• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një telefon po bie në Tiranë

by Frrok Çupi
29/05/2024 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Tani po duket sa shumë shqiptarë paskemi nëpër botë!… Takimi i shtetit me shqiptarët në Athinë, në Milano, pastaj në Londër e në Gjermani, sikur i hapi qiejt dhe i lidhi njerëzit me shtetin. Duket se për herë të parë zbuluan njëri tjetrin- shteti dhe individi. Kishte humbur realiteti. Vetëm në 30 vjet, jo me shekuj. Ka shkuar koha si uji i detit që atëherë kur dikush, një i huaj, thërriste në brigjet tona të Jonit, si të ishte ‘askund’.

“Do ta kërkojmë Vlorën admiral, do ta kërkojmë si çifuti në shkretëtirë!’. Ajo ishte kohë e pakuptueshme, siç edhe admiralët e përdornin fjalën ‘çifut’ si pa gajle pse fyenin kombin hebre, apo kombin shqiptar. Fraza e egër ‘si çifutët në shkretëtirë’, mori trajtë shqiptare. Në gjithë botën u shpërndanë shqiptarë, por pa një lidhje me atdheun e tyre. Mjerimi i lidhjes ishte një mjerim më i madh se i bukës dhe i strehës. Çfarë ndodhi me atdheun e njerëzve pa lidhje dhe me njerëzit ‘pa atdhe’?

U tjetërsuan!

Njeriu shqiptar atje, përderisa ndihej i vetmuar, bëri atë që nuk kishte bërë kurrë më parë. Është e vërtetë se në Greqi ia qethën mjekrën priftit. Edhe pronarin e qëlluan me grushte sepse nuk ua dha pagën për punën e bërë. Ashtu siç e vërtetë është se sot mijëra shqiptarë të gjallë, në fakt nuk ekzistojnë si të gjallë veçse si hije. Ata ecin rrugëve, venë në shtëpi, lindin fëmijë, këndojnë në dasma…, por nuk ekzistojnë. Nuk ka regjistra për shqiptarët, sepse shqiptarët nuk i kanë emrat. As numra nuk janë, siç ka ndodhur në aktet më tragjike të njerëzimit, ku të paktën  njeriu ishte numër. As pension nuk do të kenë. Vetëm në pllakën e varrit do të lejohet të shkruhet emri i tyre i vërtetë. Ku ishim ne teksa ndodhte tragjedia e shqiptarëve? Ku ishte shteti shqiptar, domethënë?… Atdheu për ta do të ishte si babai. Asnjë zë e asnjë lajm nuk dëgjohej nga kufijtë e brendshëm; madje as kur vinin në kufi autobusët e ‘Fshesës”, makina të zeza me rrjeta metalike në dritare. Atëherë të gjithë sportelet shqiptare mbyllnin dritaret, sikur nuk kishte njeri të gjallë.

E jomë të kishte një telefon ku të shprehej çfarë po ndodhte!? E jomë të kishte një qeveri që u dilte për zot! Njerëzit  e larguar nisën ta shpikin ‘shtetin’ e tyre, njësoj si ‘çifutët’. Shpikën shtetin si forcë. Ata nuk kishin aq forcë sa ka shteti më i dobët, natyrisht, por bënë ‘të fortin’ në vend të huaj. Vonë, deri në vitet e fundit, të huajt vendas ankoheshin për shqiptarët: ‘Bëjnë zhurmë!,- thoshin,- në stacione treni, në metro, në sheshe, në merkato… Të tjerët ankoheshin deri për vrasje. Ishin të vërteta. Njeriu pa shtet dhe pa atdhe bëhet i egër kudo që të ndodhet. Pastaj shpikën ‘superfuqinë’, jo atje ku ishte, por superfuqinë brenda vetes. Flisnin për Amerikën, për presidentët e shteteve të mëdhenj, për mbretërit, për Papën. Dikujt i shkonte sensi i aventurës deri sa të shpikte një realitet pa ekzistencë sikur ‘jam fis me presidentin e Amerikës’. Tingëllima e përbashkët e emrave në botë u përdor si një ‘kërcënim’ kundër afendikoit ose kundër keqtrajtimit në vend të huaj. Presidentët Bush dhe Trump u tha se ishin shqiptarë e ‘do t’ua rregullojnë qejfin’ atyre që ‘na trajtojnë si kafshë’. Vetëm te lidhjet me shtetin e tyre shqiptar nuk u mbërrinte ‘aventura’. Këtej nuk dëgjohej as zë, as lajm…, as edhe një zile telefoni. ‘Kaq e padurueshme ishte bërë situata në ahurin tonë, saqë disa morën iniciativën e mbajtjes  së një lloj mbledhjeje të përgjithshme’, shkruan shkrimtari Gazmend Kapllani. Shkrimtari vetë ndodhej në atë ahur refugjatësh shqiptar në vitin 1992, diku në zonën e Igumenicës. Pastaj shkrimtari tregon se si dikush përmendi Bashkimin Evropian. Duartrokitje nga të tjerët. (Kërkohej shteti, atdheu, në fakt). Në fund, shkruan shkrimtari- nga refugjatët u mor vendimi që t’i shkruanin një letër OKB-së. Aty ndodhej shpresa, se sapo OKB do të merrte në dorë letrën e djemve shqiptarë refugjatë në një haur afër Igumenicës… ‘Ranë të gjithë dakord. Por doli një problem, shkruan shkrimtari,- problemi se kishin vetëm stilolaps, por jo letër. Pastaj edhe një problem i madh: Se nuk dinin adresën e OKB ku do të drejtohej letra… Pastaj problemi i fundit, se nuk dihej ku ndodhej posta e Filjatesit.

Edhe sikur ta dinin postën, kush do t’i linte të shkonin deri atje?! Edhe sikur vetë OKB-në, që nuk do ta kishin kurrë, ajo çfarë u duhej sa vetë jeta, ishte shteti i tyre, atdheu. Si shqiptarët nëpër shkretëtirë. Atdheu ishte, por nuk ishte. As edhe një zë. Nisën ta harrojnë dalëngadalë emrin e shtetit të tyre…

Next Post
U hodhi molotov gazetarëve, arrestohet për vrasje të mbetur në tentativë militanti i Berishës

U hodhi molotov gazetarëve, arrestohet për vrasje të mbetur në tentativë militanti i Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna -

Stuhia e fuqishme ‘paralizon’ verilindjen e SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York e New Jersey

September 27, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

September 27, 2026
Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 27, 2026
‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

September 27, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

E rëndë në Maliq: 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

September 27, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

September 27, 2026
Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com