• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një stil entuziast nga Kryemadhi, për opozitën

by Mero Baze
29/07/2020 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Monika Kryemadhi është në rrugë të mbarë. Ndryshe nga Basha, ajo ka filluar t’i heqë frikën vetes për zgjedhjet edhe pas ndryshimeve kushtetuese. Më së paku, është e qartë që ndryshimet do të bëhen dhe po mendon si ta bëjë më të lehtë ditën pas ndryshimeve.

Sot për shembull e kishte gjetur një zgjidhje. Kishte çuar Edi Ramën në vend të tretë ose të katërt pas zgjedhjeve dhe e kishte zgjidhur problemin e koalicioneve.

Kjo ka pak rëndësi për rezutatin e vitit të ardhshëm. Kjo ka shumë rëndësi për nesër pasdite, kur ndryshimet do të miratohen dhe opozita do reagojë.

Nëse i përmbahemi logjikës “kërcënuese” të Bashës, opozita normalisht do të thotë “nuk hyjmë në zgjedhje”, “nuk i njohim, nuk i lejojmë”,  etj., si këto. Madje, mund të shkohet dhe tek shprehja e famshme “ata do kalojnë mbi trupin tim”.

Qëndrimi i Monikës është më inteligjent dhe më politik. Ajo i lë vetes derën hapur për të folur njësoj si fituese dhe nesër pasdite. Dhe kjo është më e shëndetshme për opozitën, se sa ajo që bën Basha, duke filluar procesin e ri të të gënjyerit të militantëve.

Po ashtu është e zgjuar që dhe Meta u përmbajt sot pasdite. Prisja t’i rikthehej teorisë së sovranitetit, kundër ambasadorëve, sidomos asaj të SHBA, që e konsideron të drejtë të Parlamentit, të marrë vendime për ndryshime të tjera përtej 5 Qershorit.

Po ashtu u përmbajt dhe ndaj ambasadorit Soreca. Mund të duartrokiste për fjalinë e parë ambasadorin Soreca, që këshillon të mos bëhen ndryshime kushtetuese të njëanshme, se rrezikon që njëra palë mund të mos njohë qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Por kjo të lë shije të hidhur, pasi ai e bën fakt të kryer që do fitojë Rama dhe ka frikë se mos nuk e njeh Basha. Pasi Rama nuk ka si të mos e njohë po fitoi, se i njeh ndryshimet kushtetuese.

Sot ishte dita e fundit, kur opozita mund të bënte sikur i bashkohej ndryshimit dhe në Këshillin Politik.

Diçka dhe bëri sot. Propozoi ndryshimin e Kushtetutës për listat e hapura. Pra thjesht nuk bien dakord për formulën e koalicioneve. Ata e duan koalicionin me shumë lista, socialistët e duan koalicionin parazgjedhor me një listë, si gjithë vendet e OSBE që bëjnë zgjedhje të lira.

Pra “virgjëria” e mos prekjes së Kushtetutës ra nga vetë opozita. Debati është sa thellë është shkuar.

Kryemadhi e ka gjetur zgjidhjen. Tani “për një plesht nuk digjet gjithë jorgani”. Nuk u bë, nuk u bë. Në zgjedhje duhet hyrë, jeta do të vazhdojë edhe pas 30 Korrikut dhe morali duhet ngritur. I ka rënë shkurt, duke “caktuar” që Edi Rama del i katërti dhe bën thirrje të vazhdojnë përpara.

Lulzim Basha duhet të mësojë diçka nga ky stil. Natyrisht jo në mënyrë kaq vulgare, por në përmbajtjen e tij. Eshtë më mirë të shfaqesh si fitimtar entuziast, se sa si kërcënues i dështuar. Në të dyja raste mund të mos ia dalësh, por të paktën kështu si Monika, e shtyn me shpresë deri në fund kur thua se Rama do dalë i katërti. Ky stili tjetër, duke kërcënuar që “do të kalosh mbi trupin tim”, nuk shtyhet. Jo për gjë, por Edi Rama është edhe i gjatë dhe kalon pa të prekur fare.

Next Post
“Listat do hapen 100%”, Hajdari: Mora garanci nga PS, jam e hapur për të bashkëpunuar me PD

Hajdari braktis mbledhjen e "Këshillit": Pas ndryshimeve kushtetuese, liderët të mbajnë fjalën për Listat e Hapura 100%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In