• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një vend që voton, por nuk beson te vota

by Ylli Manjani
23/10/2025 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani 

Kjo është Shqipëria sipas raporteve të ODIHR.  

Në Shqipëri zgjedhjet zhvillohen rregullisht, por raportet e zgjedhjeve tregojnë cilësinë e garës e secilës garë. 

Nga viti 2009 deri në 2025, raportet e ODIHR kanë ndjekur një linjë diagnostifikimi të përsëritur: procesi është gjithnjë konkurrues, por asnjëherë plotësisht i barabartë. 

Në vitin 2009, raporti më kritik i pas zgjedhjeve të 1996-ës, ODIHR tha troç se zgjedhjet “nuk arritën standardet ndërkombëtare”. Ishte koha kur numërimi u kthye në krizë politike dhe ku politika shqiptare humbi përfundimisht iluzionin e konsensusit elektoral.  Një debat për përfundoi me një grevë urie në bulevard. 

Në vitet që pasuan, raportet e ODIHR u bënë më teknike, por jo më të buta.  Aq teknike sa fjala “blerje vote” u bë term institucional, ashtu si “presion mbi punonjësit publikë” dhe “keqpërdorim i burimeve shtetërore”. 

Në vitin 2021, OSBE konstatoi se ndarja mes shtetit dhe partisë mbetej e paqartë, ndërsa “patronazhistët” zbuluan një model kontrolli të votuesit që nuk i përket një demokracie të konsoliduar. 

Në raportin e fundit, për zgjedhjet parlamentare 2025, ODIHR shënon disa përmirësime teknike – nga përdorimi i teknologjisë deri te votimi i diasporës – por thelbi mbetet i njëjtë: loja nuk është e barabartë. Administrata, burimet shtetërore dhe frika e humbjes vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si zhvillohet fushata dhe si perceptohet rezultati. 

Nëse lexohet në vijimësi, gjuha e ODIHR-it tregon një rrugë drejt përmirësimit teknik, por jo institucional. 

Pra asgjë e re nga ODIHR! As farsa  e as mrekulli zgjedhore nuk do gjeni edhe këtë radhë. 

Ndoshta në vite kemi mësuar të organizojmë zgjedhje më të mira, por nuk kemi mësuar ende t’i besojë vetes pas votimit. 

Ndoshta ky është edhe hendeku midis asaj që na thotë ODIHR si “proces konkurrues” dhe nevojës që kemi për demokracinë reale. 

Ndoshya për ta mbyllur këtë hendek, nuk mjafton një komision reforme zgjedhore, por një kulturë politike që pranon humbjen po aq natyrshëm sa fitoren. 

Nuk na i zgjidh ODIHR hallet e brendshme të partive. Aq më pak dështimin për të bërë politikë konkurruese. 

Next Post
Në kërkim për vrasjen e 33 vjeçarit në Manzë pas sherrit në lokal, ky është Daniel Pepa

Në kërkim për vrasjen e 33 vjeçarit në Manzë pas sherrit në lokal, ky është Daniel Pepa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In