• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një taksë absurde mbi të varfrit

by Gjergj Erebara
31/10/2018 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjergj Erebara / BIRN

Autori i këtij shkrimi disponon një makinë të prodhuar në vitin 2010. Pas dy vjetësh, kjo makinë do t’i kapërcejë 10 vitet. Nëse unë do të dua ta shes makinën 10-vjeçare, çmimi që do të marr do të jetë më i lartë se sa vlera e tregut të kësaj makine. Blerësi, i cili me gjasa do të jetë një shqiptar me të ardhura të ulëta dhe pa mundësi ekonomike për të blerë një makinë më të re se 10 vjet, do të duhet të paguajë një çmim më të lartë se sa kushton një makinë e tillë në një vend europian, fjala vjen, Gjermania.

Arsyeja se pse shqiptari i varfër do të duhet të paguajë më shtrenjtë se sa vlera e tregut për çdo makinë më të vjetër se dhjetë vjet, është se qeveria shqiptare ka vendosur me vendim qeverie të ndalojë importimin e makinave mbi këtë moshë, me preteksin e mbrojtjes së vendit nga ndotja.

Arsyetimi i qeverisë për mbrojtjen e mjedisit nuk qëndron dhe historikisht ka rezultuar i gabuar. Shqipëria nuk e ka për herë të parë që vendos të taksojë makinat e të varfërve dhe ta shesë këtë masë si “mbrojtje mjedisi”.

Argumenti i mbrojtjes së mjedisit nuk qëndron për shkakun e thjeshtë se nëse një makinë është 20 vjeçare, nuk bën dallim nëse ajo është importuar në Shqipëri e re fare apo është e importuar në moshën 12 vjeçare. Edhe një makinë e importuar sot e re, pas njëzet vjetësh do të jetë 20 vjeçare. Ajo që dallon është se makinat e reja ose relativisht të reja mund t’i blejnë ata shqiptarë që kanë një shumë jo të vogël parash për të shpenzuar. Nëse ke sot rreth 8 mijë euro, atëherë mund të blesh një makinë të vitit 2008. Nëse për të blerë një makinë ke në dispozicion vetëm 3 mijë apo 5 mijë euro, atëherë duhet të blesh në tregun shqiptar një makinë të viteve 2005 apo 2006 dhe detyrohesh ta paguash atë më shtrenjtë sa do të kushtonte një makinë e të njëjtit vit prodhimi e importuar nga Gjermania, për shkak se qeveria ka vendosur të bllokojë importin e makinave mbi 10 vjet.

Shqipëria ka një histori të “taksave mjedisore” që rëndojnë në mënyrë disproporcionale mbi të varfërit dhe kjo e fundit nuk është e re.

Në vitin 2004, me lobimin e një grupi biznesmenësh të njohur si koncesionarët e markave të makinave, (praktikisht importuesit e makinave të reja ose relativisht të reja), Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj të propozuar nga qeveria socialiste e kohës për të taksuar në mënyrë progresive importin e makinave, me parimin se sa më e vjetër të ishte makina, aq më e lartë do të ishte taksa.

Një produkt i kapjes së shtetit haptazi, taksa e makinave e shtrenjtoi importimin e tyre në Shqipëri, për shkak se një makinë e tillë kërkonte taksë doganore deri në 300 mijë lekë dhe që në shumë raste, ishte edhe më e lartë se sa vetë vlera e makinës.

Në pamundësi për të blerë makina normale 10-15 vjeçare, shqiptarët u detyruan të mirëmbanin atë flotë të vogël makinash që sakaq e kishte kaluar traun e doganës. Llojet e ndryshme të benzave, 240, 220, 190 etj., u mbajtën në punë shumë përtej jetës normale të një makine të tillë, për shkak se shumica e shqiptarëve nuk kishin para për të blerë makina të reja dhe nuk kishin mundësi të paguanin taksën e tmerrshme doganore për importimin e një makine të përdorur.

Ndërkohë, ligji i koncesionarëve bëri që shqiptarët e pasur të mund të blinin makina me kilometrazh zero, t’i përdornin për dhjetë vjet dhe t’i shisnin shumë më shtrenjtë se sa vlera reale tregtare e asaj makine.

Një makinë 15 vjeçare që kushtonte në Gjermani 2 mijë euro dhe kishte doganë prej 2.500 eurosh, shitej në Shqipëri për 5 mijë euro. Po kaq shitej edhe një makinë 15 vjeçare që ishte importuar e re dhe rrjedhimisht nuk e kishte paguar doganën.

Progresiviteti i taksimit, i prezantuar nga qeveria aktuale si flamuri i saj elektoral dhe që nënkupton taksim më të lartë për të pasurit se sa të varfrit, në rastin e taksimit të makinave është në krah të kundërt. Jo vetëm që nuk është taksë e sheshtë, ku të gjithë paguajnë në mënyrë të barabartë pavarësisht të ardhurave, por është regresive. Të pasurit paguajnë më pak, të varfrit më shumë.

Por përveç të qenit taksë për të varfrit, taksa e qeverisë “Nano” ishte një taksë që binte ndesh me marrëveshjen e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

U deshën disa vite që Bashkimi Europian të reagonte mbi këtë problem, por fakti është që në 2010, taksa mbi importin e makinave të përdorura u identifikua si një shkelje e marrëveshjes së tregtisë së lirë. Sipas kësaj marrëveshjeje, e cila është pjesë e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit dhe që përbën dokumentin themelor të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë, tregtia e lirë konsison para së gjithash në trajtim të barabartë të mallrave.

Qeveria e djathtë dhe populiste e Berishës, kur vendosi të bëjë të ashtuquajturën taksë e sheshtë, e kompensoi uljen e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin e korporatave përmes rritjes së disa taksave, mes të cilave ishte edhe taksa për automjetet e përdorura.

Në vitin 2011, ndërsa kishte humbur çdo kontakt me realitetin dhe përballej me kërkesën e BE-së,qeveria “Berisha” vendosi të taksojë njësoj importin për herë të parë dhe shit-blerjen e makinave brenda vendit. Një vendim aspak i logjikshëm, masa solli bllokimin total të shit-blerjeve të makinave deri sa qeveria u bind një vit më vonë të zëvendësojë taksën mbi shit-blerjet me një taksë vjetore regresive mbi përdorimin e makinave. Kjo taksë që vijon të jetë në fuqi, takson më shtrenjtë makinat sa më e vjetër të jetë. Për këtë arsye, ajo është një taksë regresive që rëndon mbi shqiptarët që nuk kanë mundësi të mbajnë makina të reja.

Si masë kundër ndotjes kjo nuk ka asnjë kuptim. Një makinë ndot në varësi të llojit të naftës që konsumon dhe sasisë së kilometrave që përshkruan. Një shqiptar i varfër me gjasa përshkruan më pak kilometra se sa një shqiptar i pasur dhe normalisht, pavarësisht se lëviz me një mjet të përdorur, ndot krahasimisht më pak.

Në të gjitha rastet, Shqipëria ka një taksë mbi karburantin që siguron një pjesë të majme të të ardhurave të buxhetit dhe që quhet “taksë ndotjeje”, 27 lekë për litër. Kjo është një taksë më efikase, pasi në varësi të konsumit të naftës nga makina (dhe rrjedhimisht sasisë së ndotjes), paguhet për litër.

Çdo lloj mase tjetër, si kjo e ndalimit të importimit të makinave më të vjetra se 10 vjet, është thjeshtë një taksë e palogjikshme mbi të varfrit, vendosur nga një qeveri e cila pretendon që është e majtë.

Next Post
“Opozitës i janë prekur interesat, vettingun në politikë do ta bëjë Drejtësia”

KQZ, mazhoranca: Kemi të drejtë për dy propozime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In