• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

by Mero Baze
03/04/2026 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Seanca e sotme gjyqësore rreth procedurave të mangëta me të cilat është emëruar prokuror Olsi Dado nuk është një padi ndaj Olsi Dados. Nuk duhet parë e tillë pavarësisht kontestit publik dhe juridik që ekziston mes tij dhe paditësit.

Padia duhet parë si një mënyrë që dhe sistemi i drejtësisë të vendoset në kushte të barabarta me pushtetin ekzekutiv apo çdo pushtet tjetër në vend, që duhet të vetëkorrigjohet kur kapet në shkelje të ligjit.

Nëse një zyrtari të lartë i kërkohet të japë dorëheqje kur gjendet në shkelje të ligjit, kjo gjë duhet t’i kërkohet dhe një prokurori apo gjykatësi. Në rastin konkret sistemi i drejtësisë është para provës për t’u dukur i barabartë para ligjit dhe ai, si gjithë pushtetet e tjera. Ligji nuk është një kamxhik në duart e drejtësisë mbi të tjerët, por një standart para të cilit duhet të jenë të gjithë të barabartë, përfshirë këtu gjyqtarët e prokurorët. Atyre u është besuar detyra e zbatimit të ligjit dhe dhënies së drejtësisë si për qytetarët, dhe për veten e tyre.

Në këtë rast drejtësia e re është në provë me veten e saj, pasi ajo duhet të bëjë për vete atë që bën kundër të tjerëve. Nuk është se të gjithë prokurorët e Shqipërisë janë emëruar si Olsi Dado që të quhet një lëvizje kundër drejtësisë së re. Përkundrazi ky mund të jetë rasti i vetëm ose shumë pak i ngjashëm me ndonjë rast tjetër paligjshmërie, kështu që drejtësia e re nuk mund t’i marrë fytyrën gjithë sistemit vetëm për të mbrojtur Olsi Dadon.

Praktikisht jemi para faktit që ai është emëruar prokuror në shkelje të ligjit. Përfaqësuesja e Presidentit në gjykatë pranoi se në kasafortën e Presidentit ka vetëm një shkresë të firmosur nga kryeprokurorja që kërkon emërimin e tij si prokuror dhe asgjë tjetër, çka në kushtetute nuk do të pranohej kurrë.

Atëherë investimi për të mbrojtur një prokuror të emëruar në shkelje të ligjit dhe anatemimi i çdokujt që kërkon të zbatohet ligji për të, është një shenjë e keqe që drejtësia e re nuk do të jetë e barabartë para ligjit me qytetarët e tjerë të republikës dhe pushtetet e tjera.

Madje më keq akoma, kjo tregon tendencën e uzurpimit të sistemit të drejtësisë duke e përdorur atë për interesa private të disa agjentëve dhe prokurorëve.

Nëse drejtësia e re frikësohet dhe nuk e pranon padinë, atëherë jemi para një prove të gjallë se SPAK është shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe jo një institucion që reflekton tendencën për të dhënë drejtësi. Pastaj kanë kuptim të themi se dhe dhjetëra raste të tjera shantazhesh në emër të SPAK ndaj gjyqtarëve janë bërë për interesa private si ky rast apo mos më keq.

Ky është një rast që nuk e dëmton sistemin, përkundrazi e përsos atë dhe i jep një kartë morale të fortë, pasi tregon se je gati t’ia bësh dhe vetes atë që u bën atyre që shkelin ligjin. Dhe raste si Olsi Dado ka aq pak sa nuk dëmton asnjë hallkë të sistemit.

Dhe kjo do të duket kur gjykata ta pranojë apo jo këtë padi. Ai është testi nëse drejtësia do të pranojë të jetë e barabartë para ligjit njësoj me qytetarët dhe pushtetet e tjera apo jo. Nëse po, jemi para një standarti që duhet të ulin kokën të gjithë para ligjit. Nëse jo, pastaj i bie të kemi bërë një drejtësi të ulim kokën para Olsit, por këtë s’ua kemi premtuar shqiptarëve.

Next Post
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In