• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një urim ndryshe për Ditën e Flamurit

by Enver Robelli
27/11/2020 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Një popull së pari duhet ta sqarojë se për çka dhe për cilat gjëra është krenar. Kjo është baza e definicionit të patriotizmit. Folklori e dekoron patriotizmin, më shumë s’arrin dot. Është lehtë të jesh krenar me të kaluarën. Por më e rëndësishme është të jesh krenar me mënyrën se si sillesh dhe çfarë qasje ke si popull e shoqëri ndaj të kaluarës. Çfarë na bën patriotë nuk është shuma e parullave që brohorasim dhe flamujve që valëvisim, por bindjet e përbashkëta për të mirën e përbashkët. Kjo arrihet me patriotizëm të bazuar në Kushtetutë, jo me patriotizëm deklarativ.

Të gjithë viganët e historisë shqiptare kanë qenë edhe kozmopolitanë, qytetarë globalë. Fan Noli në kohën e tij ishte mbase i vetmi kryeministër në Europë që kishte përkthyer Shakespearin. Hasan Prishtina kreu gjimnazin frëng në Selanik (qytet i dominuar nga elitat intelektuale dhe tregtare hebraike), studioi drejtësi në Stamboll, në Selanik kishte edhe një shtëpi. Eqrem Bej Vlora kreu gjimnazin në Vjenë (Theresianumin e famshëm), pastaj u bë jurist në Stamboll, ishte diplomat osman në Shën Petërburg, hapi hekurudhën mes Mekës dhe Medinës dhe mbajti një lidhje më shumë se miqësore me aristokraten gjermane Marie Amelie von Godin. Eqrem Bej Vlora më 1911 botoi në Sarajevë në gjermanisht studimin etnografik «Aus Berat und vom Tomorr» (Nga Berati e mbi Tomorrin), më 1968 publikoi në München (Mynih) kujtimet e tij (Lebenserinnerungen). E fliste dhe e shkruante gjuhën e Goethes dhe Schillerit me elegancë aristokrate.

Ali Këlcyra, veprimtar politik, deputet, jurist i Romës, socialdemokrat me ide përparimtare ishte ndër të parët atdhetarë, i cili propozoi që deputetëve t’u hiqet titulli «bej», kundërshtoi mbulesën e grave myslimane dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 24 shtator 1923 kërkoi që grave shqiptare t’u njihet e drejta e votës. (Sa për krahasim: gratë në Zvicër fituan të drejtën e votës më 1971). Kombi shqiptar nuk ka shumë personalitete të tilla, por as nuk është komb pa personalitete të tilla – në krahasim me shumë kombe të tjera.

Princi letrar gjerman Johann Wolfgang von Goethe ka qenë i pamëshirshëm kur ka thënë se patriotizmi e prish historinë. Në rastin shqiptar tani (dhe më shumë se kurrë) patriotizëm duhet të jetë ideali për barazi, zhvillim e përparim. Thënë ndryshe: etja për përsosmëri. Shqiptarët janë larg nga ky cak, por janë një komb që shekullin e 20-të nuk e ka kaluar duke mbledhur dredhëza në mal. Janë komb që është përpjekur t’i shpëtojë shfarosjes. Brenda një shekulli janë dy shtete të themeluara dhe të qeverisura nga shqiptarët. Një shtet i bashkëqeverisur nga shqiptarët (Maqedonia e Veriut). Një shtet anëtar i NATO-s (Shqipëria).

Nga synimet e mëdha popullin shqiptar e ndan vetëm një gjë: frika nga dështimi! Frika do të mposhtet atë ditë kur njerëzit ta kuptojnë se virtyti më i lartë është përpjekja për jetë të dinjitetshme. Qysh ka thënë Leonardo Da Vinci: «Chi poco pensa molto erra». Kush mendon pak, gabon shumë. Të mendojmë më shumë për të mirën e përbashkët, atëherë edhe valëvitja e flamurit ka kuptim. E mendimi fillon atë ditë kur në zgjedhje votën nuk ia dhuroni vjedhësve. Ka bërë vaki më shumë se njëherë kjo. Fatkeqësisht.

Next Post
Shefi i Komisariatit në Urën Vajgurore infektohet me koronavirus/ Pozitiv edhe një punonjës bashkie

OBSH: Nevojitet të paktën 60% e imunizimit për të bllokuar Covidin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In