• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Një tjetër anëtar i PD-së sfidon Bashën: Kam shpallur kandidaturën për kreun e partisë!

by
29/10/2021 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka njoftuar se ka shpallur kandidaturën për kryetar i PD-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen.

Kulluri është shprehur se ky vendim ishte nga njëra anë i vështirë dhe nga ana tjetër i lehtë.

Ai shprehet se “Foltorja” që ka nisur ish-kryeministri Sali Berisha ishte një bonus i madh për Partinë demokratike.

Edvin Kulluri:

Dua të them se ky është një vendim i vështirë dhe i lehtë. Pas shumë vitesh pune dhe mundi në PD, besoj se në 4 vitet e fundit kam arritur të kurorëzojë një qëndrim timin personal të ashpër por të qartë ndaj lidershipit të partisë.

Ka qenë një bonus i madh që foltorja e Berishës dhe mbledhja e Kuvendit do të jenë një përmbyllje e tezave që kam ngritur unë dhe kolegët e mi. Ka qenë vendim i vështirë se përmblidhen arsye personale dhe politike. Nga ana tjetër është e lehtë pasi sot shumë njerëz më kanë përgëzuar shumë për këtë vendim që kam marrë.

Kandidati për kryetar i PD shprehet se nisma e Berishës ‘zgjoi’ delegatët dhe anëtarët për të kuptuar në cilin batak kishte rënë PD.

Edvin Kulluri:

Foltorja e Berishës zgjoi shumicën dërmuese të delegatëve dhe të anëtarësisë së partisë për batakun që kishte rënë PD dhe nevojën urgjente për të gjetur një zgjidhje. Së pari për largimin e lidershipit të papërgjegjshëm dhe dështak, së dyti për t’i dhënë PD  një të ardhme të ndryshme.  Unë jam i shqetësuar për fatet e PD dhe jo për fatet e rilindjes.

Për Kullurin është kënaqësi që të garojë përballë Berishës, pasi edhe ky i fundit pak ditë më parë nga Kavaja shprehur kandidaturën për kreun e PD.

Edvin Kulluri:

Është kënaqësi që të garoj krahë Berishës, apo përballë Berishës. E kam përkrahur Foltoren dhe  nuk ndihem keq për këtë sepse kam respekt jo vetëm për Berishën por edhe për historinë e PD.

Unë kam katër vite që flasë për këto çështje, dhe besoj që këmbëngulja dhe serioziteti që unë mendoj se kam besuar në këto principe më japin patjetër një vlerë të shtuar dhe një avantazh. Kjo nuk i heq të drejtën askujt për të reflektuar dhe për të ndryshuar mendim ashtu siç ka ndodhur në këto dy muajt e fundit.

Më tej shprehet se e rëndësishme është që tek PD të qëndrojnë parimet.

Edvin Kulluri:

Njerëzit mund të lëvizin, por e rëndësishme është që parimet të qëndrojnë aty. Do jetë një garë që nuk duhet të shohim gishtin por hënën. Unë e kam drejtuar gishtin kohë më përpara, dhe jam i sigurt që do marrë mbështetje të konsiderueshme, kur të fillohet gara. Besoj se Kuvendi do të mbahet në Dhjetor por nuk dihet ende data e sigurt.

/b.h

Next Post
Horoskopi 8 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Fundjava do të jetë magjike për këto katër shenja të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In