• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një vaksinë për koronavirusin, Zëri i Amerikës: Është në fazën e testimit te njerëzit

by Java News
07/03/2020 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksina e parë e mundshme kundër koronavirusit është në fazën drejt testimit tek njerëzit.

Kanë kaluar vetëm gjashtë javë nga momenti kur shkencëtarët kinezë bënë të disponueshme sekuencën e koronavirusit dhe kur kompania bioteknike Moderna dërgoi vaksinën e saj në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për të filluar testimin.

Është një ritëm rekord për zhvillimin e vaksinave. Disa kompani të tjera gjithashtu janë duke punuar për të futur vaksinat e tyre në prova klinike.

Por, testimi i një vaksine për sigurinë dhe efikasitetin do të zgjasë 12-18 muaj ose më shumë, thonë zyrtarët. Çfarëdo produkti që do të rezultojë përmes testimit, do të përballet me një pengesë tjetër: prodhimin dhe shpërndarjen e mjaft vaksinave për të përmbushur kërkesën për atë që mund të jetë një pandemi globale.

Teknologji e patestuar

Vaksina e kompanisë Moderna është një nga disa kandidatura që përmbajnë një teknologji të re që nuk është përdorur kurrë tek njerëzit.

Çdo vaksinë deri më tani ka përfshirë pjesë të mikrobit në fjalë. Ato paralajmërojnë sistemin imunitar të pacientit që të mbajnë vëmendjen tek mikrobi.

Vaksina më e fundit nga kompania Moderna, përmban vetëm udhëzime gjenetike. Trupi i vetë pacientit i përkthen ato udhëzime në pjesë të mikrobeve që paralajmërojnë sistemin imunitar.

Kjo lloj vaksine gjenetike është shumë më e shpejtë për tu prodhuar sesa vaksinat tradicionale. Shkencëtarëve u mjafton të dinë kodin gjenetik të mikrobit, i cili u bë i disponueshëm brenda disa javësh nga zbulimi i koronavirusit.

Kjo është mënyra se si kompania Moderna mund të përftojë një vaksinë nga provat klinike në kohë rekord.

Por, kompania bioteknologjike me eksperiencë 10-vjeçare dhe seli në Massachusetts, nuk ka sjellë kurrë më parë një vaksinë në treg. Nëse vaksina e saj vërtetohet se është e sigurtë dhe efektive, kërkesa globale mund të jetë në qindra miliona apo edhe miliarda doza. Kompania nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me aftësinë e saj prodhuese.

“Disa nga këto teknika shumë inovative janë bërë nga kompani shumë të vogla që nuk kanë përvojë në prodhimin e vaksinave në një shkallë të madhe që do të nevojitet për të imunizuar botën,” tha Amesh Adalja, një studiues i vjetër në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë e Shëndetit . “Do të duhet të bëhet një diskutim rreth asaj se si ne do të zhvillojmë kapacitetin prodhues.”
Dy kompani të tjera të vogla bioteknike, Inovio me qendër në Shtetet e Bashkuara, dhe CureVac me qendër në Gjermani, po punojnë edhe për vaksinat me bazë gjenesh.

Financuesit janë duke punuar “për të identifikuar prodhuesit e mundshëm të sasive më të mëdha, me të cilët të lidhen zhvilluesit tanë të vaksinave”, njofton Koalicioni për Inovacionin e Përgatitjes Epidemike (CEPI), një partneritet ndërkombëtar publik-privat i themeluar në vitin 2017 për të nxitur zhvillimin e vaksinave për sëmundjet në zhvillim. Të tre kompanitë bioteknike kanë marrë fonde nga CEPI.

Biznes i rrezikshëm

Për kompanitë me përvojë prodhuese në shkallë të gjerë, prodhimi i një vaksine urgjente është një rrezik i padëshirueshëm biznesi, thonë ekspertët.

Kompanitë “duhet të ndalojnë të gjithë punën që janë duke bërë”, tha Adalja. “Ne nuk e dimë se sa i madh do të jetë tregu. Ne nuk e dimë nëse (epidemia) do të ikë (përpara se një vaksinë të jetë e gatshme) siç ndodhi me SARS-in. Ne nuk e dimë kush do t’i blejë këto vaksina”.

Qeveritë dhe partneritetet publike-private kanë blerë vaksina në disa shpërthime të mëparshme, por çdo rast është i ndryshëm, dhe jo çdo skenar përfundon mirë.

Disa kompani u goditën financiarisht, ndërsa po punonin për të zhvilluar vaksina kundër Ebolës gjatë epidemisë në vitet 2013-2016 në Afrikën Perëndimore.

“Nuk ka dyshim se shumë prej tyre humbën shumë para duke u përpjekur për të prodhuar një vaksinë ndaj Ebolas,” tha Ronald Klain, i cili koordinoi përgjigjen e qeverisë amerikane ndaj shpërthimit nën Presidentin Barack Obama. Zoti Klain foli në një aktivitet të Institutit Aspen në shkurt.

Një vaksinë për Ebolan ja doli të arrijë vijën e finishit – vaksina e zhvilluar nga ndërmarrja farmaceutike me bazë në SH.B.A., Merck, me rreth 175 milion dollarë financim nga qeveria amerikane. Zyrtarët e shëndetësisë po e përdorin atë për të ndihmuar në kontrollin e shpërthimit aktual në Republikën Demokratike të Kongos.

Prodhuesi i vaksinave Sanofi, ndërkohë, është larguar nga zhvillimi i një vaksine për Zikan.

Kompania franceze ishte në negociata në vitin 2017 për të zhvilluar testime klinike të një vaksine për Zikan të zhvilluar nga ushtria amerikane, dhe për ta prodhuar atë nëse vaksina do të provohej e sigurtë dhe efektive.

Kompania Sanofi donte një licencë ekskluzive. Por kritikët, përfshirë senatorin amerikan, Bernie Sanders, tani kandidat për president, shkruajti në një New York Times se licenca do t’i jepte monopol Sanofit dhe kompania “do të jetë në gjendje të vendosë çfarëdolloj çmimi astronomik që dëshiron për vaksinan”.

Meqenëse Sanofi kishte marrë tashmë 43 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë dhe do të merrte miliona më shumë për të shpërndarë vaksinën nëse ajo funksionon, kritikët thanë se kompania duhet të garantojë që vaksina do të ishte e përballueshme për të gjithë ata që kishin nevojë për të.

Sanofi dhe Ushtria nuk arritën një marrëveshje, dhe vaksina mbetet e pazhvilluar. /VOA/

Next Post
Basha takon kryeparlamentarin austriak për negociatat: Rruga e vetme, 9 kushtet e Bundestagut

Basha takon kryeparlamentarin austriak për negociatat: Rruga e vetme, 9 kushtet e Bundestagut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamtumirë Rexhep Qosja! Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së akademikut

Lamtumirë Rexhep Qosja! Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së akademikut

April 24, 2026
Zgjatet me 3 javë armëpushimi Izrael-Liban, Trump kërkon marrëveshje afatgjatë me Iranin

Zgjatet me 3 javë armëpushimi Izrael-Liban, Trump kërkon marrëveshje afatgjatë me Iranin

April 24, 2026
Nderim për veteranin e LANÇ-it, aviatorin Mersin Mixha

Nderim për veteranin e LANÇ-it, aviatorin Mersin Mixha

April 24, 2026
Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

April 24, 2026
VIDEO / Forcat Speciale në aksion, Rama publikon pamjet e stërvitjes së elitës së ushtrisë shqiptare

VIDEO / Forcat Speciale në aksion, Rama publikon pamjet e stërvitjes së elitës së ushtrisë shqiptare

April 24, 2026
“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

“Përçarje në Teheran”, reagon Irani: Trillime amerikane, jemi të bashkuar

April 24, 2026
Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

April 24, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten lehtë temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten lehtë temperaturat

April 24, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

April 24, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Përplasja SHBA-Iran në Hormuz çon çmimin e naftës në 106 dollarë për fuçi

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In