• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shqiptar, kandidat për ambasador i SHBA në Mal të Zi: Koalicioni qeverisës malazez bart rreziqe për synimet integruese të vendit

by Java News
07/03/2024 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bix Aliu, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Malin e Zi, tha të martën para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se nëse konfirmohet, do të punojë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Malit të Zi dhe forcimin e luftës kundër ndikimeve të huaja keqdashëse.

Zoti Aliu tha se nëse konfirmohet, do të jetë shqiptaro-amerikani i parë në histori që do të shërbejë si ambasador i Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se zgjedhjet e vitit 2023 i krijuan Malit të Zi një mundësi historike për të përshpejtuar rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por “duhet të jemi të qartë edhe për rreziqet që përfaqëson koalicioni qeverisës dhe të mbetemi të angazhuar, me zgjidhje praktike, për të ndihmuar Malin e Zi të zërë vendin e merituar në BE”.

Duke radhitur përparësitë e punës së tij nëse konfirmohet, zoti Aliu tha se “lufta brutale e Rusisë në Ukrainë nënvizon urgjencën që Mali i Zi të përshpejtojë reformat thelbësore për anëtarësimin në BE, zhvillimin demokratik, qëndrueshmërinë dhe përparimin”.

Ai tha se do të ndihmojë një përpjekje ndërinstitucionale “për të promovuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit të rrënjosur dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, që do të ofrojë rezultate të prekshme për qytetarët e Malit të Zi, të gjitha në përputhje me objektivat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Zoti Aliu tha se ndër përparësitë e tij do të jetë thellimi i lidhjeve ndërmjet NATO-s dhe Malit të Zi, i cili u bë vend anëtar i aleancës shtatë vjet më parë.

Përparësi tjetër tha ai, është forcimi i rezistencës së Malit të Zi ndaj aktorëve keqdashës që duan të dëmtojnë demokracinë dhe institucionet e tij.

“Nëse konfirmohem, do të punoj me partnerët ndërinstitucionalë dhe Bashkimin Evropian për të luftuar dezinformimin, për të mbështetur shoqërinë civile dhe për të përforcuar mesazhet amerikane për vlerat transatlantike“, tha zoti Aliu, duke theksuar se përparësi tjetër do të jetë mbështetja për përparimin ekonomik të Malit të Zi nëpërmjet dialogut të ripërtërirë ekonomik amerikano-malazez për të forcuar mjedisin e investimeve.

“Është thelbësore që Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja ndihmojnë për të siguruar alternativa të qëndrueshme ndaj investimeve nga Kina, posaçërisht në infrastrukturën thelbësore”, tha zoti Aliu, duke theksuar se Mali i Zi është në udhëkryq.

“Vendi ka nevojë për institucione efikase demokratike të çimentuara në kuadrin euroatlantik dhe të përkushtuara ndaj mirëqenies së të gjithë qytetarëve të tij”, tha zoti Aliu duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë një aleat i Malit të Zi në ndërtimin e një të nesërme më të mirë si pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Kush është Bix Aliu

Zoti Aliu është diplomat karriere në Shërbimin e Jashtëm amerikan. Para se të fillonte shërbimin si i Ngarkuar me Punë, në ambasadën amerikane në Budapest, si shërbeu su zëvendësshef i Misionit amerikan në Poloni. Më parë, ai ishte Konsull i Përgjithshëm amerikan në Krakov, ndërsa më herët kishte shërbyer zëvendësshef i ambasadës amerikane, në Podgoricë.

Mes detyrave të tjera, zoti Aliu kishte kryer detyrën e zyrtarit për marrëdhënie me publikun në ambasadën amerikane në Tiranë./m.j

Next Post
Ndryshimet në statut për Bardhin e Gjekmarkajn/ Përplasje te Foltorja, Bushati: S’jemi dele ta marrim vesh nga media. Paloka: Është..!

Emërimet/ Bardhi e Gjekmarkaj nënkryetarë të Foltores, Kulluri: Nuk i donte askush! Lëvizje e Berishës për të mashtruar disa veta poshtë ballkonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

September 28, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit në Union

September 28, 2026
Apple dorëzohet, pranon problemin e iPhone XS

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

September 28, 2026
Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

September 28, 2026
Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

September 28, 2026
“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

September 28, 2026
Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

September 28, 2026
Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com