• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Një Stradivari e famshme, humbur prej 35 vitesh, rikthehet në skenë

by Java News
20/03/2017 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një violinë e çmuar Stradivari, që ishte vjedhur dhe nuk gjendej prej 35 vitesh, së fundmi u kthye në skenë për herë të parë që nga koha kur u rigjet, në vitin 2015.

Stradivari elegant i prodhuar në shekullin e 18-të, i përkiste violinistit virtuoz, Roman Totenberg, i cili ndërroi jetë përpara se instrumenti, i cili tani u takon vajzave të artistit, të gjendej.

Një prej ish studenteve të profesor Totenbergut interpretoi këtë javë për herë të parë në publik me violinën, që pas gjetjes së saj, një interpretim që njëra nga vajzat tha se “i kujtoi të atin kur interpretonte”. Violinistja kineze, Mira Wang, u familiarizua me instrumentin pak përpara shfaqjes në Nju Jork.

“Romani ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm që kam njohur; ai i dha drejtim karrierës sime artistike. Kur erdha nga Kina fillimisht s’njihja askënd, ai më pranoi si studente dhe madje më bëri pjestare të familjes së e tij”, thotë ajo.

Të tria vajzat e Totenbergut ranë dakord të ishte violinistja Wang që të debutonte me violinën e çmuar.

“Për ne Mira është si një motër. Ajo ishte e preferuara e babait. Natyrisht, ai kishte përzemër edhe studentët e tjerë, mirëpo me Mirën ishte më i afërt. Askush tjetër përveç saj nuk mund të përfaqësonte kaq bukur vazhdimësinë e virtuozitetit të tij”, thotë një nga vajzat e tij, Amy Totenberg.

Totenbergu dha koncerte me violinën Stradivari për thuajse katër dhjetvjeçarë. Ky instrument u krijua në vitin 1734 nga mjeshtri italian, Antonio Stradivari.

Gjatë karrierës së gjatë dhe të shquar, Totenbergu interpretoi në skenat më të mëdha botërore. Artisti ndërroi jetë në 2012-ën, në moshën 101 vjeçare.

Historia pas violinës së humbur duket si një subjekt romanesh të mistershëm.

Violina u vodh në dhomën e zhveshjes së artistit pas një prej shfaqjeve të tij.

“Po përshëndetej me adhuruesit pas koncertit dhe kur u kthye për të marrë violinën, ishte zhdukur. Valixhen e kishin hedhur te shkallët e skenës ku u bë koncerti. Telefonuan policinë dhe më pas erdhi dhe FBI-ja”, thotë Nina Totenberg.

Asgjë nuk u mor vesh për fatin e violinës për 35 vite me radhë, derisa ish gruaja e atij që e vodhi, i cili doli se ishte një prej ish studentëve të artistit, u përpoq t’ia shiste atë një specialisti violinash. Por ky i fundit e njohur menjëherë dhe kështu, në vitin 2015, instrumenti i dashur iu dorëzua vajzave të violinistit. Ato e riparuan dhe e bënë prapë funksionale.

Violinistja Wang patin nderin të ishte e para që rikthente në skenë violinën e çmuar të profesorit të saj.

“Nuk ishte gjë e vogël për mua të mbaja në duar këtë violinë dhe të isha e para që ta riktheja në skenë. Ka gëzim në këtë histori, por edhe shumë trishtim njëkohësisht, sepse profesori kurrë nuk e pa më instrumentin dhe nuk e dëgjoi më tingullin e violinës së tij. Shpresoj të ketë qenë me ne atë ditë.”

Motrat Totenberg duan t’ia shesin violinën ndonjë artisti ose fondacioni, me shpresën se ajo do të emocionojë sërish njerëzit kudo nëpër botë me tingujt e saj. Në 2011-ën, një violinë Stradivari shitej për më shumë se 15 milionë dollarë, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Serbia e shkel sërish Vendimin e GJND-së për Kosovën

Serbia e shkel sërish Vendimin e GJND-së për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In