• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një tjetër skandal! Gruaja amerikane ngre padi për sulm seksual kundër princit britanik

by
10/08/2021 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua amerikane që kishte akuzuar prej kohësh biznesmenin e ndjerë Jeffrey Epstein për abuzim seksual, ngriti padi kundër princit britanik, Andreë për sulm seksual.

Virginia Giuffre dorëzoi të hënën padinë në gjykatën federale në Manhattan. Giuffre, e cila tani jeton në Australi, tha se ishte 17 vjeçe kur ndodhi sulmi nga anëtari i familjes mbretërore britanike.

Në një deklaratë, Giuffre tha, se “e mbaj përgjegjës princin Andreë për atë që më bëri”.

Ajo tha se shpreson që viktimat e tjera do të shohin nga padia e saj “se është e mundur të mos jetosh në heshtje dhe frikë, por të rimarrësh jetën në duar duke folur dhe duke kërkuar drejtësi”.

Në padinë e zonjës Giuffre pretendohet se princi e abuzoi atë seksualisht në shumë raste në vitin 2001, në rezidencën e Epsteinit në Nju Jork dhe në shtëpinë në Londër të zonjës Ghislaine Maxëell, e cila akuzohet për ndihmë një rrjeti të trafikimit seksual.

Princi Andreë, djali i dytë i Mbretëreshës Elizabeth, ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë pasur kontakte seksuale me Giuffrenë dhe i tha BBC-së në vitin 2019 se ai “nuk mban mend” ta ketë takuar ndonjëherë.

Financieri Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje në qeli në një burg federal në Manhattan ku priste gjyqin për akuza për trafik seksual.

Zonja Maxëell që pritet të përballet me gjyqin në nëntor, pretendon se është e pafajshme.

ABC Neës raportoi të hënën se padia e Giuffresë u dorëzua vetëm disa ditë para skadimit të një afati të përcaktuar me një ligj të shtetit të Nju Jorkut që lejon viktimat e dyshuara të abuzimit seksual në fëmijëri të paraqesin padi civile.

Avokati i saj, David Boies, i tha rrjetit të lajmeve, që “nëse ajo nuk e bën atë tani, do të lejojë që (Andreë) t’i shmanget çdo përgjegjësie për veprimet e tij”.

Një zëdhënës i princit Andreë tha për ABC Neës se nuk do të ketë asnjë koment mbi padinë./VOA

/b.h

Next Post
Champions/ Messi dërgon Barcelonën në çerekfinale , mposht Chelseas 3-0!

Një shifër e pabesueshme! Zbulohet kontrata ‘stratosferike’, paga dhe bonuset për Messin në PSG

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In