• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shok si Agron Deliallisi

by Pëllumb Kulla
21/07/2024 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Është fjala për Agronin, një shok shkolle dhe klase, i bangave të Degës Mekanike, të Politeknikumit “7 Nëntor” (i sotmi Institut “Harry Fultz”)

I shtrenjti Agron sot ka përvjetorin e largimit nga ne: nga familjarët e tij dhe nga ne, shokët, që e deshëm aq shumë për vlerat e tij intelektuale dhe njerëzore.

Po ikim ne, njëri pas tjetrit… Ishte radha e Agronit para një viti. Dhe ne u pakësuam mjaft. Jemi ajo lloj bashkësie studentësh, që miqësitë i kanë më të dëlira më të qendrueshme, më të përmalluara. Pra me disa tipare miqësie, që në shkollat më lart, i gjen shumë-shumë rrallë. Dhe për promovimin e tyre, Agron Deliallisi ynë ka një meritë të pakrahasueshme!

Shkolla jonë ishte një institucion i shëndetshëm, nga qendrat më të shquara të arsimit të mesëm, me pedagogë të përkushtuar, më të shumtët e të cilëve, vinin nga studime jashtë vendit, që numëronin libra dhe manuale me autorësitë e tyre dhe me përkthime të vyera. Ishte ai vit, kur tre muaj pas diplomimit tonë, shtator 1957, do të niste udhën historike edhe i pari Universitet i vendit! Dhe kontigjenti më i madh i mësimdhënësve për Universitetin u kërkua aty nga pedagogët tanë! Ne e pamë me krenari këtë zhvendosje, pasi vlerësuam edhe njëherë vërtetësisht kapacitetet e mësuesve tanë të mrekullueshëm.

Me pedagogë të tillë, patëm qenë vërtet të përkëdhelurit e fatit!

Paskëtaj, të diplomuar, ne hymë në ca porta punësimi që nuk ngopeshin me njerëz të punës, me ca paga që na dukeshin normale, ngaqë ende nuk gjenim mundësira krahasimi. Ishim të urtë dhe të përkorë nën nevojat e një vendi, ku regjimi nuk ishte bërë ende aq i padurueshëm. Ne, të porsadalët nga bangat e shkollës, ishim aq të rinj sa, gati-gati nuk kishim të formuar asnjë analizë mbi sistemin, nuk ia dallonim shoshoqit botkuptimet e ndryshme. Ndaj miqësia jonë ishte e dëlirë. Dhe nga të gjitha nivelet e shkollimit, miqësia më e shëndoshë them se është ajo e kohës kur dalim nga shkollat e mesme. Nuk dua të jem i prerë në këtë bindje, por përvjetorët e ndarjes nga auditoret e shkollave të larta, ne nuk i festojmë aqë, për të mos thënë nuk i festojmë fare. Asnjëherë mbase, qoftë edhe çdo pesë vjet, siç bëjnë shumë nga studentët e rruzullit!

Siç e kemi bërë ne, maturantët e vitit ‘57, për meritën e rrallë të njeriut që përkujtojmë sot, Agron Deliallisit, i cili na pat mbledhur të festonim së bashku, çdo pesë vjet, plot dymbëdhjetë herë!

Ishin takimet me rininë tonë… Sejcili, në sytë e përndritur nga lotë malli të shoshoqit, shihte moshën e tij shtatëmbëdhjetëvjeçare. Paskëshim qenë një brez i shëndetshëm dhe i suksesshëm, që u bëmë teknikë të talentuar, shpikës, inxhinjerë, kryeinxhinjerë, shkencëtarë, pedagogë, dekanë, drejtorë, funksionarë të administratës shtetërore dhe hierarkive politike… Dhe kishim mbetur miq, në një kameratizëm adoleshentësh, pa zilira dhe shembërira profesionale. Dhe as politike! Kishim të bukur dhimbjen e ëmbël të nostalgjisë.

Sejcili nga ne mund ta festonte atë përvjetor në shtëpinë e tij, por kurrë nuk do të lumturohej aq shumë sa kur ta bënte këtë, tok me Agronin, Feratin, Viktorin, Kiçon, Rasimin, Gëzimin, Grishën, Hektorin, Rudin, Panon, Limanin, Saraçin, Pupin…… Për këtë, atë ditë u kthenim krahët shtëpive tona dhe rendnim në thirrjen e Agronit, duke lënë Gjirokastrën, Greqinë, Italinë, Francën, Shtetet e Bashkuara… Rendnim ta shikonim lumturinë e takimit në sytë e njëri tjetrit, në sytë e personazheve të asaj ngjarjeje të ëmbël, të largët e më të largët, tashmë të moshuar e më të moshuar.

Rendnim të gjithë pas Agronit, në atë takim! Ishte takimi me rininë tonë!

Me mendimin se përkujtimet tona meritonin të cilësohen një shëmbull i rrallë, ne kishim mirënjohjen e patundur që ky shëmbull mbante në themel këtë kujdestar të përkushtuar. Ne ngrinim dollira të shumta për organizatorin e pandarë dhe të palodhur, Agron Deliallisin, atë organizator sistematik, të talentuar, fjalëmbël dhe miqësor. Ne ia njihnim dhe vlerësonim karakterin Agronit, atë të një kuadri të lartë dhe të shumëkërkuar, tipin e një familjari shëmbullor. Ishte Gonia, ai kujdestari i atyre dymbëdhjetë takimeve në çdo pesë vjet. Ishte ai që printonte fletëvolantet me emrat tanë, adresat dhe numrat e rifreskuara të telefonëve, të dhënat mbi shëndetin dhe vendndodhjen e pedagogëve të shtrenjtë që jetonin ende. Citonte në to edhe ndonjë përshëndetje të tyren e na dërgonte ftesat me vendin dhe orën…

Të gjitha këto grumbullime, më mbresëlënëse kishin atë, minutën e heshtjes për ata që nuk na vinin dot më. Atë ngritjen në këmbë për 60 sekondat e pashmangshme që përmbanin trishtim dhe meditim. Pas atij takimit të gjashtëdhjetëvjetorit, neve ato minuta i respektojmë veç e veç. Dhe në atë meditim të madh tani kemi futur edhe Agronin, i cili për çka thashë më lart, meriton ca sekonda më shumë nga të tjerët.

I paharruar, i shtrenjti Agron Deliallisi!

Next Post
Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë me rënie

Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira në zonat malore, temperaturat do të jenë me rënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In