?

Nuk kam preferenca të tilla.

Do dëshiroje familje të madhe?

Më pëlqen familja e madhe, sepse unë vij nga një familje e tillë, mami im ka tre fëmijë dhe më pëlqen, por nuk besoj dot ta arrij këtë shifër. Me dy fëmijë jam në rregull.

Gazeta Shqiptare/BalkanWeb/d.i.

Next Post

Skandali, Banka pa kasaforta, u blenë 10 ditë pas zbulimit të vjedhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

June 26, 2026
VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

June 26, 2026
Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

June 26, 2026
Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

June 26, 2026
Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

June 26, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

June 26, 2026
Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

June 26, 2026
Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikimi për fazën e dytë

June 26, 2026
DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

DETAJE / Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë

June 26, 2026
Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Media amerikane “Quartz”: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In