• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shuplakë shqiptare, ndaj shqiptarëve!

by Java News
22/04/2019 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Maqedonia e Veriut, po shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me sytë nga shqiptarët. Në raundin e parë kandidati shqiptar Blerim Reka, i pambështetur nga BDI, si forca kryesore e shqiptarëve në pushtet, arriti të sigurojë 79.921, një pakicë e artë votash, të cilat janë vendimtare për kandidatin fitues në raundin e dytë. Stevo Pendarovski I LSDM, ka marrë 323.892 vota, Gordana Siljanovska-Daavkova, e partisë së Gruevskit, ka marrë 319.364 vota, ndërsa shqiptari Blerim Reka 79.921 vota.

Fitorja më e madhe e zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Maqedoninë e Veriut, që çmontoi pushtetin e Gruevskit, ishte krijimi i frymës së bashkjetesës mes shqiptarëve e maqedonasve, nxitur me kurajo nga kryeministri Zaev. Përveçse ai futi dy shqiptarë në listat e kandidatëve të partisë së tij, bashkëpunoi fort me faktorin shqiptar dhe ja doli të çmontojë një regjim nacionalist, i cili po nxiste ndarjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duke i humbur vendit perspektivën evropiane.

Në pak më shumë se një vit, Zajev arriti të mbyll konfliktin me Greqinë, të dërgoj para drejtësisë ish funksionarët e rregjimit të shkuar dhe të hedh një hap përpara në integrimin e shqiptarëve në politikë.

Por duket se brenda koalicionit të tij, shqiptarët vazhdojnë të zemërojnë shqiptarët.

Blerim Reka është një intelektual I pavarur shqiptar, I cili ka kandiduar pa pasur mbështetjen e shumicës së faktorëve politik shqiptar në pushtet, përveç dy partive të vogla, por ja ka dal të marrë një numur impresionues votash, aq sa të shërbej si faktor vendimtar në raundin e dytë.

E gjitha kjo ngjan si një shuplakë e shqiptarëve, ndaj shqiptarëve në qeveri, më shumë se sa një frymë kundër bashkjetesës së shqiptarëve me maqedonasit.

Edhe pse fushata e tij u bazua shumë tek simbolet etnike shqiptare dhe përpjekja për të ndarë votën e shqiptarëve të pakënaqur nga vota e shqiptarëve pro qeverisë, ajo është më shumë një shuplakë për Ali Ahmetin, se sa një rrezik për qeverinë e kryeministrit Zaev.

Në këtë pike, ruandi I dytë I cili është vendimtar për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe rrugës së saj evropiane, interesi I shqiptarëve është të ndal rikthimin e kursit të vjetër nacioanlist të Gruevskit, I cili i ka diskriminuar dyfish shqiptarët, së pari si etni dhe së dyti si qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Ai I ka persekutuar si etni, pasi I ka margjinalizuar ata, duke I përçarë dhe duke I vënë në rresht, se kush do të qeveriste me të. Më tej ai I ka persekutuar si qytetarë të shtetit të tij, të cilin po e izolonte nga Perëndimi dhe po e çonte drejt internacionales autorkate të liderëve ish komunist lindorë, me sy nga Moska.

Shqiptarët në Maqedoni e kanë parakusht të jenë qytetarë të një vendi demokratik, për të qenë qytetarë të lirë. Shqiptarë të lirë, nën një regjim nacionalist dhe të korruptuar nuk mund të ketë, pasi ata bëhen viktimë e parë e këtij regjimi.

Shuplaka e zgjedhjeve presidenciale të ruandit të parë, është një leksion I hidhur për shqiptarët që qeverisin bashkë me Zaevin, dhe një mundësi për të reflektuar.

E vërteta e hidhur është se shqiptarët në këto zgjedhje kanë qenë të zemëruar me shqiptarët e qeverisë dhe jo me qeverinë e Maqedonsië së Veriut. Garancia që ata të jenë qytetarë të respektuar dhe me ndikim në Maqedoni, është të ruajnë kursin perëndimor të Maqedonisë së Veriut, e cila I bën ata edhe shqiptarë, edhe qytetarë të sigurtë.

Shuplaka ndaj shqiptarëve në qeveri, nuk duhet të kthehet në shuplakë ndaj kursit perëndimor të Maqedonisë së Veriut,  pasi ai shtet nisi të bëhet perëndimorë, fal edhe shqiptarëve.

Next Post
Hyn në liqenin e Farkës për t’u larë, mbytet 12-vjeçari

EMRAT/ Elbasan, vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, arrestohen dy mjekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In