• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

by A R
27/05/2025 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion.

Me lotë në sy, ai kërkoi leje të lexonte një mesazh nga një i afërm i tij, simpatizant i Partisë Demokratike. “Kam marrë mesazhin më të bukur që kam marrë prej kohësh. Më thotë ‘Eno, mos u mërzit! Të kujtohet sa të bukura dhe emocionuese ishin vitet ’90-’91? Kemi shumë nevojë t’i përjetojmë edhe një herë’. Unë besoj se mesazhi është shumë i qartë”.

Mesazhi qe vërtet emocionues, por pikërisht ky mesazh tregon problemin themelor të Partisë Demokratike.

Duket sikur zoti Bozdo dhe deputetët e tjerë demokratë jetojnë ende në vitet ’90. Mendojnë se frymëzimi i “çlirimit” të Shqipërisë nga e majta është mjeti i vetëm për të vizualizuar rrotacionin politik te populli. Gabim! Demokratët nuk jetojnë në vitin 2025, kur qytetarët shqiptarë nuk ngopen thjesht me emocione, por me vepra dhe me vizion.

Kur sheh disa emisione të gazetarit Blendi Fevziu, kupton gjithashtu se me sa mall e nostalgji flasin ish-studentët e dhjetorit, bashkë me Fevziun, për ato vite kur populli shqiptar shpresonte deri në naivitet se e djathta do të bënte ndryshimin e madh. Ish-studentët refuzojnë dëshpërimisht të kuptojnë se Partia e Punës nuk është më “djalli” në sytë e shqiptarëve. Kanë kaluar tri dekada e gjysmë. Po jetojmë në një epokë tjetër.

Partia Demokratike duket sikur mjaftohet vetëm duke ngrohur zemrat e militantëve. Kënaqet me pak, vetizolohet dhe krijon një kapsulë e cila mbështjell vetëm ata që jetojnë ende me nostalgjinë e viteve ’90, kur shqiptarët mbushnin sheshet plot. Po, vërtet i mbushnin plot, por sepse ishin me ëndrrat e fillimit, derisa kuptuan se asgjë dhe askush nuk ndryshon thjesht duke ëndërruar.

Demokratët vetizolohen dhe mjaftohen me 500 mijë militantët e tyre (vota inercie), sepse vazhdojnë të përmendin të njëjtat terma të shekullit të kaluar: “komunizmi”, “regjimi”, “bijtë e etërve”, “komunistët”, “nipërit e Enverit”, “Partia e Punës”, etj.

Me ligjërimin publik të demokratëve kupton se ata janë aq të dëshpëruar dhe të prapambetur, saqë, më shumë sesa rrotacionin e vitit 2025, kërkojnë shpikjen e makinerisë së kohës që të rikthehen në vitin 1991. Atëherë ishin heronj, por harrojnë se shqiptarët nuk votuan pro tyre. Votuan thjesht kundër epokës së errët që kaluan për 45 vite.

“T’i rrëzojmë komunistët!” apo “Të rikthejmë demokracinë!” nuk janë thirrje që funksionojnë sot. Nëse PD do të marrë pushtetin, duhet të mendojë për elektoratin gri. Asnjë parti nuk e merr dot pushtetin pa u rritur. Që të rritesh, duhet të tërheqësh votuesit neutralë, të rinjtë, profesionistët e lirë dhe çdo të pakënaqur socialist.

PD nuk e bën këtë. Më 11 maj, mbi 110 mijë të rinj patën shansin të votonin për herë të parë. Nuk e bënë. PD nuk i motivoi. Nuk i frymëzoi. Nuk i kontaktoi. Për PD ekzistojnë vetëm militantët. Sot ka mijëra shqiptarë të cilët janë 30-38 vjeç, të cilët as që e kanë idenë se ç’është komunizmi. Cili demokrat përpiqet t’i joshë këta? Askush.

Deri ditën kur demokratët të shohin më larg se gardhi i militantëve, deri ditën kur ata të dalin jashtë kapsulës brenda së cilës thurin ëndrrat e shekullit të kaluar… nuk ka rrotacion. Demokratët duhet të bëhen më të arsyeshëm, më të sofistikuar, më strategë dhe më të hapur me shoqërinë.

Nëse sot takohesh me një demokrat dhe i thua “po sikur Saliu të japë dorëheqjen dhe PD të hapet me figura të reja?”, në rastin më të mirë do të hash një të sharë, kurse në rastin më të keq do të hash një dru kokës. Kjo është sot Partia Demokratike – 500 mijë njerëz të ngecur pas në kohë / Maroklend Pashuku

Next Post
Vijon operacioni “The Wanted”, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Dubai

Vijon operacioni “The Wanted”, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori amerikan Wendt takohet me kreun e SPAK dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm!

Ambasadori amerikan Wendt takohet me kreun e SPAK dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm!

October 5, 2026
“Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt”- Sfida me San Marinon, Manaj në konferencë: Rekordi i Bogdanit? S’ka rëndësi kush shënon, por…

“Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt”- Sfida me San Marinon, Manaj në konferencë: Rekordi i Bogdanit? S’ka rëndësi kush shënon, por…

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Nesër sfida me modestët e San Marinos, tekniku Maran në konferencë: Nuk ka ndeshje të lehta! As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…

Liga e Kombeve/ Nesër sfida me modestët e San Marinos, tekniku Maran në konferencë: Nuk ka ndeshje të lehta! As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…

October 5, 2026
Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

Betejë për ujin e Burimasit në Maliq, banorët e fshatit i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit dhe përplasen me Policinë!

October 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Nuk është teknika e votimit problemi, por teknika e bërjes së votës

October 5, 2026
VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

VIDEO/ Tensione në Kosovë, deputeti i VV-së tentoi të dilte nga Kuvendi, protestuesit e kthejnë me forcë brenda gardhit!

October 5, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

October 5, 2026
Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

Dyshohet se ‘gjobiste’ punonjëset, arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së akuzuar të Postës Durrës! U kërkonte çdo muaj…

October 5, 2026
Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën, garë e fortë për vendin e parë në grup

October 5, 2026
Debate te “Ligjet”/ PD kundër “Territoriales”: Po cenoni 15 bashki. Manja: Reformë e rëndësishme, jam dakord për…

“Ligjet” miratojnë mes debateve të forta Reformën Territoriale me votat e PS, mungon Opozita! Mazhoranca ia kalon Parlamentit për seancë të enjten!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com