• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 9, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një tjetër vulë ka humbur

Skënder Minxhozi by Skënder Minxhozi
04/03/2023 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Pasioni dhe vëmendja që mediat i kushtuan betejës për vulën e Partisë Demokratike në gjykatën e apelit të Tiranës krijonte të premten përshtypjen se nga ky verdikt varej dhe ende varet fati dhe e ardhmja e kësaj partie. Më gjerë se kaq, është krijuar përshtypja se vendimi burokratik se cilit i kalon e drejta e përdorimit të simboleve të PD, do të përcaktojë në mënyrë përfundimtare jo vetëm fatet e lidershipit të kësaj force politike, por edhe fatet e Shqipërisë. Të duket sikur rrëzimi i Edi Ramës mbahet peng thjesht nga një vendim gjyqtarësh anonimë të fshehur pas një kutie xhami në gjykatën e apelit buzë Lanës.

Që kjo është një procedurë që ka peshën e vet për balancat dhe funksionimin e PD, për luftën brenda gardhit dhe për fraksionet “ndërluftuese” në parti, kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Në Partinë Demokratike ka aktualisht një luftë krahësh e cila nën hijen e rëndë negative të Sali Berishës, merr gabimisht trajtat e një lufte brezash. Ngjan sikur po lufton e djeshmja me të ardhmen. Në fakt po ta analizosh këtë tabor politikanësh që nisën të kacafyten në 8 janar dhe po e vijojnë sherrin brenda gjykatave, do të vëresh se kemi të bëjmë me një grupim personash të ndarë momentalisht më dysh nga figura e Berishës, por jo diçka më tepër se kaq. Disa prej figurave politike e deputetëve navigojnë mes dy grupeve në mëdyshje për pozicionimin e tyre, të tjerë rrinë në heshtje dhe presin të dalë një fitues në fund të rrugës. Shumë prej kontestuesve të sotëm kanë qenë adhurues të Beerishës për vite me radhë dhe ende sot vijojnë t’i atribuojnë atij merita që realisht s’i ka. Lufta në PD është e tillë prej rrufesë amerikane mbi Doktorin e jo prej ndonjë ndarjeje të qartë parimore ose doktrinare.

Kjo amalgamë politike pa fund dhe pa krye, dallohet sot brenda vetes vetëm nga qëndrimi ndaj Berishës, pra nga një konflikt që bazohet tek e shkuara e jo tek e ardhmja. Dhe kjo është vula e vërtetë e humbur e Partisë Demokratike. Është vula e humbur e vizionit, e rrugës nga duhet shkuar drejt suksesit dhe pushtetit, e ndërtimit të një dige të madhe dhe serioze politike kundër të majtës dhe Ramës. Është vula e humbur e përballjes me kundërshtarin, duke harxhuar energji të pafundme në përballjet brenda oborrit të partisë.

U bënë vite që Edi Rama del lideri politik më popullor në vend, megjithë masën e madhe të shqiptarëve që nuk e duan me kryeministër dhe megjithë konsumin e stërmadh që ka akumuluar në dhjetë vjet qeverisje. Çfarë do të thotë kjo në funksion të garës politike, në funksion të së ardhmes? Do të thotë se të tjerët përballë tij janë edhe më të padëshëruar, edhe më të pëfuqishëm edhe më antipatikë se ai në sytë e votuesve.

Vula e humbur e opozitës është fjala vjen edhe pëlqyeshmëria me një shifër (8.8%) e atij që e kemi pasur President për pesë vite rresht dhe që sot është bashkëkryetar opozite. Vula e humbur është edhe tek 70% kontestimi i votuesit të sotëm për liderin historik të së djathtës shqiptare dhe tek po kaq skepticizëm ndaj pasardhësit të tij që drejtoi Partinë Demokratike për nëntë vjet rresht duke humbur çdo proces zgjedhor që i doli përpara. I parë kështu, problemi i vërtetë i PD nuk është as tek marrja ose jo e vulës nga Berisha apo Basha, por nga mungesa e një projekti serioz drejt pushtetit.

Vula e vërtetë që i ka humbur sot PD qëndron edhe tek sheshet bosh të protestave që mbushen me piskama më shumë sesa me njerëz. Nëse Rama është ai që opozita thotë se është, i korruptuar, kriminal, i pabesë, shitblerës i interesave kombëtare e plot të tjera si këto, si shpjegohet që Tirana dhe Shqipëria nuk po derdhen para kryeministrisë për ta hequr duke e kapur për veshi si prindi fëmijën rrugaç, por opozitarët e gjejnë veten duke shetitur nëpër qendrën e kryeqytetit me pak qindra militantë nga pas që nuk mund të rrëzojnë dot as një drejtor shkolle, e jo më një qeveri të tërë?!

Me zgjidhjen ligjore të çeshtjes së simboleve PD krijon vetëm premisën e krijimit të një korsie për të ardhmen, jo vetë të ardhmen. Dhjetë vjet duke u endur në kërkim të një kryetari të ri dhe të një fabule post-Berisha, janë shumë. Një dekadë kohë e humbur me eksperimentin Basha dhe për më keq, një rikthim tek Berisha vitin e fundit, e bëjnë problemin e kësaj partie shumë të komplikuar sesa një proces gjyqësor vulash. Një gjykatë apeli është shumë e vogël për të ndarë çeshtjen e pushtetit politik në Shqipëri. Gjetiu është kriza, jo tek vula e humbur e 8 janarit.

Next Post
Dan Hutra: Mos dënoni të pafajshëm që mos të arrihet në masakra. I kërkoj drejtësisë…

Fati e shpëtoi/ Dan Hutra donte ta vriste, rrëfehet Rrahman Sela: I kam duart e pastra, s'kam lidhje

Comments 5

  1. L.Xh says:
    9 months ago

    Kjo puna e vulëhumburve, është këthyer në barcaletë duke qeshur rinia dhe pleqeria me këtë palo parti, e diskredituar tashmë edhe para syve të militanteve, të cilët e shohin mirë, që kjo parti tashmë është në agoni, dhe nuk ka shpresë për të dalë nga koma e thellë që ka rënë.
    Pritet vetëm vdekja zyrtare, në 14 ma, 2023 dhe në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, për tu këthyer përfundimisht në një OJQ, apo si partia e Dash Shehit apo ajo e Fate Mediut…
    Na ishte njeherë një Partuçi Demokratike, që vodhi e vrau nl këtë vënd, dhe u këthye nga simbol i këtijë,populli, në një kufomë që ndjell vetëm vdekje.
    Kaq mjafton.

    Reply
  2. Ismail Hoxha says:
    9 months ago

    Lesh xholi kjo parti e ka te veshtire por fundi mbeturinave si ti qe nuk ua mban Suma e shpuar te dalin perballe ka mbaruar heret a VONE,hakmarrja popullore do te vije ne qershorine 2013 une I Kam shkruar Edi Rames,qe do ta terheqin zvarre per se gjalli siq u terhoq busti I Enverit ju kujtoni se krijuat nje perandori por Ajo eshte prej kashte dhe mjafton veq nje fije shkrepseje qe ti vere flaken dhe ju e dini mire qe grushti I proletariatit do te bjere mbi ju

    Reply
    • L.Xh. says:
      9 months ago

      Ismail, kur të më drejtohesh mua, mundohu të bësh një “kurs” drejtshkrimi.
      Fjala “VEQ”, “SIQ” shkruhen me Ç e jo me Q, sikunder shkruan ti. Dakort kështu ?
      Punë niveli kjo.
      Të tjerat pastaj, si mendime dhe radhitjen e tyre, mish e peshk badhkë, ke treguar një militantizëm rural nga fabrika ……made in Noka.
      Tung.

      Reply
    • L.Xh. says:
      9 months ago

      Ismail, kur të më drejtohesh mua, mundohu të bësh një “kurs” drejtshkrimi.
      Fjala “VEQ”, “SIQ” shkruhen me Ç e jo me Q, sikunder shkruan ti. Dakort kështu ?
      Punë niveli kjo.
      Të tjerat pastaj, si mendime dhe radhitjen e tyre, mish e peshk bashkë, , ke treguar një militantizëm rural nga fabrika ……made in Noka.
      Tung.

      Reply
    • Vdekje komunistit te fundit Sali Berisha says:
      9 months ago

      Grushti i proletariatit eshte parrulle komuniste qe e perdorte babai shpirteror i Berishes,E.Hoxha…

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“Vrasja e Liridonës ka shumë mistere”, ambasadori suedez: Po punojmë me autoritetet e Kosovës për hetimet

“Vrasja e Liridonës ka shumë mistere”, ambasadori suedez: Po punojmë me autoritetet e Kosovës për hetimet

December 8, 2023
Arrestimi i “baronit të kokainës”, dalin detajet, çfarë u gjet në banesën ku strehohej i shumëkërkuari Gëzim Çela

Arrestimi i “baronit të kokainës”, dalin detajet, çfarë u gjet në banesën ku strehohej i shumëkërkuari Gëzim Çela

December 8, 2023
“Lufta duhet të ndalet”/  Shefi i OKB-së: Kërcënimi me armë bërthamore, i pajustifikueshëm

Gaza në pikën e thyerjes/ Guterres: Brutaliteti i Hamasit nuk e justifikon “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve

December 8, 2023
Shpenzimet marramendëse të Jamie Foxx për dekorimet e shtëpisë

Shpenzimet marramendëse të Jamie Foxx për dekorimet e shtëpisë

December 8, 2023
Sulm me raketa ndaj ambasadës amerikane në Irak, nuk ka të lënduar

Sulm me raketa ndaj ambasadës amerikane në Irak, nuk ka të lënduar

December 8, 2023
Cilët janë sektorët më të korruptuar në Shqipëri sipas qytetarëve

Cilët janë sektorët më të korruptuar në Shqipëri sipas qytetarëve

December 8, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Një kongres i pamëshirshëm për të gjithë

December 8, 2023
Shtrenjtohen çmimet e”shportës”, ja sektori i ushqimeve që ‘zbraz’ xhepat e familjeve shqiptare

Shtrenjtohen çmimet e”shportës”, ja sektori i ushqimeve që ‘zbraz’ xhepat e familjeve shqiptare

December 8, 2023
“Fundi i trishtë”/ Policia jep detaje për arrestimin e Gëzim Çelës në Kosovë! Ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana dhe Roma

“Fundi i trishtë”/ Policia jep detaje për arrestimin e Gëzim Çelës në Kosovë! Ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana dhe Roma

December 8, 2023
Plagosja e policit gjatë ndeshjes së volejbollit, kërkohet ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive në Greqi

Plagosja e policit gjatë ndeshjes së volejbollit, kërkohet ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive në Greqi

December 8, 2023
Shkrumbohet plotësisht nga flakët banesa në Fier, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

Shkrumbohet plotësisht nga flakët banesa në Fier, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

December 8, 2023
Tenderi korruptiv në Ministrinë e Shëndetësisë, Apeli lë në burg inxhinierin “sekser”

Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 15 urdhërarreste, zbulohen 4 prej emrave

December 8, 2023
Aksidenti/ Përplasen dy makina, 6 persona të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 11-vjeçare

Aksidenti/ Përplasen dy makina, 6 persona të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 11-vjeçare

December 8, 2023
Lista/ Asambleja votëbeson emrat e rinj të sekretariatit të PS-së

Lista/ Asambleja votëbeson emrat e rinj të sekretariatit të PS-së

December 8, 2023
Ne socialistët ndajmë suksesin, por përgjegjësitë janë individuale

Ne socialistët ndajmë suksesin, por përgjegjësitë janë individuale

December 8, 2023
Sondazhi: Të rinjtë perceptojnë më pak korrupsion në vend!

Sondazhi: Të rinjtë perceptojnë më pak korrupsion në vend!

December 8, 2023
Vrasja e Liridonës, ambasadori suedez në Kosovë: Suedia po asiston në zbardhjen e rastit, feminicidi është prezent këtu

Vrasja e Liridonës, ambasadori suedez në Kosovë: Suedia po asiston në zbardhjen e rastit, feminicidi është prezent këtu

December 8, 2023
Emrat/ Të përfshirë në kultivim e trafik kanabisi me vlerë 2.5 mln paund, burg për 8 shqiptarët në Britani

Emrat/ Të përfshirë në kultivim e trafik kanabisi me vlerë 2.5 mln paund, burg për 8 shqiptarët në Britani

December 8, 2023
Ndryshimi/ I njohur si ‘baroni i drogës’, dalin pamjet pas arrestimit të Gëzim Çelës

Ndryshimi/ I njohur si ‘baroni i drogës’, dalin pamjet pas arrestimit të Gëzim Çelës

December 8, 2023
Ambasadorja e Izraelit: Qëndrimi për propozimin e Ramës dhe… një mesazh për myslimanët shqiptarë

Ambasadorja e Izraelit: Qëndrimi për propozimin e Ramës dhe… një mesazh për myslimanët shqiptarë

December 8, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com