• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një skicë e trishtuar për Shqipërinë normale

by Astrit Patozi
16/10/2018 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Shqipëria normale është sot më e papërfaqësuar se asnjëherë më parë. Asaj nuk i lejohet refuzimi, madje as mospërfillja, sepse edhe kjo e fundit e ka çmimin e vet. Ngaqë është përdhunshëm e detyruar të zgjedhë patjetër njërin mes dy “Babaleve”, nëse do që të ketë një zë publik.

Edhe po qe e neveritur prej të dyve, është e detyruar që patjetër të rreshtohet në njërën prej turmave të klakerëve, që duartrokasin me ose pa lekë liderin e tyre, nëse do që dikush ta numurojë. Në mos gjithmonë, të paktën vetëm atëherë kur ka zgjedhje.

Shqipërisë normale nuk i lejohet as të mendojë me kokën e vet, sepse është e detyruar të pranojë njërin nga dy versionet zyrtare, edhe sikur të jetë e bindur plotësisht që janë të dyja gënjeshtra të trasha. Të udhëheqësit në qeveri, apo të atij tjetrit në opozitë.

Që do të thotë se e vërteta nuk duhet kërkuar askund tjetër, përveçse tek njëri prej tyre, madje në jo pak raste, tek të dy njëkohësisht. Dhe për këtë nuk ka nevojë domosdoshmërisht të presësh 17 majin. Sepse në këtë vend nuk lejohet të arsyetosh vetë apo të kërkosh shpjegime, larg qoftë, prova dhe fakte, jo e jo.

Shqipërisë normale nuk i lejohet as të kthejë kokën nga ana tjetër, nëse është e lodhur nga luftërat e vërteta apo të rreme me “Babale”. Sepse e ka të pamundur të shpëtojë nga pusitë, që fillojnë në mëngjes me produktet apo fjalimet që dalin prej fabrikave të dy partive dhe mbarojnë në darkë me konspektimin e tyre nga të gjitha mediat elektronike.

Shqipërisë nuk i lejohet të flasë e jo më të debatojë për tema të tilla të “rëndomta”, si taksat, çmimet, mjedisi, shërbimet publike, administrata, drejtësia, reforma zgjedhore, shteti, kushtetuta etj, sepse është e detyruar të pranojë si kauza kombëtare vetëm hallet personale dhe familjare të udhëheqësit në qeveri dhe të atij në opozitë. Të cilëve, çuditërisht, jo rrallë u përputhen agjendat.

Shqipërisë normale i ndalohet madje dhe që të qëndrojë mënjanë, sepse kjo i llogaritet që punon për llogari të armikut nga të paktën njëri prej liderëve, në mos nga të dy njëherësh. Shqipëria normale është e detyruar, jo vetëm të pranojë, por edhe të zgjedhë patjetër njërin prej tyre, jo vetëm një herë në dy vjet, kur shkon të votojë, por edhe çdo ditë tjetër që i ka falur Zoti.

Ndaj dhe banorët e saj janë sot më të dobët, më të pambrojtur dhe më të pamotivuar se kurrë, edhe pse me letra ne quhemi vend i lirë. Sepse të vetmen gjë që zgjedhin vetë dhe me dëshirë ata kanë, ose mbijetesën këtu, ose ikjen si refugjatë, duke braktisur dhe zbrazur Shqipërinë.

PS. Shqipëri normale quhet bashkësia e qytetarëve të pështirosur nga banaliteti dhe egërsia e race politikanësh, që e kanë futur atdheun mes këmbëve dhe po e shqyejnë pa mëshirë, duke na treguar se këtë “sakrificë” po e bëjnë për të mirën tonë. Popullsia e saj shtohet dita-ditës në përpjestim të drejtë e zvogëlimin e njerëzve që mund ta përfaqësojnë atë ende në të gjitha nivelet e pushtetit apo të hapësirës publike. Dhe jam i sigurt që, nëse nuk do të ketë reagim, më e keqja nuk ka ardhur ende.

Next Post
Merrte lekë për provime, prangoset infermieri në Korçë

Merrte lekë për provime, prangoset infermieri në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com