• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Një shqiptar pjesë e misionit të OKB-së, do hetojë Assadin

by
16/09/2015 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adrian Neritani, ish-ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitet 2006-2009, është përzgjedhur nga OKB dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW/ONAK), si një nga 3 anëtarët e grupit civil, që do të hetojnë nëse në Siri janë përdorur armë kimike kundër popullsisë civile dhe kush i ka përdorur ato.

Këshilli i Sigurimit në OKB dha “dritën jeshile” për hetim të përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike javën e kaluar, por ndërkaq si qeveria e Sirisë, ashtu dhe kryengritësit kanë mohuar përdorimin e armëve kimike.

Adrian Neritani do të jetë pjesë e grupit, së bashku me argjentinasen Virginia Gamba, e cila do të jetë drejtuese, dhe me ekspertin gjerman, Eberhard Schanze. Qeveritë perëndimore shpresojnë se, hetimi nga OKB-ONAK do të përcaktojë fajtorët e përdorimit të gazit sarin, prova këto që mund të përdoren një ditë për të ndjekur penalisht anëtarët e qeverisë siriane për krime lufte.

Ndërkaq, e kontaktuar nga Top Channel, zyra e shtypit të Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar lajmin, se Neritani do të jetë pjesë e grupit të “Mekanizimit të Përbashkët të Hetimit” dhe se, për shkak të përgatitjes së tij si diplomat, por edhe jurist i njohur në të drejtën ndërkombëtare, ai do të jetë përgjegjës për pjesën politike të këtij mekanizmi investigativ.

Fillimisht, grupi prej 3 anëtarësh do të shqyrtojë dokumentet e mbledhura deri më tani, e më pas, nëse do të jetë e nevojshme, ata do të udhëtojnë drejt Sirisë për të mbledhur prova të tjera, për të provuar nëse është përdorur gazi sarin dhe se cilët kanë qenë ata që e kanë përdorur./Top Channel/

Next Post

Çifti Shkodra e quajnë Oliver Ivanoviçin qytetar të ndershëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com