• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një udhëtim i shpejtë drejt katastrofës së paralajmëruar greke

by
02/07/2015 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjergj Erebara

Në vitin 2003, suedezëve iu dha mundësia të votonin në një referendum propozimin e qeverisë së tyre për ta anëtarësuar këtë vend në monedhën e përbashkët europiane, Euro. Në atë kohë, anëtarësimi në Euro qe në modë. Monedha kishte hyrë në qarkullim bankar në vitin 1999 dhe në qarkullim fizik në vitin 2001. Gjithçka kishte shkuar mirë. Euro qe një monedhë që konsiderohej një alternativë serioze e dollarit amerikan si monedhë e qëndrueshme që përdorej nga bankat qendrore për të mbajtur të sigurta kursimet e popujve.

Shumica e klasës politike suedeze qe pro anëtarësimit të vendit në Euro. Argumentohej se euro do të lehtësonte tregtinë në kontinent duke sjellë “ndarje të mëtejshme të punës”, d.m.th specializim të popujve të ndryshëm të kontinentit duke sjellë rritje të konsiderueshme në produktivitetin e punës, rrjedhimisht në rritje të fortë të mirëqënies.

Por një grup ekonomistësh në departamentin e Historisë Ekonomike në Universitetin e Lundit nuk mendonin kështu. Njëri prej tyre, Jonas Ljungberg organizoi një konferencë për të shpjeguar se euro nuk qe përpjekja e parë e njerëzimit për të krijuar një sistem të përbashkët monetar dhe për të hequr nga jeta jonë sikletet e rrezikut të zhvlerësimit apo mbiçmimit të monedhave kombëtare.

Në librin “Çmimi i Euros”, i cili u publikua atë vit me referate nga kjo konferencë doli nga botimi tri javë para referendumit të Suedisë. Në parathënie theksohet se botimi i këtij libri qe edhe një lloj proteste ndaj fabulës së krijuar nga pasionantët e euros në atë kohë, të cilët sugjeronin se refuzimi i euros në Suedi po bëhej nga njerëzit e painformuar, ndërkohë që njerëzit e informuar ishin të bindur për anëtarësim.

Euro u kritikua në atë kohë përmes disa argumenteve që tingëlluan më fort pas krizës së borxhit grek të vitit 2010-2012.

Argumenti i parë bazohet në konceptin “zonë optimale për një monedhë”.

Zona optimale për një monedhë nënkupton para së gjithash, ekzistencën e institucioneve të solidaritetit social brenda një zone që supozohet se do të përdorë të njëjtën monedhë. Përshembull, Gramshi nuk prodhon taksa për të mbajtur në këmbë shërbimet bazë publike si polici, drejtësi, arsim apo shëndetësi. Por shteti shqiptar transferon atje taksa nga pjesa tjetër e vendit dhe kjo transfertë bën që shërbimet publike të mos pushojnë së ekzistuari. (Tani, fakti është që Shqipëria nuk transferon të gjithë sasinë e nevojshme të taksave në periferitë e veta dhe kjo gjë ka bërë që shërbimet publike bazë si rrugët apo policimi i duhur të mungojnë, gjë që e ka bërë pothuajse të pamundur jetesën në këto zona dhe ka sjellë zbrazjen e një pjese të madhe të vendit nga popullsia, por ky është një diskutim tjetër).

Në vitin 2003, Greqia si një problem i mundshëm qe jashtë radarit pasi askush nuk e mendonte se një vend me ekonomi aq të vogël, (ekonomia e Greqisë është sa vetëm 2 për qind e të gjithë ekonomisë së eurozonës), do të krijonte një problem të tillë. Diskutimet qenë që kriza mund të niste nga Italia me ekonominë e saj shumë më të madhe dhe me borxhin publik përtej të imagjinueshmes dhe me kulturën e korrupsionit politik të gjithëpërhapur.

Mendimi qe që kur një vend i vogël si Greqia bie në krizë, pjesa tjetër e Europës nuk e ka ndonjë kosto të papërballueshme që të transferojë taksa për të mbajtur në këmbë shërbimet publike bazë atje. Por kur vjen puna te Italia, ky bëhet një problem i papërballueshëm.

Fakti që mjaftoi një krizë relativisht e vogël si Greqia për ta zhytur projektin Euro në rrezik flet shumë për argumentin e dhënë në atë kohë që Europa nuk përbën një zonë optimale për një monedhë.

Koncepti i dytë i kritikuesve qe që një monedhë mund të ekzistojë si produkt i një bashkimi politik.

Eurozona, për shkak se është një bashkim ekonomik pa bashkim politik, nuk plotëson kushtet për të pasur një monedhë të përbashkët. Monedha është një e drejtë sovrave e një shteti, i cili, si me çdo pronë, ka të drejtë ta përdorë atë, t’i vjelë frutet dhe të abuzojë me të. Mungesa e bashkimit politik të Europës bën që të treja këto cilësi të pronësisë mbi euron të prekin në mënyra të ndryshme vende të ndryshme anëtare. Një vend mund të përfitojë nga vlera e euros ndërsa një vend tjetër mund të humbasë. Argumenti kryesor i 15 viteve të ekzistencës së euros është që vendet thelbësore të Euros si Gjermania, Hollanda e të tjera, kanë përfituar duke rritur eksportet e saj në pjesën tjetër të Europës ndërsa pjesa tjetër e Europës ka humbur duke krijuar borxhe ndaj vendeve thelbësore.

Koncepti i tretë qe që një monedhë kërkon një politikë monetare dhe kjo politikë monetare do të duhet t’i shërbejë vendeve që janë shumë të ndryshme. Qëllimi bazë i politikës monetare, stabiliteti i çmimeve, kryhet përmes normave referencë të interesit në ekonomi. Kur ekonomia rritet, inflacioni rritet. Banka qendrore rrit interesat në ekonomi për të siguruar që rritja ekonomike nuk do të jetë e fryrë dhe që inflacioni do të mbahet nën kontroll. Dhe anasjelltas, kur ekonomia ulet, inflacioni ulet dhe normat e interesit ulen me qëllim që të lehtësojnë investimet dhe konsumin.

Problemi është që në një zonë kaq të gjerë si eurozona, një vend mund të jetë në bum ekonomik në të njëjtën kohë kur një vend tjetër është në krizë ekonomike. BQE nuk mund të bëjë dy politika monetare njëkohësisht dhe për rrjedhojë, njëri nga të dy vendet do të vuajë ose rënie ekonomike ose rritje të tepërt ekonomike, duke krijuar imbalanca, të cilat janë të pamundura të menaxhohen në kushtet e një monedhe të përbashkët dhe një politike monetare të përbashkët.

Por në praktikë, kur vjen puna për të marrë vendimet monetare, është e natyrshme që BQE të peshojë më shumë në kandar interesat e ekonomive të mëdha se sa ato të ekonomive të vogla. Dhe duke qenë se Franca dhe Gjermania sëbashku përbëjnë 50 për qind të ekonomisë së eurozonës, është normale që politika monetare e eurozonës do të jetë më shumë politikë franko-gjermane se sa politikë në funksion në vendeve të vogla. Ky nuk është një komplot ndaj vendeve të vogla, por thjeshtë është indikacion që sugjeron se ka shumë defekte fillestare në krijimin e euros.

Të gjitha këto probleme dukej se kishin zgjidhje. Psh, Bashkimi Europian ka një instrument politik të njohur si fondet e kohezionit strukturor, të cilat financojnë rajonet e BE-së që kanë të ardhura të ulëta. Por këto instrumente nuk duket se kanë ndihmuar mjaftueshëm për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajoneve të varfëra.

Greqia është një vend dukshëm i keqqeverisur, thellësisht i ndarë në një elitë të ngushtë që ruan pushtetin me fanatizëm dhe pjesës tjetër të vendit, megjithëse është edhe një vend për t’u lavdëruar sa i përket seriozitetit të zhvillimit të zgjedhjeve.

Politika e vendeve të punës për vota, korrupsioni në prokurimet publike etj kanë ndikuar shumë në rritjen e borxhit publik të vendit përtej asaj që ky vend mund të mbajë. Por anëtarësia në euro ka krijuar gjithashtu mundësinë që kjo klasë politike të shtonte borxhin publik me interesa fare të ulëta jashtë kushteve normale të tregut.

BIRN

Next Post

Rama ftesë për takim kryebashkiakëve. A do të marrin pjesë të djathtët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In