• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një udhëtim në djepin e qytetërimit, aty ku njerëzit mësuan për herë të parë të shkruanin

by A R
05/06/2023 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një udhëtim mbresëlënës nga Basra në Bagdat, në zemër të Irakut, aty ku njerëzit mësuan për herë të parë shkrimin dhe matematikën. Gjithashtu, vendlindja e disa prej qytetërimeve më të hershme të botës, si dhe shtëpia e shumë prej inovacioneve më të mëdha të njerëzimit. Udhëtimi kalon mes përmes autostradës së parë dhe më të gjatë të Irakut, e njohur si “Rruga 1”, e cila është ngritur mbi gjurmët e Mesopotamisë së lashtë. Ndonëse rajoni ka përjetuar për dekada të tëra konflikte të dhunshme, trashëgon dritëhijet e një sërë perandorish historike si babilonasit, asirianët dhe sumerët.

Turi nis në Basra, porti më i madh i Irakut. Qyteti përshkohet nga lumi Shatt al-Arab, i cili formohet nga bashkimi i Tigrit dhe Eufratit, dy rrugët ujore që frymëzuan emrin Mesopotamia (në greqisht do të thotë “midis dy lumenjve”). Pas 150 km në shkretëtirë, peizazhi shndërrohet papritur në një parajsë të gjelbër, me ligatina dhe këneta, disa të konsideruara edhe si pjesë e “Kopshtit Biblik të Edenit”. Në këto zona, sot jetojnë pak njerëz, pasi shumica janë larguar drejt qyteteve, por ato që kanë mbetur ndihen shumë të kënaqur me stilin e tyre të jetës, e cila ka ndryshuar pak që kur arabët e kënetës u vendosën në këtë zonë dhe tregtonin me qytetet-shtetet e mëdha të sumerëve.

Sumerët ishin qytetërimi më i hershëm i njohur i Mesopotamisë, të cilëve u atribuohen shpikje të tilla si rrota, vela, parmendi, matematika, inxhinieria hidraulike dhe shkrimi. Sipas Lanah Haddad, një arkeologe në Institutin e Kërkimeve Akademike në Irak, vendosja e sumerëve në një zonë të tillë pjellore ishte çelësi i suksesit të tyre. Tokat e pasura të zonës jo vetëm që u siguronin njerëzve ushqim të bollshëm, po i jepte favore dhe lehtësira për të krijuar. Gjithashtu, vendndodhja e rajonit midis Afrikës, Azisë dhe Evropës u mundësoi atyre të dominonin tregtinë botërore.

“Nga viti 5000 p.e.s deri në pushtimin mongol në shekullin e 13-të, kjo ishte qendra ku lëviznin të gjitha mallrat dhe si rezultat ata u bënë shumë të pasur dhe të fuqishëm. Ndryshe nga qytetërimet e tjera, sumerët nuk i shkatërruan arritjet e atyre që kishin pushtuar, por në vend të kësaj respektuan zbulimet e tyre dhe i përmirësuan ato.

Sistemi i shkrimit kuneiform u mundësoi atyre të regjistronin të dhënat tregtare dhe të krijonin bibliotekën e parë të kataloguar në mënyrë sistematike në Lindjen e Mesme të lashtë (Biblioteka Mbretërore e Ashurbanipal ) dhe një nga format më të hershme të ligjit të shkruar: Kodi i Hamurabit. Sistemi i Kodit prej 282 ligjesh u ngrit gjatë mbretërimit të mbretit Hamurabi (1792-1750 pes), i cili ndihmoi në shndërrimin e Babilonisë në qytetin-shtetin më të madh të Mesopotamisë.”

Lanah Haddad, arkeologe në Institutin e Kërkimeve Akademike në Irak

Pjesë e udhëtimit është edhe vizita në një nga vendet më të shenjta në Islamin Shia, Qerbelaja që është shtëpia e faltores së Imam Huseinit (nipi i Profetit Muhamed) dhe ajo e gjysmëvëllait të tij, Abbas. Mendohet se këtu vijnë deri në 40 milionë pelegrinë në vit. Pranë gjendet edhe “Varreza e Luginës së Paqes” në Najaf, e themeluar më shumë se 1400 vjet më parë, ku prehen gjashtë milionë myslimanë shiitë.

Pas 160 km nga Qerbelaja vizitorët kanë mundësi të ndalen në Bagdad dhe të vëzhgojnë punimet e bakrit në dyqanet e shumta artizanale, të cilët duket sikur trashëgojnë mjeshtëritë e epokave të kaluara. Perandoritë e fuqishme të Mesopotamisë që dikur shtriheshin në “Rrugën 1”, janë shndërruar në pluhur, por kontributet e tyre historike për njerëzimin, ende jehojnë në mbarë botën.

/a.r

Next Post
Thirrje për protestë masive në Zveçan, mbërrijnë edhe drejtuesit e Listës Serbe

Thirrje për protestë masive në Zveçan, mbërrijnë edhe drejtuesit e Listës Serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

“Firmat për Shabanin i dhamë gabimisht”, Berisha: Opozita e vetme jam unë dhe PD-ja

December 10, 2025
Begaj nga Prishtina: Roli i Shqipërisë në BE ndihmon Kosovën në njohje dhe afirmim ndërkombëtar

Begaj nga Prishtina: Roli i Shqipërisë në BE ndihmon Kosovën në njohje dhe afirmim ndërkombëtar

December 10, 2025
Dogji Audin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari

Dogji Audin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari

December 10, 2025
Shpërthejnë luftimet në Kongo, prishet paqja e ndërmjetësuar nga Trump

Shpërthejnë luftimet në Kongo, prishet paqja e ndërmjetësuar nga Trump

December 10, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 11 Dhjetor 2025

December 10, 2025
“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

December 10, 2025
‘Zgjedhjet ishin të lira’, Sali Berisha sulmon sërish komisioneren Marta Kos: Deklarata pasionante….

Berisha vijon me premtimet: T’u japim njerëzve falas tokat publike, që të ndërtojnë shtëpi

December 10, 2025
Trump intensifikon presionin mbi Maduro, dy avionë F/A-18 fluturojnë mbi Gjirin e Venezuelës

Trump intensifikon presionin mbi Maduro, dy avionë F/A-18 fluturojnë mbi Gjirin e Venezuelës

December 10, 2025

“1 mijë euro bonus për fëmijën e parë…”, Berisha propozon platformë kundër shpopullimit

December 10, 2025
Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, këtë herë mungon gjyqtarja Palloj

Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, këtë herë mungon gjyqtarja Palloj

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In