• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shtet i ri u shpall dje në Kuvend

by Java News
28/10/2025 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Dje, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, u miratua në heshtje shteti paralel — shteti gjyqësor.
Jo me votim, por me qëndrim. Jo me ligj, por me dorëzim.

Seanca e raportimit të institucioneve të drejtësisë u kthye në një spektakël që dështoi në mënyrë po aq spektakolare në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues. Një pjesë e deputetëve u përfshinë në pyetje absurde, pa lidhje me detyrën e tyre për të garantuar ekuilibrin e pushteteve. Pyetjet për raste konkrete, për hetime të veçanta apo përse dikush është apo s’është marrë i pandehur, nuk janë funksion parlamentar; janë rikthim në mentalitetin e vjetër, ku politika diktonte drejtësinë. Pjesa tjetër e Kuvendit, në anën tjetër, heshti — përfshirë ish-koleget e mi të mazhorancës — duke hequr dorë nga vetë mandati që Kushtetuta i jep. Në vend që Parlamenti të garantonte, në emër të sovranit, që sistemi i drejtësisë po ecën sipas Kushtetutës dhe ligjit, ai doli nga roli i tij: një pjesë me mendësi uzurpatore, pjesa tjetër me heshtje kapitulluese.

Askush nuk u mor me thelbin. Seanca u shndërrua në një lojë publike: kush e godet dhe kush e tremb më shumë SPAK-un. Një garë për t’u dukur “më i patremburi” përballë një strukture që vë në lëvizje drejtësinë, në vend të një analize serioze për gjendjen e sistemit të drejtësisë. Në mënyrë naïve, apo të qëllimshme, deputetët lanë në hije institucionin më të rëndësishëm për ekuilibrin mes legjislativit dhe gjyqësorit: Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD).

Për ushtrimin e kompetencave të Kuvendit, ILD është institucioni më i rëndësishëm i qeverisjes së gjyqësorit. Ai është “syri dhe veshi” profesional dhe i pavarur i Kuvendit në sistemin e drejtësisë, instrumenti që raporton mbi standardet, disiplinën, etikën dhe devijimet që kërkojnë ndërhyrje ligjore. Në vend që deputetët të pyesnin: “A po funksionon anija që ndërtuam në vitin 2016?”, ata u morën me çështje që nuk janë as në atributet dhe as në kompetencat e Kuvendit dhe duke u marrë me atë që nuk është detyrë e tyre, lanë pa bërë detyrën e tyre.

Për rrjedhojë, situata dramatike që ka përfshirë sistemin aktual të drejtësisë vazhdon të rrëshqasë pa kontroll, sepse vetëm ILD nuk arrin dhe nuk do ta shohë, ndërsa Kuvendi nuk ia kërkon ta shohë. Kuvendi nuk pati asnjë pyetje për ILD-në. Dhe kjo heshtje është më e rrezikshme se çdo pyetje naive. Në momentin që Parlamenti pushon së kërkuari llogari nga institucioni që monitoron drejtësinë, ai e legjitimon drejtësinë si pushtet të pakontrollueshëm. ILD, që duhet të ishte mekanizmi i kontrollit, është lënë në hije, i reduktuar në një institucion formal që paguhet për të mos folur. Kjo nuk është neglizhencë, është kapitullim i pushtetit legjislativ ndaj pushtetit gjyqësor.

Anija e ndërtuar në vitin 2016 me votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë ujë. Korporatizimi i drejtësisë, kultura e pandëshkueshmërisë brenda sistemit, thyerja e unifikimit të praktikës gjyqësore, shkeljet e rënda të të drejtave themelore dhe procesit të rregullt ligjor, përdorimi selektiv i standardeve kushtetuese dhe konventore janë bërë problem sistemik, gërryes dhe shkatërrimtar për besimin e publikut.

Ky është pikërisht misioni i ILD-së: të sinjalizojë defektet, të raportojë rrezikun, të paralajmërojë Kuvendin se “anija” ka difekte. Por dje, Parlamenti uli kokën dhe mbylli sytë, si struci që mendon se, po nuk e pa rrezikun, ai nuk ekziston. Leshimi i kontrollit ndaj një pushteti të pakufizuar gjyqësor nuk është më çështje institucioni; është çështje shtetformimi.

Nga dje, Shqipëria ka de facto dy shtete:

  • Një shtet politik që pretendon të qeverisë,
  • Dhe një shtet gjyqësor që vendos, në fakt, si qeveriset dhe me gjasë, në vijim, edhe kush qeveris.

Kur Parlamenti ndalon së pyeturi për drejtësinë, drejtësia ndalon së pyeturi për ligjin. Në atë moment, drejtësia pushon së qeni pushtet, bëhet shtet. Një shtet i pavarur, me nuancat e një regjimi jurisprudencial që punon për pushtetin e tij dhe jo për atë të sovranit. Kuvendi, duke heshtur përballë dështimit epik institucional të ILD-së, ka dorëzuar rolin e tij si garant i ekuilibrit kushtetues. Me këtë heshtje, është shpallur de facto krijimi i një shteti paralel, shtetit gjyqësor. Një shtet pa sovran, por me pushtet; pa kontroll, por frikësues; pa llogaridhënie, por arrogant.

Ati themelues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Madison, në The Federalist Papers, nr. 51, tha:

“Ambition must be made to counteract ambition.”

“Ambicia duhet të shërbejë për të kundërpeshuar ambicien; pushteti për të frenuar pushtetin.”

Next Post
Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In