• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “tronditje” për Berishën/ Lajmi negociatave për Shqipërinë mund të “prishë” 7 korrikun e opozitës

by Java News
02/07/2022 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Erisa Zykaj duke folur në “Skype” për emisionin “Ballkan” në Abc për gazetaren Linda Karadaku, ka shpjeguar se si po avancon procesi i diskutimeve në Bruksel për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zykaj tha se, presidenca çeke është po aq e përkushtuar sa presidenca franceze për t’a çuar përpara dakortësinë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi propozimin e fundit të shpalosur dje nga presidenti francez, Emmanuel Macron deri në finalizim.

Sipas saj takimi i ardhshëm i 27 ambasadorëve të përhershëm të BE-së zhvillohet në 7 korrik dhe në këtë kuptim, data 7 korrik mund të përbëjë edhe datën e vendimit mbi kuadret negociuese.

Një “tronditje” dhe për Berishën një lajm i tillë, i cili një nga pikat e protestës ka dhe zgjatjen e hapjes së bisedimeve ndërqeveritare të BE me Shqipërinë.

7 korriku shansi i parë për aprovimin e kuadrove negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zykaj: Presidenca çeke e Bashkimit Europian jep sinjale shumë inkurajuese për progres konkret lidhur me integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Që në ditën e parë të kësaj presidence, ABC është njoftuar se, presidenca çeke është po aq e përkushtuar sa presidenca franceze për t’a çuar përpara dakortësinë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi propozimin e fundit të shpalosur dje nga presidenti francez, Emmanuel Macron deri në finalizim. Është ky finalizim që do të zhbllokojë rrugën për aprovimin e kuadreve negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëse ky finalizim do të bëhet brenda pesë ditësh, atëherë presidenca çeke do të vendosë pa humbur kohë çështjen e kuadreve negociuese me të dyja vendet në axhedën e takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian. Takimi i ardhshëm i 27 ambasadorëve të përhershëm të BE-së zhvillohet në 7 korrik dhe në këtë kuptim, data 7 korrik mund të përbëjë edhe datën e vendimit mbi kuadret negociuese.

Më tej, ky vendim mund të kalojë pastaj përmes një procedure të përshpejtuar me shkrim, siç ka ndodhur gjatë periudhës së pandemisë me një sërë vendimesh që nuk mund të merreshin me prezencën fizike të ministrave të çështjeve europiane, ministrave të jashtëm apo të fushave të tjera.

Pra, nuk ka nevojë domosdoshmërisht të mbahet një takimi i posaçëm i 27 ministrave të çështjeve europiane për përcaktimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet, që shënon dhe hapjen zyrtare të negociatave me to.

Presidenca çeke gati të ecë përpara me Ballkanin si paketë

Zykaj: Burime çeke kanë shpjeguar për ABC qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor në këtë kontekst të mprehtë të agresionit rus në Ukrainë, ku Bashkimi Europian nuk duhet të tregojë asnjë dobësi dhe nuk duhet të tolerojë asnjë rrjedhojë destabilizuese të  Rusisë në rajon. Si rrjedhim, Bashkimi Europian synon të përparojë me të gjitha vendet e rajonit në integrimin e tyre europian dhe ndaj rajoni aktualisht shihet më shumë si një paketë.

“Nëse zhbllokohet rruga për hapjen e negociatave zyrtare të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë do ecim përpara dhe me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe me aplikimin e Bosnjës për statusin e vendit kandidat” janë shprehur këto burime.

Sipas tyre, një moment i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë dhe samiti i muajit tetor mbi Komunitetin Politik Europian, ku do të ftohen shumë vende, përfshirë ato të rajonit. Gjatë samitit të tetorit pritet të mësohet më shumë lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe ecjen përpara të Bosnjës Hercegovinës në përmbushjen e 14 prioriteteve për marrjen e statusit të vendit kandidat./abcnews

g.kosovari

Next Post
Ukraina thirrje Turqisë të ndalojë anijen ruse të ngarkuar me 4,500 tonë grurë të vjedhur

Ukraina thirrje Turqisë të ndalojë anijen ruse të ngarkuar me 4,500 tonë grurë të vjedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In