• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Një traditë shekullore e jashtëzakonshme e makijazhit të vajzave te reja në Kosovë

by Java News
27/08/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falë Aziza Shefitagiç, ende ruhet tradita disa shekullore e grimimit apo makijazhit të vajzave të reja para martesës, e trashëguar brez pas brezi në Lubin të Poshtëm, një fshat boshnjak nën malin Sharr, në komunën e Prizrenit në jug të Kosovës. Kjo është një mënyrë e pazakontë e grimit të vajzave të reja dhe rrallë mund të shihet diku tjetër. Në fytyrën e të rejave vendosen më shumë shtresa ngjyrash, duke filluar me të “bardhën”, më pas një ngjyrë e kaltër e fortë, e kuqe dhe ngjyrë ari.

Etnologët sqarojnë se tre “rrathët e artë” simbolizojnë ciklet e jetës të lidhura me njëri-tjetrin me shtigjet e arta të kalimit të jetës. “Rrathët e kuq” të brendshëm janë simbolet e fertilitetit, prej të cilave lindin pika të kuqe dhe të kaltërta, që u dëshirojnë një familje të shëndetshme dhe të lumtur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot, kjo traditë e makijazhit të vajzave të reja është në prag të zhdukjes, sepse vetëm kjo 65-vjeçare vazhdon të përgatisë nuset e ardhshme në një mënyrë autentike dhe të pandryshuar.

“Këtë zanat e praktikoj që nga vitet 70-ta. E trashëgova nga vjehrra. Unë dua t’ia lë dikujt, por të gjithë njerëzit e mi kanë shkuar në Perëndim. Tani kam filluar të punoj me një grua nga fshati. Kur nuk do të mundem më, do t’ia mësoj këtë asaj. Kam dashur të mësoj vajzën time dhe nusen time, por për fat të keq ata jetojnë jashtë vendit”, thotë Shefitagiç.

Por ajo në mënyrën më të mirë e ruan traditën e boshnjakëve të këtushëm. Ndërkaq, po të mos realizonte dokumentarin artistja nga Prishtina, i cili u shfaq në një nga festivalet e Stambollit, ndoshta kjo traditë do të ishte zhdukur.

Tani, Shefitagiç ftohet nga punëtori të shumta. Gjatë një organizimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për dhjetë ditë ka qëndruar në Bruksel. Fotografia me vajzën e grimuar në këtë mënyrë ishte më e mira në Kosovë disa vite më parë dhe u ekspozua në qendër të Prishtinës, në murin e një ndërtese.

Askush nuk e di të tregojë se si dhe nga rrjedh ky lloj makijazhi, por konsiderohet së paku është një traditë 200 vjeçare.

“Të rejat zakonisht grimohen në Zhupë, dhe atë vetëm në Lubinin e Epërm dhe të Poshtëm, Manastir, Mushnikovë, Planjanë, ndërsa kjo traditë tashmë ka vdekur në Reçan. E reja ka zëvendësuar atë të vjetrën”, thotë burri i saj, Adil Shefitagiç.

Ai thekson se megjithëse këto fshatra janë shumë afër dhe janë të banuar nga boshnjakët, ka akoma një ndryshim në sportin dhe veshjen e të rinjve.

Ai në një intervistë për AA megjithatë thekson, se kjo nuk është tipike vetëm për boshnjakët në Kosovë, por sipas tij është gjithashtu e pranishme edhe në disa zona të tjera, kryesisht aty ku jetojnë muslimanët.

“Ky lloj i grimimit të vajzave të reja ekziston ende në Maqedoninë perëndimore, në Malin e Zi të Shkupit dhe pjesërisht në Bullgari. Por, ku është më i vjetër, kush nga cili e ka marrë – ende nuk dihet. Një gjë është e sigurtë, ajo është vetëm në mjediset ku jetojnë muslimanët”, tha Shefitagiç.

 

Next Post
Pas imazhit në TV/ Panorama shkruan se Tahiri u largua i pakënaqur me Qeverinë e re?!

Pas imazhit në TV/ Panorama shkruan se Tahiri u largua i pakënaqur me Qeverinë e re?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In