Kjo shtëpizë me bazë trekëndore është ndërtuar mbi një copë tokë të hapur midis një rruge dhe një kanali në pjesën perëndimore të Tokioss, në Japoni. Gjatë dizenjimit, studioja e arkitektëve Mizuishi ka pasur parasysh se çifti dhe vajza e tyre kishin nevojë për të shfrytëzuar në maksimum hapësirën e vogël në dispozicion. Duke luajtur me dritën dhe perspektivat, arkitektët arritën ta bënin vendbanimin të duket më i madh se 55.2 metrat katrorë, të shpërndarë në dy kate e një papfingo. Rezultati është mahnitës.