• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shikim përtej tunelit të Kalimashit

by Dritan Hila
01/04/2018 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

nga Dritan Hila

Përplasja në tunelin e Kalimashit ka dy anë medaljeje.

Njëra anë është politike. Cilido qoftë shkaku i protestës: elementë të PD apo popullsi e thjeshtë, e vërteta është se ndjeshmëria tek njerëzit është e lartë. Hyjnë edhe ata që janë të rreshtuar qartazi me të majtën. Për herë të parë hyra në profilin e kryeministrit, që komentonte ngjarjen e tunelit të Kalimashit dhe e vërtetova se shumë të njohur të mi, jugorë e veriorë, të cilët në rreshtimin e tyre janë të majtë, e kundërshtonin. Ndoshta kjo është pika e ujit që mbush gotën e zemërimit, por tashmë Rama ka ardhur koha që t’i bëjë pyetjen vetes se kë përfaqëson.

Në pesë vjet të qeverisjes së tij, ai ka zgjedhur qartazi krahun e të pasurve. A vjen kjo për arsye përtese të drejtimit të shtetit; a vjen sepse nuk ka ide dhe ia lë privatit barrën; apo për arsye korruptive, ky tashmë nuk është një problem i njerëzve, por i tij. Por ka ardhur koha që ai të vendosë se çfarë të hedhë në tregun e ekonomisë. Nuk mund të vazhdojë më me një ekonomi, e cila mbahet vetëm nga taksat, të cilat pastaj shpërndahen nëpër klientelën e tij, duke krijuar pozita oligopoli që po u marrin frymën njerëzve.

Ana tjetër e medaljes është ekonomike. Po sot, erdha për fundjavë pas kaq muajsh në bregdetin e Golemit. hotel “Fafa” ku ndenja për drekë ishte plot me kosovarë që kalojnë fundjavën. Hotel “Flower” po në këtë zonë duhej prenotuar ditë përpara se ishte gjithashtu i mbushur me kosovarë.

Por ndërkohë pas protestës, klientët nga Kosova kanë anuluar prenotimet për javët e ardhshme. Tani shtrohet problemi, a u ka hyrë njeri llogarive kur merr këtë taksë nëse vendit i interesojnë 5 euro në grykën e tunelit që punësojnë 100 vetë, apo qindra e mijëra euro që harxhojnë edhe jashtë sezonit në bregdetin tonë, mijëra kosovarë të cilët punësojnë mijëra vetë, ku këta mijëra vetë krijojnë eksperienca që në verë të presin polakët dhe suedezët? Mesa duket, duhet të mbledhim mendjen që t’i bëjmë rrugët pa pagesë direkte për vendësit dhe me një taksë vjetore për të huajt, pavarësisht nëse futen një herë apo 100.

Ndërkohë, nuk mund të lihet pa cituar problemi i rrugëve. Pesë vjet pasi ka ardhur në pushtet e majta, ende nuk janë mbyllur rrugët që la të hapura Berisha. ‘By Pass’ i Fierit dhe Vlorës janë paguar nga dy herë dhe nuk po përfundojnë, rruga Tiranë-Elbasan po ashtu, duhet të përfundojë urgjent segmenti Tiranë-Milot ku makinat ecin me shpejtësinë e hapit të njeriut, si dhe të zgjerohen segmente të tjerë si ai Elbasan-Pogradec, që është atrofizuar komplet. Ky vend të vetmen të ardhme që ka është turizmi, ndaj shtrohet urgjente modernizimi i rrjetit rrugor, i cili nuk mund të bëhet duke e pasur mendjen të nxjerrësh dhjamë nga pleshti, por me biznes-plane të qarta dhe afatgjata./“dritare.net”

Next Post
Itali/Shqiptari dënohet sepse flaku nga dritarja të dashurin e gruas

Itali/Shqiptari dënohet sepse flaku nga dritarja të dashurin e gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

October 27, 2026
Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

October 27, 2026
Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In