“Komandanti i Brigadës së 12-të të Inxhinierisë së Gardës së Veçantë, koloneli Serhiy Porohnya, është eliminuar”. Ky është njoftimi i lëshuar nga Shtabi i Ushtrisë së Ukrainës që jep këtë lajm, në betejën e zhvilluar një ditë më parë.
Pas luftimeve të ashpra midis ushtarëve rusë dhe ukrainas në ditën e 19-të të luftës, burime të qeverisë ukrainase raportuan vdekjen në luftime të kolonelit dhe komandantit rus Serhiy Porohny.
Përmes rrjeteve sociale ata dhanë lajmin për vdekjen e këtij ushtari të lartë të qeverisë Putin.
g.kosovari