Nga Mero Baze
Nëse do të kuptosh kush ka qenë I interesuar për skandalin e publikimit të pagave dhe të dhënave personale të shqiptarëve, shiko reagimet politike ndaj skandalit. Janë së paku dy faktor politik, në aleancë me njëri tjetrin, që dekonspirojnë veten pas këtij skandali: Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Sali Berisha i cili bën zakonisht qimen tra, sot është përpjekur ta konsideroj këtë skandal që në fakt rëndon mbi qeverinë si përgjegjësi, si një skandal I qëllimshëm I qeverisë për “të tërhequr vemendjen nga dosja e inceneratorëve”.
Ndryshe nga Lulzim Basha që bën fajtorë qeverinë dhe kërkon dorëheqje të saj, duke e quajtur përgjegjëse për skandalin, Sali Berishës nuk I duket aq I rënd dhe konsideron lojë të qeverisë për të tërhequr vemendjen nga një proces gjyqësor. Është fiks ajo që ka pas në mendje kur e ka bërë.
Pra në subkoshiencën e Berishës, skandlai I publikimit të listës është një përpjekje për të mbuluar një skandal të këtyre ditëve.
Në fakt skandali politik I këtyre ditëve është përballja e foltores me Lulzim Bashën, që po telendis me rrënjë e degë PD dhe opozitën në tërësi dhe mbi të gjitha përpjekja e Sali Berishës dhe Ilir Metës për të krijuar një organizatë politike antiamerikane në Shqipëri.
Nëse ka një itneres pë rtë tërhequr vemendjen nga ndonjë ngjarje është pikërisht zhurmimi I “Foltores”.
Dyshimet shtohen më tepër kur mësohet se Presidenti I vendit Ilir Meta është njeriu I parë që e ka diotur këtë ngjarje pasi e ka pëshëpritur në bsieda me gazetarë dhe të afërm të tij gjatë muajit të fundit.
Skandli I publikimit të pagave dhe të dhënave personale të gjithë shqiptarëve nuk është një shaka zyrtari që mund të sillet si I papërgjegjshëm. Nga të dhënat e publikuar deri më sot, duket se është një operacion që i përket pjesës së parë të këtij viti para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare. Këto të dhëna janë shitur nga inspektorë shtetërorë tatimesh, dhe duket qartë q ëi ka pas LSi në dorë para dhe gjatë zgjedhjeve.
Nga ajo që mund të kuptohet deri tani, kemi të bëjmë me një kopjim të listës së pagave dhe jo një sulm hakerash mbi sistemin. Disa element e dekonspirojnë atë si një listë të formuar në mënyrë manuale, duke bashkuar realitete të viteve të ndryshme.
Dhe si për të kënaqur gjtihë paranojat e Ilir Metës, bie në sy dhe “një pagesë anonime” në emër të Shërbimit Informativ prej 500 mijë eurosh në muaj, që nuk ezgiston realisht në SHISH. Këtu të gjithëve na shkon mendja tek Ilir Meta, I cili ka kohë që kërkon të viktimizohet si njeri që e përgjojnë 24 orë për çdo gjë që bën.
Fakti që lista nuk u bë publike më parë, por tani në kulmin e degradimit politik të lëvizjes Berisha Meta ngjan shumë si një akt kamikazësh, pikërisht për të tërhequr vemendjen jo vetëm nga degradimi I “Foltores”, por dhe nga ngjarje të tjera që po I trokasin në derë Sali Berishës, sic është dorëzimi I dosjes së Gërdecit në dorë të SPAK apo skandali me pagesat e gazetarëve të “listës Beketi” që punojnë tek televizioni I familjes Berisha dhe paguhen nga një person në kërkim në Shqipëri.
Lista ka qenë në dispozicion të Ilir Metës gjatë fushatës dhe para saj, pikërisht në atë kohë kur ata bërtisnin për patronizhistët e Partisë Socialiste që mblidhnin të dhëna për votuesit. Këta I kanë rënë shkurt. Këta kanë marrë të dhënat e gjithë shqiptarëve, nga inspektrët apo ish Drejtrë tatimesh që I kandiduan, për ti përdorur në zgjedhje dhe për të ditur ku të vënë gjoba, ku të kërkojnë vota dhe kundër kujt të punojnë.
Është shumë ilustrues fakti që ish zyrtar të lart të tatimeve u vunë në krye të LSI gjatë fushatës dhe para saj. I përdorën para fushatës dhe gjatë saj për vota, tani po I përdorin nga dëshpërimi për atë që po u ndodh.
Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të pastër të të dhënave shqiptarëve, të cilët fillimisht janë përdorur për fushatë se janë vjedhur para zgjedhjeve dhe tani po përdoren për të shuar zhurmën e degradimit të opozitës dhe sidomos dyshes Berisha Meta.
Le të presim me durim përfundimet e prokurisë për rrethin e ngushtë të personave që kanë nën dyshim, të shikojmë kush I ka punësuar, për kë kanë punuar dhe për të mësuar më shumë rreth mënyrës si I kanë vjedhur. Por dhe pa mësuar emrat e tyre, shikoni kush po del në Tv e Berishës, shikoni si Berisha e Meta po reagojnë ndaj listës dhe e kuptoni lehtë kush e ka bërë. Por e kanë bërë me një kosto të rënd për shoqërinë për imazhin e shtetit, në orët më të errëta të tyre, nën parimin “pas meje qameti”.