Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrin dhe për pasojë gruaja e fëmija janë plagosur.
Të plagosurit ishin pasagjerë në një prej makinave. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk është zbardhur shkaku i aksidentit por paraprakisht dyshohet se është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet./m.j











