• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një sistem politik oligarkik, i vulosur me marrëveshjen Berisha-Rama në vitin 2008”

by A R
13/01/2018 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandeli Majko, një prej ministrave të qeverisë Rama, beson se biznesi e drejton politikën dhe jo e kundërta.

Pak ditë më parë ai përcolli publikisht një akuzë për biznesin, duke e cilësuar në nivelet e krimit.

“Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi. Sikur ta vendoste në fokus të interesave do ia kisha bërë hallall por, ngandonjëherë, vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është në nivelin e krimit”, shprehej Makjo.

Gazeta Mapo ka bërë një shkrim për oligarkët, duke u nisur nga denoncimi i Majkos, dhe ka marrë një intervistë nga botuesi i gazetës TemA, Mero Baze.

A ka oligarkë në Shqipëri apo është veçse një perceptim populist mbi këtë term?

Fjala oligarkë ka hyrë në fjalorin politik nisur nga oligarkia, e cila është një formë qeverisjeje në kohët e vjetra, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth i ngushtë njerëzish.

Në këtë kuptim mund të them se Shqipëria është një oligarki, e prodhuar me ligj, pasi këtu shqiptarët votojnë vetëm për kryeministrin, të tjerat sillen rreth fituesit. Kjo është përgjegjësi e klasës politike që ka humbur në Kushtetutën e vendit mekanizmin e check-balance dhe ka kufizuar të drejtën e popullit për t’u shprehur për pushtetet e tjera përveç kryeministrit.

Por në Shqipëri në mënyrë qesharake ky term nuk i adresohet politikës, por biznesit. D.m.th. atë që duhet t’ia thonë politikës, ia thonë biznesit.

Dhe me këtë kanë fjalën se disa biznesmenë janë më të privilegjuar se të tjerët. Kjo është e vërtetë, por nuk është problem i tyre. Pra, ne kemi një sistem politik oligarkik. E kemi bërë vetë me ligj dhe Marrëveshja Berisha-Rama e vitit 2008 i ka vënë vulën. Është një histori që duhet bërë zhbërë. Së paku ta zhbëjmë me ligj, pastaj në praktikë.

Besoni se përdorimi i shtuar së fundmi, i termit oligarkë, qoftë nga politika, por edhe mediat dhe rrjetet sociale, po kthehet në një farë trysnie ose sulmi të padrejtë ndaj biznesit?

Ajo që perceptojnë njerëzit është se gjërat janë të grumbulluar në pak duar. Fjala vjen shikojnë që biznesmenë të mëdhenj, nuk janë të famshëm se kanë një produkt në tregun shqiptar, por janë të famshëm se kanë gjithçka.

Fjala vjen, Zamir Mane nuk është i famshëm se është tregtar i madh mallrash, por është më i madhi i supermarketeve, më i madhi i kromit, më i madhi i ndërtimeve, më i madhi i resorteve turistike, më i madhi i bujqësisë etj.

Shefqet Kastrati është më i madhi i naftës, por shfaqet dhe më ambiciozi në ndërtime, në industrinë e makinave, sigurimeve etj.

Mund të marr dhe shembuj të tjerë. Nuk e kam në kuptimin negativ pse këta janë gjithandej, por duke qenë gjithandej, njerëzit krijojnë perceptimin se këta kanë gjithçka. Është pak dhe problem i këtyre biznesmenëve që duhet të strukturojnë të ardhmen e tyre në raport me kë fushë do dominojnë.

Në botë ka miliarderë dhjetëra herë më të mëdhenj se këta tanët, por ata kanë identitet. Pronari i Amazonës është sot më i pasuri në botë, por ama ka vetëm Amazonën. Është i famshëm për atë biznes, që është ide e tij.

I tillë është dhe Zukenbergu. Suksesi i biznesmenëve tanë nuk është prej identitetit të tyre në biznes, por prej shpërndarjes në çdo biznes, duke kapur shtetin. Kjo krijon këtë keqkuptimin me oligarkinë. Në fakt nuk ka lidhje me të. Është më shumë kapje shteti.

Next Post
FOTOT/ A mund të ndërtohej këtu?

FOTOT/ A mund të ndërtohej këtu?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In