• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një tender i pabesueshëm dhe një tallje me rrogtarët dhe pensionistët!

by Lutfi Dervishi
04/06/2022 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

1.

Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompani të vogël farmaceutike sepse kishte dhënë një ofertë tmerrësisht të ulët, për një tender të majmë ai mendoi se puna e tij ishte shumë e lehtë.

Tenderi ishte për ilaçe në Afrikë për një periudhë 10 vjeçare. Të joshur nga afati i gjatë i kontratës dhe vlera e madhe të gjithë kompanitë dhanë oferta me çmime shumë të mira. Por Rivopharm një kompani e vogël me bazë në Lugano kishte dhënë një ofertë shumë të pabesueshme. çmimi ishte më i ulët edhe se çmimi i lëndës së parë për prodhimin e tabletave.

Inspektori Hans duke menduar se puna e tij ishte shumë e thjeshtë, hyri drejt në temë sapo takoi menaxherin  dhe duke buzëqeshur i thotë:

“Ju e bleni lëndën e parë në Budapest, këtu e ktheni në tableta, tabletat i vendosni në kontenier, kontenieret i transportoni në Xhenova. Si mund të bëni gjithë këtë pune me një çmim më të ulët se çmimi që merrni lëndën e parë? Keni ndonjë ofertë më të mirë se të tjerët për lëndën e parë”.

“Jo, ne e blejmë lëndën e parë në Hungari, me të njëjtën çmim si gjithë kompanitë e tjera”.

Atëherë?

Tani ishte radha e menaxherit të kompanisë për të buzëqeshur:

“Ne e marrim lëndën e parë në Budapest me tren të hënën, të mërkurën pasdite ne prodhojmë tabletat që kërkon UNICEF sa për një vit, sepse punën e kemi automatizuar dhe e kemi gati për transport. Të enjten malli është në portin e Xhenovas. Inspektorët e UNICEF kontrollojnë cilësinë dhe po atë ditë na paguajnë paratë në llogarinë bankare tonën këtu  në Zvicër.”

Ejjj, po si është e mundur që po shisni tabletat më pak se çmimi që  keni blerë lëndë të parë”?

Menaxheri buzëqesh sërish: “Me hungarezët kemi kontratë që pagesën e bëjmë pas 30 ditësh. UNICEF na paguan pas 4 ditësh. Interesat që dalin nga lekët që mbajmë në bankë për 26 ditë, mbulojnë koston dhe na nxjerrin edhe fitimin”

“Inspektori Hans” mbeti pa fjalë!

Nuk thonë kot, paraja “pjell” paranë.

2.

Kjo histori mu kujtua dje, kur një deputet me një përvojë të gjatë jetësore jashtë Shqipërisë, më thoshte se ishte ende po aq i shokuar sa herën e parë që nuk e kishte marrë pagën më daën 1, pavarësisht kontratës dhe faktit që ky informacion rreth pagës ishte publik edhe në faqen e Kuvendit. “Ndodh- thotë ai- që e marrim edhe pas 9 ditësh?!

Çdokush me të drejtë mund të pyesë: ç’ne ky shqetësim për deputetët? Nuk është fjala vetëm për ligjvënësit, por nga një kërkim i thjeshtë rezulton se marrja e pagës, “javën tjetër” apo pas datës 5 apo brenda javës së parë, po kthehet në një rutinë dhe prek dhjetëra mijëra familje shqiptare.

Pagat nuk merren më si dikur në formë fizike. Nuk kuptohet sa kohë duhet për të kaluar pagën në mënyrë elektronike nga thesari në llogarinë bankare të gjithësecilit?!

Deputeti që ka përvojë jashtë thotë se çdo herë pagën e ka marrë në datën e caktuar dhe kur kjo datë përkonte me fundjavën ose ditë feste, paga kalonte një apo dy ditë më përpara.

Nuk besoj se dikush në Shqipëri ka patur mendjen gjeniale të përfitojë nga interesi i parasë së dhënë me vonesë, apo të jetë i qartë për efektin e shpejtësisë së qarkullimit të parasë, por është e qartë se nuk ka arsye që njerëzit që jetojnë sot me rroga të pyesin apo të kontrollojnë çdo ditë llogarinë bankare nëse i kanë kaluar pagën mujore? Nëse i vonon pagën një javë apo 10 ditë një familje që mbahet me pagën atëherë pyetja për vonesën e pagës minimumit meriton përgjigje.

Nëse në këtë vonesë ka përgjegjësi administrata kjo është e pajustifikueshme, por nëse në këtë vonesë përzihen edhe bankat atëherë këtu është rasti që nga “ferra e vogël mund të shohim lepurin e madh”

Gjithmonë për gjithçka ka një justifikim, por nuk mund të flitet për justifikim dhe vonesa burokratike kur bëhet fjalë  pagën e punonjësit aq më tepër për vonesat në marrjen e pensioneve për 630 mijë pensionistë.

Dhe kur ndodh kjo? Sot. Sot kur kosto e jetesës është më e lartë se kurrë, sot kur çmimi i çdo mallli është rritur dhe vetëm pagat e pensionet kanë mbetur në vend numëro. Të japësh pagën me vonesë sot nuk është vetëm mungesë përgjegjshmërie, është më shumë se kaq. është… tallje!

P.S. Të dy historitë e përmendura janë të vërteta: historia e parë është marrë nga libri “Factfulnes” i autorit Hans Rosling. Historia e dytë është e një deputeti të Kuvendit që ka ardhur në Shqipëri me idenë se ky vend bëhet dhe rregulli, ligji e kontrata janë të shenjta.

Next Post
Vdekja e tiranit/ Vladimir Putin mund të vritet nga gjeneralët, do ‘shitet’ si ‘sulm në zemër’

Vdekja e tiranit/ Vladimir Putin mund të vritet nga gjeneralët, do 'shitet' si 'sulm në zemër'

Comments 1

  1. Fillim Shevroja says:
    4 years ago

    Qafir e legen pa taban o Lut.
    Bëji të fala Sali Berishës me gjithë të birin Zen, sepse Shqipëria u bë me President të ndershëm, dhe merru para sa të mundesh dhe sa më shpejt, mbasi do të ngelesh pa para pas nja dy tre muajsh…….

    Reply

Leave a Reply to Fillim Shevroja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

December 24, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com