• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një shkencëtar italian prej dy muajsh në burgun e Fierit, deputeti D’Alfonso letër Begajt: Është e papranueshme!

by A R
26/09/2025 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një profesor italian që mbahet prej dy muajsh në burgun e Fierit ka sjellë shqetësimin e deputetëve italianë tek presidenti Bajram Begaj. Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila dhe një shkencëtar me famë ndërkombëtare po mbahet në burg pas një incidenti rrugor në 8 gusht në rrugën Levan – Fier, raportojnë mediat italiane.

Autoritetet shqiptare e kanë akuzuar për dhunim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe “braktisje të mjetit”. Mediat italiane i bëjnë jehonë rastit duke thënë se mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare.

Autoritetet e universitetit kanë kërkuar ndihmën e parlamentarëve italianë. Deputeti Luciano D’Alfonso flet për masa joproporcionale për burgosjen e profesorit shkencëtar. Deputeti ka kontaktuar personalisht presidentin Bajram Begaj për ti kërkuar kthimin e profesorit menjëherë në itali.

Një profesor shkencëtar italian prej dy muajsh në burgun e Fierit

Incidenti që ka ndodhur në 8 gusht ka përfshirë makinën e profesorit dhe një mercedez të shtetasit shqiptar E.S që dyshohet sipas medias italiane se ka humbur kontrollin e makinës ndërkohë që i jepte me shpejtësi. Sipas dëshmitarëve afër profesorit “ai po ecte me 40 km në orë dhe u gjend përballë një makine tjetër që ecte me shpejtësi dhe nuk mund ta shmangte.

Deputeti D’Alfonso ka prezantuar në 19 shtator një memo për presidentin Bajram Begaj. “Profesori është vendosur menjëherë në dispozicion të autoriteteve shqiptare citohet në dokument. Për parlamentarin, situata është e rëndë dhe kërkon një përgjigje të shpejtë.

Nuk dihet se cila është përgjigja që do të japin për këtë çështje autoritetet shqiptare, por tanimë, është e qartë se një profesor shkencëtar biologjie në Itali, gjendet në Burgun e Fierit për një aksident rrugor në Shqipëri.

Next Post
Spiropali flet për Diellën në OKB: Teknologjia mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

Spiropali flet për Diellën në OKB: Teknologjia mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

December 31, 2025
Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

December 31, 2025
Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

Akuzohet për 71 vjedhje dhe ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë

December 31, 2025
Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

December 31, 2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

December 31, 2025
“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com