• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Një takim do ju ndryshojë jetën/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, 3 mars 2020

by Java News
03/03/2020 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DASHI
Dita e sotme do jete shume e bukur për ju qe keni një lidhje. Do e shijoni pafundësisht praninë e partnerit dhe emocionet do jene me te forta. Beqaret do jene gati për te bere ndryshime ne jetën e tyre dhe do shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet. Për financat do kujdeseni me tepër. Ju do keni besim te plote tek vetja se mund ta menaxhoni situatën ne mënyrën me te mire te mundshme.

DEMI
Ju çiftet do hyni ne një periudhe shume te te begate sot. Optimizmi do iu shoqërojë gjate gjithë kohës dhe nuk do keni me debate si dikur me partnerin. Beqaret do gjejnë zgjidhje për disa probleme qe kane pasur dhe do kenë me tepër kohe te lire për te kërkuar dashurinë. Ne planin financiar do bëni me shume përpjekje dhe do gjeni zgjidhje për disa probleme. Pasditja do jete me e qete.

BINJAKET
Ndikimi i Merkurit do jete shume i rëndësishëm sot. Sido qe te ete situata ne lodhjen tuaj, ai do beje qe sot te merreni vesh për mrekulli. Beqaret do jene paksa te turpshëm dhe nuk do pranojnë te njohën me ata qe do i ftojnë. Ne këtë mënyrë ata kane për te humbur mundësi te jashtëzakonshme. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë po nuk i bëtë me plan shpenzimet mundet edhe te keni probleme me vone.

GAFORRJA
Gjate kësaj dite do e keni te vështirë t’i qëndroni besnike partnerit tuaj. Disa persona shume joshës do mundohen t’iu bëjnë sa me shume për vete dhe ju nuk do iu rezistoni dot. Beqareve do iu duhet te marrin disa vendime shume te rëndësishme qe mund t’iu ndryshojnë edhe jetën. Konfigurimi i yjeve do jete i mire për financat. Vazhdoni njësoj me menaxhimin dhe nuk do keni probleme.

LUANI
Sot do jeni dinamike dhe plot gjallëri ju te dashuruarit. Shume nga momentet qe ju i keni ëndërruar do iu bëhen realitet. Beqaret nuk do iu rezistojnë dot personave qe do i joshin dhe mundet te fillojnë lidhje. Ecuria do varet nga sjellja e te dyja palëve. Financat do jene te mira, kështu qe nëse keni menduar te kryeni ndonjë investim bëjeni gjate kësaj dite.

VIRGJERESHA
Jeta juaj ne çift nuk do kaloje momente shume te bukura sot. Mes jush dhe partnerit do ketë goxha momente te tensionuara kur nuk do keni çfarë te bëni. Beqaret do e kenë te vështirë te lidhin kontakte me dike sepse do kenë goxha pretendime. Ne plani financiar nuk do keni vështirësi shume te mëdha, megjithatë nuk do jete momenti për investime gjigande.

PESHORJA
Nëse kohët e fundit jeta juaj në çift ka pasur disa probleme, sot çdo gjë do normalizohet dhe do arrini të mirëkuptoheni me partnerin. Beqarët do fillojnë më në fund një lidhje me personin që ka kohë që i josh. Në fakt edhe ata kishin filluar të ndienin, por nuk shpreheshin nga frika e ndonjë zhgënjimi. Në planin financiar do dini gjithmonë si të veproni dhe situata do mbetet e stabilizuar.

AKREPI
Venusi do ketë ndikim shumë pozitiv tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ua përmirësojë marrëdhënien me partnerin. Do ndiheni më të qetë për të folur hapur me të. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë kështu që nuk do bëjnë asgjë që ta ndryshojnë statusin e tyre. Ekuilibri financiar do ketë tronditje të njëpasnjëshme dhe vetëm me ndihmën e të afërmve do mund t’ia dilni mbanë.

SHIGJETARI
Çështjet financiare ka rrezik të krijojnë konflikte mes jush dhe partnerit gjatë kësaj dite. Mundohuni të flisni qetësisht dhe të mos kërkoni me inat të dalë gjithmonë e juaja. Beqarët do bëjnë disa zgjedhje sot, por që nuk do ketë plotësisht e sigurt se ato do i çojnë atje ku ata kanë dashur. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë vazhdoni ende të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

BRICJAPI
Nëse nuk doni të keni probleme me partnerin tuaj sot shmangni me çdo kusht heshtjen, por edhe debatet e kota. Mundohuni nga ana tjetër të reflektoni para se të veproni dhe të komunikoni sa më shumë. Për beqaret të gjitha rrethanat do favorizojnë një lidhje. Edhe për financat perspektivat kanë për të qenë të mira kështu që gjendja nuk do ketë probleme serioze.

UJORI
Ditë e mbushur me dashuri, alegri dhe çaste të veçanta ka për të qenë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. As vetë nuk e kishit menduar ndonjëherë se mund të kalonit momente të tilla. Beqarët do jenë me më shumë fat në dashuri dhe sot do arrijnë të afrohen me personin më të përshtatshëm. Shpenzimet kryejini me maturi dhe duke parashikuar të ardhmen nëse nuk doni probleme.

PESHQIT
Do i shtoni dozat e fantazisë gjatë kësaj dite kështu që marrëdhënia me partnerin ka për të qenë vërtet e veçantë. Beqarët do kenë takime vërtet interesante. Edhe sikur te mos kishin planifikuar për ndryshime të statusit, nuk do munden dot ta ndalin fatin sot. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Next Post
Shkoi me maskë në Kuvend nga frika e koronavirusit, por deputetes zvicerane i ndodh e papritura

Shkoi me maskë në Kuvend nga frika e koronavirusit, por deputetes zvicerane i ndodh e papritura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

June 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!

June 30, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

Buzhala për resortin në Zvërnec: Kushner dhe Trump nuk kanë ardhur për të vrarë flamingot, investimi duhet sepse…

June 30, 2026
Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

June 30, 2026
Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

June 30, 2026
Rama në Vlorë, finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake

Rama në Vlorë, finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake

June 30, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

U largua nga PS, Marjana Koçeku zëvendësohet nga Erion Malaj në Komitetin për Stabilizim-Asociimin

June 30, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidenti Begaj dekreton amnistinë penale, lirohen 466 të burgosur

June 30, 2026
“PS nuk e mund dot askush”, Balla: Pas protestës ka aktorë të huaj dhe interesa që synojnë të dëmtojnë Shqipërinë

“PS nuk e mund dot askush”, Balla: Pas protestës ka aktorë të huaj dhe interesa që synojnë të dëmtojnë Shqipërinë

June 30, 2026
Një fitore e madhe dhe tre humbje për Trump në Gjykatën Supreme

Një fitore e madhe dhe tre humbje për Trump në Gjykatën Supreme

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In