Nga Sefer Pasha
Në Parkun Kombëtar të Tiranës shetisin bashkë me kryeqytetasit dhe shume artist nga Tirana. Midis artistëve të bie në sy dhe këngëtari Hysni Zela. Këngëtarin e përshëndesin qytetarët në rrugicat e Parkut Kombëtar. Fama i ka dhënë emrit të tij dimensione të magjishme. Në mes të parkut në vendin që njihet me emrin “Çezma” Hysni Zelën e kanë rrethuar një grup dashamirësish. Afrohem dhe unë. Hysni Zela flet për turnetë jashtë vendit. Ai numëron rreth 50 shtete. Po përgatitet për një turne të ri.
Unë e takova këngëtarin Hysni Zela në udhën kryesore të Parkut Kombëtar. Ishte data 5 shtator. Dita e shënjtërimit të nënë Terezës. Udhën prej Kishës së Shën Prokopit e bëm në këmbë. Hysni Zela si shumë artist të tjerë bën shetitje rreth “Pyllit të Driteroit”. Kështu është shkruar mbi një shkëmb të murrëm. Hysni Zelën e përshëndesin qytetarët. Të gjithë i japin dorën. Më bëri përshtypje dhe e pyeta se ç’ishte e gjithë kjo mirësi? Ma dha përgjigjen me një metaforë që nuk e gjen kollaj. Babai im më tha Hysni Zela ka banuar në Lushnje. Ai sipas stinës shkonte dhe e mbushte qerren në pronën e tij me shalqinj, pjepra, fruta perime, me rrush e me fiq dhe në kthim i shpërndante prodhimet tek njerëzit që i takonte rrugës. Myzeqarëve ati im u falte prodhimet që kishte vjelë në pronën e tij të mbarë. Ua jepte bujqëve, fukarenjëve, fëmijëve, jabanxhinjëve dhe nxënësve të shkollave. Dhe kështu gjatë gjithë udhës qerrja dalngadalë fillonte dhe boshatisej. Në shtëpi ati sillte pakogjë sa për të ushqyer famijlen. E mbanin në gojë të gjithë lushnjarët. E tregojnë edhe sot. Tani pronat e gjyshit dhe të babait nuk po na i kthejnë. “Jagot” i gjejnë kleçkat. Në Zelajt kemi shumë ullinj në pronat tona në Lushnje, por jemi të detyruar që ta blejmë vajin e ullirit në Berat. Kështu bënte babai i Vaçes dhe Hysni Zelës rrëfejnë në kafenetë e Lushnjes. Edhe unë i ngjaj babait thotë Hysniu. Udhës i përshëndes qytetarët. Ndonjëhërë këndoj me ata. Jetojmë kohë dramatike. Tek një nga kafenetë e parkut në trungun e një selvie shkruhet: – “Fidani i kësaj selvie është mbjellë në vitin 1959”. Aty Hysni Zela u jep dorën familjarëve të Elsa Lilës. Por grumbulli bëhet i madh.
Hysni Zela nuk flet. Ai këndon. Dhe kënga e tij ligjëron për artistët e mdhenj të gjallë e të vdekur. Daullexhiu nga Kukësi, Xhemaliu, me meloditë e tija sillte në Sheshin “Skënderbej” ciklonet e Korabit, cicërimat e shpendëve të Shishtavecit e gurgullimat e Drinit të Bardhë, që vjen nga Istogu i Kosovës. Ai nuk lë pa përmendur Besim Zekthin, Panajot Kanaçin, Mentor Xhemalin e me dhjetra e me dhejtra artist që tronditën skenat e Evropës. Natyrisht që këngëtari i talentuar Hysni Zela pas kaq motesh i sheh ndodhitë nga një tjetër këndvështrim. Ajo që ndodhi në Francë me legjendën e “bombës” ishte shekspiriane belbëzon ai. Jam dëshmitar kur në sallën me 4 000 vende u dha lajmi i boshatisjes së amfitëatrit se ishte vendosiur një “bombë”. E çuditëshme. Të gjithë francezët lan karriket, çantat e portofolët me dollar e florinj dhe në panik doëln të terrorizuar. Vetëm ne këngëtarët nga Shqipëria vazhdonim të këndonim në skenë. Buja ishte e madhe. Por që të jem i sinqertë edhe ne duhet të kishim dal nga amfiteatri francez. Informacionin për “bobën’”e dha policia franceze. Por ngjarjet gjykohen atëherë kur ato ndodhin. Veprimi i ansamblit tonë që nuk e braktisi sallën mbase ishte i justifikuar. Shqipëria ishte fanar ndriçues në Evropë, paçka se nuk ishte kështu.
Tregimet e këngëtarit Hysni Zela të mahnisnin. Çdo “gur” thotë ai është një talent më vete. Me këtë “gur” mund të bësh ç’të duash. Por duhej përpunuar. Dhe këtë ai e ilustron me shëmbullin e këngëtarit Hyso Xhaferaj, që u nda shumë shpejt nga jeta. Dhe Hyso Xhaferaj qe një “gur”. Hysua solli që nga Kallarati i Vlorës një vokal të rrallë. Askush nuk e bënte ison si Hysua. Kordat e ezofagut të tij ishin një mister më vete. Ison, kthimin, “lulet” dhe “vajet” i bënte vetëm Hyso Xhaferaj. Por ai e rriti talentin me dhimbje, me pagjumësi dhe lot. Për më tepër pyesni Zhani Cikon. Unë kam punuar shumë me këtë talent që erdhi nga malet e Labërisë. Dhe “guri’ i pagdhendur i Kallaratit shkelqeu në skenat e Evropës. Atë melodi me “oiiiiii” mundet ta bënte vetëm bilbili i malit. Nëse nuk do të bënte një “mërmërimë” Hyso Xhaferaj i gjithë grupi shndërrohej në një “vuv”.
Gjatë gjithë kohës unë heshtja. Fliste Hysni Zela. Ai përshkruante historitë e krijmit të këngëve: – “Janinës ç’i panë sytë”, “Ç’u këput një këmbë mali”, “vajza e Valëve” e të tjera. Kishim ndaluar poshte Pallatit të Brigadave, aty ku është dhe Kasollja e Bujkut. Më trego dhe ti ndonjë rrëfenjë më tha Hysni Zela me të qeshur. Bëra ashtu siç më tha ai. I them se para disa vitesh një rregjizor francez në fushën e filmit me shpend kishte mundur të kalonte të gjithë rojet e Gardës përfshi dhe murin rrethues të Pallatit të Brigadave duke filmuar një shpend, që një dreq e di se ku e kishte pikasur dhe atij i duhej për një film. Në oborrin e Pallatit të Brigadave e kapin oficerët e Gardës të habitur për këtë “alien”. Nuk kishte ndodhur që një i huaj të futej fshehtas në Pallatin e Brigadave. Në çdo pëllëmbë kishte gardist të armatosur. Atë ditë aty punonte Presidenti Rexhep Mejdani. Regjizorit francez iu vunë prangat. Francezi ulërinte, jo pse e lidhën me pranga, por atij i iku nga sytë shpendi me të cilin po realizonte një film. Qante si fëmijë. Më lëshoni bërtiste. Nuk po e shoh shpendin. Kam dhjetë orë që po e ndjek me kamer në dorë. Mos vazhdo më tutje tha Hysni Zela. Ja ky është arti.
Hysni Zela shpesh flet i menduar. I vlerëson dhe përmend këngëtarët Tefta Tashko, Nazif Çela, Arjan Shehun e shumë të tjerë. Janë me dhjetra. Ëmbëlsirën po e lë për në fund thotë këngëtari i papërsëritshëm dhe më çon në hyrje të Parkut Kombëtar nga ana e Rrugës së Elbasanit. Një punonjës i Parkut Kombëtar me mend në livadhin e bukur të rrethuar me qeparisa ka vënë një tabelë ku shkruhet: – “Kopshti Nexhmije Pagarusha”. Sa gjë e menduar thotë Hysni Zela. Dhe nuk e heq nga goja këngëtaren e madhe Nexhimje Pagarushën. Sytë i mbushen me lot për bilbilin e Kosovës. Dhe nis të këndoj fragmente nga këngët e mbretëreshës shqiptare. Dhe mua më kujton këngët “Çou, more Rexho!”, “Baresha”, “O kjo anë e lumit ka bilbila shumë” , “Kur të fala një tufë gërshetë”, “Një lule”, “Lulëzoi fusha”. “Sytë për ty i kam të njomë”, “Unë, ty moj të kam dashtë” , “Dashnor t’u bana” e të tjera. Diva e madhe e Kosovës ishte burim mali, buçiste si ujvarë, ishte puhi vere dhe magjepste zogjtë e bukur të malit të Pashtrikut. Nexhmije Pagarusha këndoi në Amerikë, Gjermani, Austri, Izrael, Itali, Bullgari, Francë e disa herë në Shqipëri. Ajo këndoi në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër e Vlorë.
Këngëtari Hysni Zela më fton që të shkojmë tek Memoriali i Vëllezëve Frashëri, Mitat Frashërit dhe ai i Faik Konicës. Unë bëj një foto tek busti i Faik Konicës. Miku im Moikom Zeqo e mohonte se shprehjen proverbiale që qarkullon lart e poshtë[Shqipëri të kam dhjerë se nuk të mora vesh një herë] na e paska thënë Faik Konica. Jo më thoshte Moikomi. Kot ja veshin këtë shprehje filozofit të madh. Nuk e kam gjetur gjikundi në veprën e tij. Mendimet mi ndërpret këngëtari që më shoqëron. Hysniu i kthehet botës së këngëve. Dhe duke parë nga busti i Avdyl Frashërit ai këndon labçe vargjet e këngës: – /Avdyl prishe pasurinë//Një barrë flori/…..Sa bukur që i këndon populli thotë ai. Monumenti i këngës është po aq madhështor sa dhe busti në bronx. Pastaj ai më reciton ca vargje që muza e popullit ironizon oligarkët e kohës tonë: – /Hani, pini dhe rrëmbeni//Të pabrekë në mëngjes//Dhe në darkë milioner/.
Hysni Zela flet dhe unë bie në mendime të thella. Këngëtarit nuk po i kthejnë pronat e gjyshit në Lushnje kurse maskarenjtë që erdhën nga shpellat e plaçkitën dhe e zaptuan gjithë Shqipërinë. Privatizuan pyjet, lumenjtë, plazhet, veprat e artit dhe të gjithë industrinë e socializmit. Në dorën e vampirëve është sot Gjiri i Lalëzit, kullat në qendër të Tiranës e grabitjet nuk kanë të numëruar.
Drama e këtij reportazhi është e motra e Hysni Zelës. Vaçe Zela. Në shetitje këngëtari nuk flet shumë për Vaçe me përjashtim të kujtimeve të fëminisë. Nëna e Hysniut dhe e Vaçes i porosiste që ata të ishin të sjellshëm. Sherri u thoshte nëna po të ishte i mirë e mbillnin si grurë në arë. Heshtja e Hysniut për të motrën është flori. Talenti i papërsëritshëm e që mban emrin “Vaçe Zela” nuk i vjen më Shqipërisë as pas 100 vjetësh. Vaçja jetoi në një socializëm të zhurmshëm. Zëri magjik i këngëtares brilante nuk u “volë” i gjithi. Vaçe Zelës i duhej të ishte e “dispilinuar”. Të paraqitej në ansambël në orar, të zbatonte detyrat burokratike, të mësonte të gjitha instrumentet, të jepte koncerte dhe në male me “batanie” në krah. Një festival zhvillohej në vit. Dhe ai i politizuar. Aty “gjeraqina” e Lushnjes duhej të këndonte vetëm një këngë. Kompozitorët nuk kishin kohë të mereshin me këngët posaçrisht për “magjistaren” Vaçe Zela. Edhe krijuesit ishin në rresht. Dhe sipas përllogaritjeve këngëtarja e madhe duhet të kishte mbi 200 këngë të regjistruara. Por nuk e linin “planet” e “stërvitjet” në Shqipëri dhe Evropë. Këngët e “Marinelës” shqiptare censuroheshin. Këngëtarja nuk ishte e lirë. I duhej t’i këndonte partisë e revolucinit. E megjithatë Vaçe Zela mbetet këgëtarja më e madhe e të gjitha kohërave. Kam shëërbyer në Gardën e Repubilkës. Në sallën e Institutit të Arteve shfaqej drama “Një shok i klasës tonë” me rregji të Kujtim Spahivoglit. Në atë dramë këndonte e luante me kitarë dhe Vaçe Zela. Salla për një muaj po mbushej plot e për plot. Ne morëm masat për sigurimin e sallës. Na thanë se do vinte ta shihte shfaqjen vet Enver Hoxha. Por ai nuk erdhi. Në prapaskënë luhej një tjetër dramë. Kujtim Spahivogli akuzohej për shfaqje të huaja në artin e realizmit socialist.
Biseda e Hysni Zelës me qytetarët e Tiranës të shtie në mendime kur shumë njerëz, bile dhe ata që meren me arte i bëjnë pushimet në plazhet luksoze të botës. Hysni Zela ishte i kënaqur me ato pak pushime që i kishte bërë në Divjakë. Nuk kam se çfarë të them për Hysni Zelën. Respekt për këtë artist dhe atdhetar të mrekullushëm.