• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shqiptar mes më të mirëve në ekspozitën e UEFA. Guri Madhi krahas Dalisë, Picassos, Rene Magritte…

by A R
15/05/2024 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është ditlindja e një prej piktorëve më të shquar shqiptarë, Guri Madhi. Ai lindi si sot 103 vjet më parë dhe ndërroi jetë në vitin 1988, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyer me veprat e tij në pikturë.

Po sot, burime nga Dortmund, vendi ku do të hapet ekspozita, konfirmuan lajmin për Pena.al.

Lajmin e konfirmoi edhe i biri i piktorit Guri Madhi, Pandi Madhi: -Po, është e vërtetë, tha ai. Eshtë nder i madh jo vetëm për familjarët, por për Shqipërinë e kudo ku ka shqiptarë, tha Pandi Madhi.

Ja dhe njoftimi zyrtar që vjen nga Dormund:

Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund, në një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë do të ekspozohen 175 vepra arti  me temë futbollin, të 100 autorëve, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra e vitit 1986 “Kur nuk shkojnë në stadium” (në anglisht “Ëatching football game”) e piktorit shqiptar Guri Madhi (1921-1988).

Ceremonia e hapjes së ekspozites “In motion – art & football” do të jetë në 27 Maj 2024  dhe do të jetë për publikun  deri më 6 janar 2025.

Në këtë ekspozitë, do të njiheni me  vepra të Salvador Dalisë, Picassos, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexander Deyneka, Banksy, e të tjere dhe mes tyre artisti shqiptar Guri Madhi.

Në faqet 224 dhe 225 të katalogut të kësaj ekspozite, me  titullin “In motion” dhe  autor Manuel Neukirchner (Drejtor i Muzeut) prezantohet vepra e Guri Madhit (që është pjesë e ekspozitës), e shoqëruar me analizën e saj dhe jetëshkrimin e artistit.

Më 15 qershor 2024, pikërisht në Dortmund, Kombëtarja jonë e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë. Tifozët tanë do të kenë rastin për të vizituar ekspozitën, si një pikë tjetër kontakti me vendin e tyre, këtë radhë me artin shqiptar, përmes Artistit të shquar Guri Madhi.

Nesër, do të mund të njiheni më në detaje për ekspozitën përmes një interviste ekskluzive me zotin Pandi Madhi.

Next Post
“Nuk ndodhi rastësisht”, të afërmit e Novruz Cenalisë dyshime për vrasjen e policit 28-vjeçar

“Nuk ndodhi rastësisht”, të afërmit e Novruz Cenalisë dyshime për vrasjen e policit 28-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In