• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tjetër heshtje shurdhuese

by A R
05/06/2020 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anxhela Bakiasi

Përgjatë viteve të fëmijërisë edhe pse e rritur në një qytet të vogël, më është dhënë mundësia të ndiqja aktivitete të larmishme. Kujtoj që shpesh prindërit më shoqëronin nëpër kurse, pasi ishte e rrezikshme të dilja vetëm, kështu më thonin. Me naivitetin e një fëmije e merrja të mirëqenë rrezikun pa u thelluar në pyetje të tjera. Përse një vajzë ndryshe nga një djalë duhet të dilte gjithmonë e shoqëruar, t’u shmangej vështrimeve të panjohura, të ndërronte rrugë nëse disa djem i dilnin përballë apo të vishte xhaketë për të mbuluar dekoltenë.

Ndërsa kur shkoja në fshatin e gjyshërve, të gjithë më shihnin çuditshëm nëse kaloja pranë “territorit të futbollit” e veshur me të shkurtra. E shtangur shihja përreth meje djem të cilët e gjenin forcën në zhurmën e motorrit, shihja vajza të strukura në ndrojtje dhe prindër që heshtnin…

Teksa rritesha, shumë pak gjëra ndryshonin. Ndoshta në një qytet më të madh e vetmja gjë që ndryshoi ishte motorri, tashmë i kthyer në zhurma makinash, ndërkohë vajzat vazhdonin të strukeshin dhe prindërit po prapë të heshtnin…

Teksa lexoj lajmin për përdhunimin e një tjetër vajze, e disata në harkun kohor të pesë muajve, më duket një kronikë tepër e njohur, maja e një ajzbergu të krijuar gjatë shekujve nga vetë ne. Përse shokohemi tani? Përse shokohemi kur vajzat në shumicën e rasteve i rritim me imazhin e një babai që komandon dhe një nëne që bindet, i rritim duke u mësuar që janë të pambrojtura nëse nuk kanë një vëlla, se nuk mund të “mbijetojnë” nëse nuk do të gjejnë një burrë pa arritur në të tridhjetat.

Përse shokohemi kur iu mësuam gjatë fëmijërisë që forcën mund ta marrin tek djemtë dhe burrat që kanë përreth, pasi vetëm ata mund t’i mbronin nga specia e tyre. Ah, po harruam t’u mësonim që duhet të kishin kujdes dhe nga vetë ata, duhet të kishin kujdes nga “mbrojtësit”.

U mësuam të heshtnin pasi faji do t’u mbetej atyre, të duronin ndërkohë që “mbrojtësit” ktheheshin në monstra…

Nga ana tjetër çfarë u mësuam djemve? Si i rritëm këto krijesa që i quajmë sot “burra”? Ah, po i rritëm me ndjenjën e superioritetit, duke i bërë të besojnë që mjafton forca fizike për të nënshtruar një femër dhe trajtimi i saj si objekt për të shuar epshet e tyre është krejt normale. Mjafton të dëgjosh lajmet mbi rastin e fundit në një shkollë të Tiranës dhe kupton problemin e vërtetë në shoqërinë tonë, pasi dëgjon mësues dhe familjarë që ishin në djeni dhe nuk flisnin, përballeshin me situatën dhe mbyllnin sytë duke harruar çdo gjë sapo përplasnin derën e shtëpisë së tyre. Pikërisht këtu qëndron thelbi, çdo gjë na duket e huaj nëse nuk kalon gardhin e shtëpisë dhe mbetemi të painteresuar nëse nuk na prek.

Tashmë të gjithë jemi të revoltuar, të gjithë drejtojmë gishtin kundrejt fajtorit, tashmë që historia u shpluhuros të gjithë flasim. Por pyetja që më mundon është “për sa kohë”? Sa kohë do të duhet që ta harrojmë edhe këtë histori? Këtu qëndron frika ime…

Frikësohem se do të biem sërish në gjumin letargjik derisa një tjetër heshtje të na shurdhojë? Frikësohem se edhe kjo histori do t’ju bashkohet të tjera historive të pluhurosura pa mundur të ndryshojë asgjë.  Nëse kjo ndodh, nëse vazhdojmë t’u themi vajzave të “ulin kokën” nesër dhe djemve të mbështeten në muskuj atëherë përse protestojmë sot?!

Nuk duhet të revoltohemi nëse revolta jonë nuk i jep guxim të tjera vajzave që janë ende duke heshtur!

Por, pavarësisht gjithçkaje nuk jemi vonë, jemi ende në kohë për të jetuar në një të ardhme ndryshe dhe protesta e sotme në Tiranë ishtë një simbol ndryshimi. Shpresa gjendet në mbështetjen e pakushtëzuar të shoqërisë ndaj vajzave dhe në edukimin e tyre për ta gjetur forcën dhe zërin në komunitetin ku jetojnë. T’i japim fund heshtjes sot në mënyrë që mos të shurdhohemi nga të tilla histori nesër.

Next Post
Meta thërret te Pallati i Brigadave katër ambasadorë, në takim edhe Soreca

Ngacmimet seksuale, reagon Meta: Një shoqëri si e jona duhet të ngrihet e gjitha në këmbë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

November 6, 2026
Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

November 6, 2026
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

November 6, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

November 6, 2026
Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

November 6, 2026
Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj! I njihet gjykimi i shkurtuar, ja sa burg do vuajë

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In