• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tjetër politikë unike nga Vodafone, për punonjëset

by Java News
09/03/2021 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vodafone Group vjen me një tjetër risi në politikat e burimeve njerëzore. Në ditën ndërkombëtare të grave, Vodafone ka prezantuar iniciativën që do të sigurojë mbështetjen e duhur për gratë dhe vajzat gjatë menopauzës. Kjo politikë e re e kompanisë do të aplikohet në të gjitha tregjet ku Vodafone operon, përfshirë Shqipërinë dhe do të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të kompanisë për mbështetjen e të gjithë punonjësve gjatë të gjitha fazave të jetës për të krijuar kulturën e gjithëpërfshirjes.

Kjo politikë e re është dizajnuar bazuar në rezultatet e studimit të realizuar nga kompania “Opinium”. Pjesë e këtij studimi u bënë 5,012 gra nga pesë vende të ndryshme të botës, në moshën mbi 18 vjeç, të cilat kishin pasur simptoma të menopauzës gjatë kohës që ishin në punë.

Nga ky studim u zbuluan fakte interesante, si për shembull:

  • Thuajse dy në tre gra (62%) dhe katër në pesë gra të moshës 18-44 vjeç (79%), me simptoma të menopauzës, thanë se kjo fazë kishte ndikuar në punë.
  • Një e treta e grave me simptoma (33%) u shprehën se këtë e mbanin të fshehur në punë dhe 50% kishin ndjesinë se të flasësh për menopauzën është tabu.
  • 44% e grave në përgjithësi dhe 66% e grave midis moshës 18-44, që kanë përjetuar simptoma të menopauzës, thanë se iu ka ardhur shumë zor të kërkojnë ndihmë në vendin e punës.
  • Dy të tretat (66%) e grave mendojnë se duhet më shumë mbështetje në vendin e punës për gratë në menopauzë.
  • Sipas përllogaritjeve të Vodafone, aktualisht rreth 15% e 100,000 punonjëseve të Vodafone-it nëpër botë preken nga menopauza. Për t’u siguruar se punonjësit e saj ndihen komod për të kërkuar ndihmë, ky angazhim global i Vodafone-it synon të ofrojë mbështetje, ndihmë, trajnim dhe ndërgjegjësim.

Pjesë e kësaj politike është realizimi i trajnimeve të punonjësve Vodafone në rang global, informacione për të kuptuar më mirë menopauzën dhe udhëzime se si mund t’iu vihet në ndihmë punonjëseve, kolegeve dhe pjestareve të familjes. Politikat ekzistuese në tregun lokal do të ofrojnë ndihmë gjithashtu në drejtime të tjera, që nga mundësia për të marrë leje për çështje shëndeti dhe trajtime mjekësore, orar pune fleksibël si dhe kujdes përmes Asistencës së Vodafone për Punonjësit.

Leanne Wood, Shefe e Burimeve Njerëzore në Vodafone Group, u shpreh: “Angazhimi global i Vodafone-it për menopauzën është pjesë e prirjes sonë për një kulturë më gjithëpërfshirëse dhe dëshirës që gratë ta shikojnë Vodafone-in si një vend të përshtatshëm për karrierën përgjatë gjithë fazave të ndryshme të jetës së tyre. Duke qenë se menopauza ndikon te gratë për një periudhe të rëndësishme të jetës, është e rëndësishme t’i ndihmojmë gratë në këtë fazë të jetës së tyre, duke folur hapur dhe duke ndihmuar gratë në vendin e punës, teksa kalojnë fazën e menopauzës.”

Diversiteti dhe gjithëpërfshirja janë në fokus të kompanisë Vodafone, duke përforcuar ambicien për të qenë një kompani, punonjësit e së cilës përfaqësojnë diversitetin e abonentëve dhe shoqërive kudo ku Vodafone operon. Synimi i Vodafone është që deri në vitin 2030, 40 % të pozicioneve në role menaxheriale dhe drejtuese të mbahen nga gratë. Kjo reflektohet tashmë në nivel Bordi, duke treguar angazhimin e Vodafone-it për të arritur këtë synim ambicioz. Aktualisht, në rang global, gratë mbajnë 31% të pozicioneve menaxheriale dhe drejtuese në Vodafone. Për të arritur synimin që deri në vitin 2025, Vodafone të jetë punëdhënësi më i mirë për gratë, kompania ka zhvilluar një sërë programesh që zbatohen për herë të parë nga një korporatë, me qëllim nxitjen e barazisë gjinore. Programe si ReConnect, Politika e Dhunës në Familje, politika globale e lejes së lindjes, për burrat dhe gratë, e rendisin Vodafone si një ndër kompanitë më të përgjegjshme dhe si një shembull të barazisë gjinore.

Next Post
VIDEO/ Rama: Si do të jetë godina e re e Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat

VIDEO/ Rama: Si do të jetë godina e re e Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com