Shtohen spekulimet mbi gjendjen shëndetësoretë liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Kohët e fundit, udhëheqësi i vendit komunist është shfaqur në një paradë ushtarake me një shenjë të errët, në anën e pasme të djathtë të kokës, dhe në një dalje të dytë për ushtrinë e veteranëve, shenja u mbulua me një fashë.
Muajve të fundit ka pasur spekulime të ndryshme në lidhje me shëndetin e Kim Jong-un, pasi ai humbi një sasi të konsiderueshme të peshës në fillim të këtij viti.
Në muajin maj, një qytetar doli në televizionin shtetëror, pothuajse duke qarë, e ku shprehej se njerëzit ishin të shqetësuar për pamjen jo fort të mirë të udhëheqësit të tyre.
/b.h